Kultura
Doli dhe Filarmonia e Vjenës, sjellin Koncertin e Vitit të RI në Tiranë
Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës, ndjekur në mbarë botën prej më shumë se 1 miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Doli me Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës, do të performojnë para publikut shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar në “Facebook” se Filarmonia e Vjenës do të performojë në Tiranë më 2 janar të vitit të ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
“Një ëndërr që bëhet realitet”, e konsideroi kryeministri Edi Rama, lajmin për Filarmoninë e Vjenës që vjen në Tiranë. “Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dolin, më 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vjenës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.
Kështu, një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës, ndjekur në mbarë botën prej më shumë se 1 miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Doli me Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës, do të performojnë para publikut shqiptar, në një spektakël multidimensional.
Një koncert unikal, një event i jashtëzakonshëm që shtohet në kalendarin artistik të shqiptarëve për herë të parë dhe si asnjëherë tjetër, në Pallatin e Kongreseve më 2 janar 2017, në Tiranë.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Dy shqiptarë nga Gjakova betohen si pjesëtarë të Policisë së Austrisë Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri