Kultura
“Dinastia e fotografëve Marubi, një portret i Shqipërisë”
‘BBC’ thekson se koleksioni i studios Marubi portretizon Shqipërinë e tri gjeneratave
Gjiganti televiziv britanik ‘BBC’, ia ka kushtuar një videomaterial ekspozitës së fotografisë së studios së parë shqiptare Marubi që është hapur në Amsterdam. ‘BBC’ në këtë rubrikë të titulluar “Fotografët Marubi, një portret i Shqipërisë” thekson se menjëherë pas shpikjes së fotografisë, një italian, Pietro Mariubi ka filluar studion e parë fotografike në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
‘BBC’ thekson se koleksioni i studios Marubi portretizon Shqipërinë e tri gjeneratave.
Videomateriali nis me fotografinë e vitit 1922 të gruas shqiptare me kostume tradicionale për të vazhduar me prezantimin e fotografive të ndryshme, të shoqëruara me narracion dhe nën tingujt e këngës “Lule Bore” të krijuar nga Simon Gjoni.
Ky prezantim në ‘BBC’ nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka bërë një postim në “Facebook”. “Nga ferri i errësirës gërryese plot lagështirë për 25 vjet, në paqen e Muzeut të ri Kombëtar të Fotografisë në Shkodër dhe tanimë nën dritën e vëmendjes së Evropës”, ka shkruar Rama.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











