Sport
Dita e Nora Gjakovës
Në të kaluarën Nora Gjakova ka fituar ndaj kolumbianes Amaris Yadynis dhe kështu është favorite edhe në këtë përballje
Përveç Majlinda Kelmendit, xhudistja tjetër që do të paraqitet sot është Nora Gjakova. Xhudistja nga Peja do të përballet sot (e hënë) në ora 15:30 ndaj kolumbianes Amaris Yadynis, shkruan albinfo.ch.
Në të kaluarën Gjakova ka fituar ndaj kolumbianes dhe kështu është favorite edhe në këtë përballje. Trajneri i Kosovës, Driton Kuka ka folur për garat e Norës. “Nora ka pasur fat jashtëzakonisht të madh në short, por lëndimi na bën pak nervozë për arsye se ajo nuk është në 100 përqindshin e saj. Sidoqoftë shpresoj se në kokën e saj do të ketë një ndryshim pozitiv rreth këtij lëndimi dhe ajo do ta tejkalojë vetveten, sepse realisht kundërshtaret që i ka në grup nuk janë në nivelin e saj.
Kolumbianen Amaris Yadinis e ka mposhtur në të kaluarën shumë lehtë. Mandej në luftën e dytë do të duhej të ndeshej me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku. Kemi pak nervozë sidomos sot, por shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Kemi bërë përgatitje të jashtëzakonshme, por tani gjithçka mbetet në duart e garueseve tona. Shpresoj të kemi fat e të shkoj gjithçka siç duhet”, ka thënë Kuka.
Për Kosovën deri tash kanë garuar Rita Zeqiri, Urata Rama dhe Qëndrim Guri, të cilët janë eliminuar pa lënë shumë gjurmë.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç










