Lajme
Do të vijë dita kur Kosova dhe Serbia do të bëhen miq
"Përkundër të kaluarës sonë, Kosova dhe Serbia duhet të jenë fqinj dhe një ditë ne gjithashtu do të jemi miq", ka thënë presidentja
Presidentja e Kosovës iu ka thënë liderëve që po marrin pjesë në Samiten e vendeve të Evropës Qendrore se e pret me padurim ditën kur Kosova dhe Serbia të bëhen miq. Atifete Jahjaga, duke folur në Varshavë ku po mbahet ky takim, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën e fqinjëve të saj, dhe ne jemi duke bërë çmos për ta kthyer një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë.
”Përkundër të kaluarës sonë, Kosova dhe Serbia duhet të jenë fqinj dhe një ditë ne gjithashtu do të jemi miq, njofton radio Evropa e lirë. Kjo është e ardhmja jonë dhe unë me padurim e pres atë ditë”, ka thënë Jahjaga.
Më tutje në fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës ka folur për intervenimin e NATO-s dhe zhvillimin e mëpashëm të Kosovës, me ndihmën e miqëve të vendit që janë në të gjithë cepat e botës.
E para e shtetit të Kosovës e ka pranuar se vendi po përballet më sfida të ndryshme, si sundimi i ligjit, që sipas saj janë si pasojë e “tranzicionit të vonshëm dhe arritjes së vonuar të shtetësisë, si dhe problemet e mbetura me Serbinë”.
Presidentja e Kosovës vlerëson se e ardhmja më e mirë për tërë rajonin e Ballkanit është atëherë kur të gjitha shtetet përfshirë edhe Republikën e Kosovës do të integrohen në Bashkimin Evropian
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










