Kosova
Dr. Rifat Latifi mban ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Vjenës
Në Vjenë, Prof. Dr. Rifat Latifi ka mbajtur një ligjëratë në Akademinë Diplomatike.
Temë e ligjëratës në institucionin më kredibil në Evropë, në Shkollën për Studime Ndërkombëtare, ishte “Transformimi i sistemit shëndetësor në vendet pas konfliktit”. Ai potencoi se “objektivi im ishte dhe është ende shumë i thjeshtë- rindërtimi i sistemit shëndetësor të Kosovës”.
Prof. Dr. Latifi trajtoi shumë çështje, duke theksuar se transformimi i sistemit shëndetësor në vendet në zhvillim dhe në ato pas konfliktit është kompleks dhe multidimensional.
“Shumë faktorë janë përgjegjës për mungesën e transformimit. Ndër ta është korrupsioni i gjithëpërhapur, mungesa e vizionit politik, mungesa e ekspertizës dhe dijes solide dhe si të transformohet sistemi shëndetësor”, tha mes tjerash në ligjëratën e tij Dr. Latifi, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai mori shembull Republikën e Kosovës si vend pas konfliktit dhe atij në zhvillim e sipër.
Duke folur për ndikimin apo pasojat e konfliktit në sistemin e kujdesit shëndetësor, Dr. Latifi përmendi shkatërrimin e objekteve, ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore dhe ikjen e trurit të profesionistëve shëndetësorë.
Si themelues i Telemjekësisë, fillimisht në Kosovë, mandej në Shqipëri dhe në Afrikë, ai përmendi edhe këtë faktor shumë të rëndësishëm, sidomos në kuptimin se si telemjekësia dhe e-shëndeti mund të transformojnë kujdesin shëndetësor në vendet e tjera.
Për infrastruktuën, Prof. Dr. Latifi veçoi ndërtimin e infrastrukturës, ndërtimin e rrjetit dhe komunikimit, të Telemjekësisë dhe të e-shëndetit, përderisa si shumë të domosdoshme ai përmendi edhe programin arsimor dhe krijimin e kapaciteteve njerëzore për të siguruar qëndrueshmërinë, bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Prof. Dr. Rifat Latifi është Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës; Kirurg i Përgjithshëm, Traumës dhe i Kujdesit Kirurgjik Kritik, në Abrazo West Campus, Goodyear (Phoenix), Arizona; Profesor i Kirurgjisë, Universiteti i Arizonës.
Ndërkaq, fjalë rasti në këtë event pati edhe Martina Schubert, zëvendësdrejtoreshë e Shkollës së Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, e cila falënderoi Dr. Latifin për prezencën dhe ligjëratën ajo e quajti “një mundësi e përkryer jo vetëm për institucionin diplomatik, por edhe për të pranishmit në auditorium, të pranishmit e tjerë nga institucionet shtetërore të Austrisë, dhe po ashtu edhe për studentët prezentë”.
“Prandaj, ne jemi të nderuar që ju kemi këtu, dhe jemi me ju Prof. Dr. Latifi, si ligjërues që do të ndani mendimin tuaj nga përvoja, sa i përket temës “Transformimi i Sistemit Shëndetësor në Vendet Pas-Konfliktit. Është një mundësi e mirë që tj’u informojmë për diçka që ju e dini, transformimi digjital është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm për marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe për këtë arsye, ju informoj se Shkolla për Studime Ndërkombëtare e Vjenës ka vendosur që vitin e ardhshëm të filloj me programin dy-vjeçar Master për shkencë në lëminë “Marrëdhënie ndërkombëtare digjitale”, u shpreh ajo.
Në këtë institucion Prof. Dr. Latifi u prit nga udhëheqësit kryesorë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, si nga znj. Martina Schubert, zëvendësdrejtoreshë e Shkollës së Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës, z. Andreas Minnich, deputet në Parlamentit Austriak dhe President, i Asociacionit për Miqësi të mirë Austriako-Kosovare: z. Gero Stuller, koordinator Ndërkombëtar i Politikave Shëndetësore dhe OBSH-së, dhe po ashtu përfaqësues nga Ministria Federale e Austrisë, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; nga z. Johannes Zahrl, drejtor i Odës së Mjekëve të Austrisë, dhe nga profesionistë shëndetësor të Vjenës e më gjerë.
Ndërkohë, Prof. Dr. Latifi ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Lumnije Kqiku- Biblekaj, Traumatologe Dentare- në Universitetin e Stomatologjisë në Graz, dhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Lulzim Pllana, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi














