Lajme
Dita e katërt e revoltës qytetare në Shqipëri
Dita e katërt e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie ka nisur e qetë, por ndërsa protestuesit marshuan në bulevard e iu drejtuan Drejtorisë së Policisë, nisën edhe sulmet e para ndaj pronës publike.
Grupi i protestuesve është i përbërë kryesisht nga të rinj dhe të mitur. Ata kanë marshuar fillimisht në drejtim të Kryeministrisë dhe pasi kanë hedhur kapsolla, janë drejtuar për te drejtoria e policisë Tiranë, ku janë zmbrapsur nga policia e cila hodhi gaz lotsjellës.
Protesta është tensionuar dhe policia ka shoqëruar disa protestues, të cilët kryen akte të dhunshme duke dëmtuar pronën publike, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Protestuesit thyen dritare të Ministrisë së Brendshme dhe grilat e Ministrisë së Ekonomisë.
Mediet raportuan se e pranishme në protestë është edhe ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në rrugën “Myslym Shyri”, protestuesit kanë rrëzuar e shkatërruar tabela të sinjalistikës rrugores si dhe koshat e mbeturinave.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shoqëruan disa protestues të dhunshëm. Situata u qetësua pasi protestuesit u shpërndanë në rrugica.
Një punonjës policie është lënduar sot gjatë protestës së dhunshme në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, i dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.
Sipas njoftimit të Policisë, efektivi i lënduar është dërgur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”.
“Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore për në spitalin “Nënë Tereza””, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Kjo është dita e katërt që protestohet në kryeqytet dhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur efektivë të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, pasi protestuesit shkatërruan e dogjën semaforë, tabela rrugore, koshat e mbeturinave, thyen xhamat, dogjën dekorimet e festave e shkulën hekurat e rrethimit të institucioneve e gurët në bulevard me të cilët qëlluan policinë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










