Kosova
Dinari diskutohet sot në Bruksel, palët kanë propozimet e tyre
Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, do të takohet të hënën me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel, për të diskutuar mbi propozimet që palët kanë për një zgjidhje afatshkurtër lidhur me çështjen e dinarit.
Qeveria theksoi se Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike, sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë dërguar propozimet për dinarin, afati për të cilat ka qenë deri më 22 mars.
Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ka thënë të premten se Rregullorja e BQK-së është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë propozime që bien ndesh me të./KosovaPress
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













