E-Diaspora
Një pjesëtar i diasporës kërkon anulimin e zgjedhjeve për diasporën në Maqedoni
Ata kanë kërcënuar se nëse nuk anulohen këto zgjedhje, atëherë, në mënyrë kategorike do t’i bojkotojnë dhe do të fillohet me një fushatë mobilizuese me të gjithë shqiptarët në botë
Një pjesëtar i mërgatës shqiptare në Zvicër ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve për diasporën në Zvicër. Ata kanë thënë se kanë hetuar shumë parregullsi, shkruan albinfo.ch.
Letra e tij iu është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Këshillit të Evropës në Bruksel, Partive politike të cilat ishin protagonistë të bisedimeve në Përzhino të Shkupit dhe nënshkrues të marrëveshjes që doli nga këto bisedime: VMRO-DPMNE, BDI, LSDM dhe PDSH .
“Në mungesë të rregullimit atë kodit zgjedhor; në mungesë të regjistrimit të popullatës; në mungesë të pastrimit të mirëfilltë të listave zgjedhore të 200 mijë votuesve fiktivë (dyqind mijë), të cilët gjatë gjithë kohës prej pavarësisë së IRJM ju solli palës sllavo folëse 20 deputetë fiktivë, pa iu qasur seriozisht këtyre problemeve kyçe të cilat e bëjnë IRJM vend me probleme serioze në sistemin socio-politik, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike në këto hapësira. Ne nuk mund t’i pranojmë zgjedhjet si legjitime, prandaj ne ju bëjmë me dije se, në qoftë se nuk anulohen zgjedhjet e sivjetme për diasporën, mërgata e shqiptarëve nga IRJM në Zvicër do te nisë mobilizimin e diasporës shqiptare në botë për bojkotimin kategorik të këtyre zgjedhjeve edhe i bojkotojmë, kurse ju jeni të obliguar të fshini njësitë zgjedhore për diasporën”, thuhet në reagimin e mërgatës së shqiptarëve nga IRJM – Zvicër, të nënshkruar nga Alisetar Ramadani, përfaqësues i të ashtuquajturës MSHM.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











