E-Diaspora
“Ditët e kulturës shqiptare” në Zvicër
Përveç se në Zvicër, Ditë Kulturore Shqiptare, në organizim të Ministrisë së Diasporës dhe ambasadave kosovare në vendet përkatëse do të ketë edhe në Gjermani, Britani të Madhe dhe në Suedi
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë se Shqipërisë, Ministria e Diasporës, në bashkëveprim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih organizon “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër”.
Në kuadrin e këtij manifestimi do të ketë një sërë programesh kulturore dhe artistike të ndara në dy ditë (29 dhe 30 nëntor) që mbahen në Bernë dhe rrethinë.
Kështu, më 29 nëntor, me fillim në orë 17 hapet ekspozita “Albanian beauty” (bukuria shqiptare) e fotografit të njohur shqiptar që vepron në SHBA Fadil Berisha. Po atë ditë, me fillim në orën 18.15 në kuadrin e “Ditës së filmit shqiptar” do të shfaqen katër filma të shkurtër artistikë. I pari do të jetë filmi i njohur tashmë, i nominuar për Oscar “Shok”. Pas tij vijnë “Kanarinat e dinë”, “Cheers” dhe Anestezion”. Të gjithë këta filma ashtu do të shfaqen në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë (Amtshausgasse 3, 3011, Bern). Po në këtë lokal hapet edhe ekspozita e përmendur e fotografive.
Më 30 nëntor ndërkaq do të jepet shfaqja e dramës “Sikur kjo të ishte shfaqje”, realizim i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në këtë shfaqje luajnë: Rebeka Qena, Adrian Morina,Armend Ismajli dhe Besnik Krapi. Ajo do të jepet në Tell Kultur Zentrum, Bernstrasse 101, 3072, Ostemundingen (Bernë).
Hyrja në të dyja sallat është e lirë (gratis) por rezervimi është i domosdoshëm, për shkak të hapësirës së kufizuar.
Përveç se në Zvicër, Ditë Kulturore Shqiptare, në organizim të Ministrisë së Diasporës dhe ambasadave kosovare në vendet përkatëse do të ketë edhe në Gjermani, Britani të Madhe dhe në Suedi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Nëntor 2016
- Ora17:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit21 Nëntor 2016 - 18:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“

















