Bota
Djegia e Kur’anit nxit shumë reagime
Myslimanët e konsiderojnë Kur'anin fjalën e shenjtë të Zotit dhe e shohin çdo dëmtim të qëllimshëm apo shfaqje të mosrespektimit ndaj tij si thellësisht ofenduese
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një kopje të Kuranit në Suedi në një protestë.
Salwan Momika, për të cilin thuhet se ishte një irakian që jetonte në Suedi, i vuri zjarrin një kopje të tekstit mysliman përpara xhamisë qendrore të Stokholmit të mërkurën, teksa myslimanët në mbarë botën festuan ditën e parë të Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Irakun, Iranin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin e kritikuan ashpër djegien.
Dhe Turqia e quajti atë një “akt të neveritshëm”. Turqia – e cila u zemërua gjithashtu nga një protestë për djegien e Kuranit në fillim të këtij viti – tha se ishte “e papranueshme” të lejoheshin “veprime të tilla anti-islamike” të ndodhnin “nën pretekstin e lirisë së shprehjes”.
Myslimanët e konsiderojnë Kur’anin fjalën e shenjtë të Zotit dhe e shohin çdo dëmtim të qëllimshëm apo shfaqje të mosrespektimit ndaj tij si thellësisht ofenduese.
Policia suedeze i kishte dhënë z. Momika një leje për protestën, në përputhje me ligjet e fjalës së lirë. Por, më vonë policia tha se incidenti ishte duke u hetuar për nxitje urrejtjeje.
Protesta shkaktoi zemërim edhe në mesin e kombeve të tjera.
Maroku ka tërhequr ambasadorin e tij në Stokholm dhe ka thirrur të ngarkuarin me punë të Suedisë në Rabat.
Iraku tha se incidenti ishte “një reflektim i një shpirti agresiv të urryer që nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes”.
Irani u bëri jehonë kritikave të Irakut, duke e quajtur aktin e djegies së Kuranit “provokues” dhe “të papranueshëm”, ndërsa Egjipti e përshkroi atë si një akt “të turpshëm” që ishte veçanërisht provokues teksa myslimanët festojnë Kurban Bajramin.
Arabia Saudite – destinacioni i rreth 1.8 milionë besimtarëve në pelegrinazhin vjetor të Haxhit këtë javë – tha se “këto akte të urryera dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim”.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se djegia e Kur’anit ishte “e ligjshme, por jo e përshtatshme”. Planet për të djegur kopje të Kuranit kanë shkaktuar trazira në Suedi muajt e fundit.
Policia kishte refuzuar aplikime të ngjashme për protesta kohët e fundit, por gjykatat vendosën më pas se ato duhet të lejohen për arsye të lirisë së shprehjes.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











