Lajme
Dr. Agron Abrashi merr vaksinën kundër Covid-19 dhe jep një mesazh
"VAKSINIMI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE ! ËSHTË I VETMI SHPËTIM DHE E VETMJA RRUGË DREJT NORMALIZIMIT PËR GJITHË NJERËZIMIN!"
Dr. Agron Abrashi, shqiptari i parë me ordinancë mjekësore në Zvicër është vaksinuar dje kundër Covid-19. Është ndoshta mjeku i parë shqiptar në Zvicër që ka marrë këtë hap.
Me këtë veprim, ai ka dashur të japë një shembull personal për rëndësinë që ka vaksinimi dhe një mesazh se vaksina nuk përbën kurrfarë rreziku për shëndetin e njeriut. Është e kundërta: mosmarrja e vaksinës na ekspozon ndaj rreziqeve serioze për shëndetin tonë.
Me këtë rast, dr. Abrashi, i cili edhe më parë ka mbështetur domosdonë e vaksinimit, është prononcuar për albinfo.ch.
“Siç e kam theksuar edhe në paraqitje tjera, jam i bindur se e vetmja rrugë drejt kthimit në normalitet është vaksinimi kundër Covid-19. E konsideroj obligim moral dhe profesional që të angazhohem maksimalisht në sensibilizimin e popullsisë për rrezikun që na kanoset nga kjo pandemi. Në veprimtarinë time të përditshme, përgjigja ime për pyetjet e pacientëve se çfarë i këshilloj për vaksinimin, është shumë e thjeshtë. `Keni dy mundësi në dispozicion. Ose të infektoheni me virusin Covid-19, me pasoja të rënda dhe afatgjata shëndetësore dhe vdekjeprurëse, ose të vaksinoheni`, shprehet për albinfo.ch dr. Agron Abrashi.
“Të gjithë pohojnë se vaksinimi është mundësia më e lehtë dhe më e pranueshme”, shton ai.
“Unë personalisht, bashkëshortja dhe nëna ime jemi vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Biontec/Pfizer, më 12 janar, 2021. Doza e dytë pason pas tri javësh, kurse imuniteti prej 95% arrihet 1 javë pas dozës së dytë. Këtë ua komunikoj pacientëve të mi, duke shërbyer si orientim i drejtë dhe shembull bindës në marrjen e vendimit të tyre”, thotë tutje mjeku shqiptar me qëndrim dhe punë në Zvicër.
“Ne kemi pasur vetëm dhembje të lehtë në vendin e injektimit, ndryshe, ndjehemi shumë mirë. Porse edhe po të ketë efekte të tjera, ato janë, temperatura, kokëdhembja, plogështia, lodhja për një deri në tri ditë. Kjo është shumë më e lehtë dhe më e pranueshme se sa simptomat e rënda ose vdekja nga infeksioni”, thotë tutje për albinfo.ch dr. Abrashi.
Nga data 11 Janar, 2021 kam filluar paraqitjen e pacientëve “on line” në portalin elektronik të kantonit. Mund të them që interesimi është mjaft i lartë dhe në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që me miliona persona në shumë vende të botës kanë bërë vaksinimin.
Unë jam paraqitur si vullnetar së bashku me disa kolegë në drejtorinë e shëndetësisë në Glarus, për vaksinimin e popullsisë në qendrën e vaksinimit, njëherësh edhe në qendrën e organizatës Pro Senectute, për regjistrimin në portalin elektronik të të gjithë interesuarve, sidomos të moshuarve që nuk kanë qasje në internet.
VAKCINIMI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE ! ËSHTË I VETMI SHPËTIM DHE E VETMJA RRUGË DREJT NORMALIZIMIT PËR GJITHË NJERËZIMIN!
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë Hedhja e mbeturinave në Vjenë ka rezultuar në gjoba më të larta, nga 50 euro sa... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme














