E-Diaspora

Drenusha Shala, “mërgimtarja e vitit”

 

Udhëheqësja e kompanisë “Baruti”, Drenusha Shala e ka fituar çmimin, “Mërgimtari i vitit”, pas suksesit që ajo ka arritur me kompaninë që drejton, duke e rritur numrin e punëtarëve nga 7 sa e kishte para katër vitesh në mbi 240. Ky çmim është ndarë nga Ministria e Diasporës ta martën në Prishtinë, raporton albinfo.ch

Fituesja e çmimit mërgimtari i vitit,  Drenuasha Shala ka thënë se para se të investojnë në Kosovë kanë dëgjuar fjalë dëshpëruese, mirëpo ajo ka thënë se bashkë me partnerët e saj kanë dashur që të fillojnë ta ndryshojnë përceptimin për Kosovën.

“Bashkatdhetarët tanë në thanë çfarë doni në Kosovë, ka papunësi, ka korrupsion dhe nuk do të keni sukses. Këto fjalë dëshpruese, por këto fjalë na kanë obligua me fillu me ndryshu këtë mentalitet, dhe në 2012 e kemi fillu Barutin me 7 punëtorë,  tani kemi mbi  240 punëtorë”, është shprehur Shala, shkruan albinfo.ch