Sport
Distria Krasniqi, kampione e Evropës
Ajo më parë është shpallur kampione e botës për juniore dhe pritet shumë nga ajo, por jo në kategorinë 52 kg, pasi aty garon Majlinda Kelmendi, kampione olimpike
Xhudoja kosovare arrin edhe një sukses të jashtëzakonshëm. Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës, në kategorinë deri në 23 vjet, shkruan albinfo.ch.
Krasniqi deri në finale të kategorisë deri 52 kilogram ka arritur falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale e mposhti italianen Fabiola Pidroni, kurse lufta finale ishte kundër rumunes Larisa Florian.
Ajo më parë është shpallur kampione e botës për juniore dhe pritet shumë nga ajo, por jo në kategorinë 52 kg, pasi aty garon Majlinda Kelmendi, kampione olimpike.
Por, xhudo ka arritur edhe një sukses tjetër. Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23.
Ai ka fituar në luftën e fundit kundër malazezit Nikola Gardaseviq me një bllokim maestral të qafës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











