Kosova
Doktori kosovar që punon në Gjermani, pozitiv në Covid19
Ai tregon se si është infektuar
Në mesin e shumë të infektuarve me Covid-19 në Gjermani, është edhe një mjek kosovar, që punon në një klinikë neurologjike në Sigmaringen.
Muhamed Rama ka treguar se si e kuptoi momentin që i njëjti virus kishte prekur edhe atë.
Shkrimi i tij i plotë:
Përshëndetje, të nderuar miq! Sot po shkruaj diç për pandeminë e COVID-19. Nga dhjetori 2019 punoj si mjek në klinikën neurologjike në Sigmaringen. Desha ta ndaj informacionin me të gjithë ju duke ua paraqitur një foto nga analizat e bëra në laboratorin e Konstanz në Gjermani. Të hënën bëmë i gjithë stafi analizat e gjakut për të verifikuar nëse ndonjëri prej nesh ka qenë i infektuar me COVID-19. Nga analizat rezulton se unë kam qenë i infektuar dhe se titri i antitrupave në gjakun tim është i lartë, gjë që mund të shihet në foto. Unë jam i vetmi nga stafi mjekëve me këtë rezultat. Rezultati për mua është befasues, pasi nuk e di se kur kam qenë i infektuar, edhe pse gjatë shkurtit të 5 anëtarët e familjes kishim shenja të një gripi. Në atë kohë Gjermania ende nuk kishte marrë masa kundër COVID-19.
Sido që të jetë, tani kam mbrojtje të plotë nga COVID-19! Dua të theksoj se mund të ketë shumë nga ata që kanë qenë të infektuar dhe nuk e dinë këtë. Fatkeqësisht që në Kosovë për momentin nuk mund të bëhen analiza të tilla së paku për stafin mjekësor.
Edhe në Gjermani bëhen strisho të fytit, gojës dhe hundës sikurse edhe në vende të tjera, por rezultati shpesh mund të jetë i rrejshëm pozitiv ose negativ.
Po theksoj se unë dola negativ në një test të tillë në fillim të marsit.
Pra, të nderuar miq, po ju shkruaj se ka persona që kanë qenë të infektuar qysh herët dhe shumë prej tyre kanë pasur simptoma të një gripi të ashpër dhe që ka zgjatur më shumë se zakonisht e që mund të ketë qenë i shkaktuar nga Virusi i COVID-19.
Shpresoj dhe uroj që kësaj pandemie t’i vie fundi sa më shpejt ! Mirëmbetshi !
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













