Kosova
Dinari nuk e përshkallëzon situatën në veri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur se situata në veri nuk del jashtë kontrollit vetëm pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë.
“Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar ai.
Tutje ka thënë se qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk paraqesin paralajmërim për masa ndëshkuese.
“Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka theksuar ai.
Konjufca ka shtuar se dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova më 1999.
“Nëse thoni se është dashur t’i mbledhim bashkësinë ndërkombëtare dhe t’ju tregojmë paraprakisht për këtë veprim, është temë tjetër. Ndoshta ka mundur të jepet ndonjë afat kohor, për shembull dymujor më herët që të ketë përgatitje, por kjo është konsideruar çështje që nga ana e Qeverisë dhe BQK-së një çështje që nuk do të shkaktojë probleme dhe turbulenca sepse ligji është i shkruar. E vetmja çështje ka qenë që institucionet të marrin masa për rregulloret e shkruara”, ka thënë tutje ai.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









