CH-Ballkani
Diaspora, agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja

Dita e dytë e Konferencës Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Europa nisi me panelin “Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja”, raporton albinfo.ch.
Panelistët prezantuan punën e tyre dhe folën për rolin e diasporës në promovimin e bizneseve shqiptare në Europë dhe më gjerë.
Në fjalën hapëse, UD i drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovës (KIESA), Nol Buzhala tha se si një ndër strategjitë për promovimin e bizneseve, po i përdorin edhe panairet ndërkombëtare.
“Me qëllim të promovimit të produkteve tona, këtë vit i kemi të planifikuara 16 panaire ndërkombëtare, deri më tani janë realizuar shtatë prej tyre. Kryesisht këto panaire organizohen në Europë, pikërisht aty ku është e fokusuar diaspora jonë”, ka njoftuar Buzhala.
Kurse nga Ministria e Diasporës në Kosovë, foli Besim Berisha, i cili tha se Investimet Strategjike janë të fokusuara kryesisht në bujqësi, turizëm dhe energji. Madje ai tha se për sektorin e energjisë së rinovueshme ka më shumë interesim nga investitorët.
“Sa i përket fushës së investimeve startegjike dhe planeve tona, kryesisht lidhen me dy cështje, e para ka të bëjë me grumbullimin e kësaj politike të re që është politikë e qeverisë, së bashku me KIESA-n, dhe vitin e kaluar kemi qenë në së paku pesë sesione informuese që përfshin Gjermaninë, Francën, Zvicrën, Suedinë, Hungarinë, Italinë, ku ne e dimë se numri më i madh i diasporës është në këto vende. Pra qëllimi ka qenë t’i njoftojmë bizneset e diasporës me këtë politikë. Ideja jonë është që në këtë mes, roli i diasporës të shërbejë si agjent ndërmjetësues mes bizneset e huaja”, ka thënë ai.
Ndërkaq, drejtori i projektit të USAID-it, “EMPOWER”, Skender Rama, tha se ky projekt është i fokusuar në përkrahjen e zhvillimit ekonomik kryesisht sektorit privat, pra të ndihmojnë bizneset
“Fillimisht kemi bërë një vlerësim të sektorëve, të cilët kanë potencial në kuptimin e zëvendësimit të importit, por edhe si të jenë konkurures në tregjet ndërkombëtare. Si rezultat i këtij hulumtimi, ka dalë se e kanë këtë potencial janë sektori i drurit, i tekstilit, sektori i energjisë së ripërtritshme dhe eficiente, teknologjisë informative, ushqime, e të tjera”, ka thënë Rama, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e panelit ishte edhe Arben Kelmendi, Agjent i Shitjes nga Kompania “Kelmendi Holzmobel, i cili tha se kompanitë në Kosovë kanë potencial për të prodhuar mobile nga druri dhe për t’i shitur ato në tregun europian.
“Tani me ndihmën e USAID-it ne kemi integruar pesë kompani të cilat prodhojnë për eksport. Të gjitha eksportet e Kosovës vinë në Gjermani dhe prej aty shpërndahen në shtetet tjera. Produktet e Kosovës janë prezente në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Luksemburg, dhe shiten edhe nëpër platforma të ndryshme”, ka thënë ai.
Kurse themeluesi i Inciativës Ekonomike të Kosovës, Kujtim Dobruna, tha ndër të tjerash se diaspora po kontribuon shumë edhe në sektorin e ndërtimarisë edhe duke krijuar vende pune.
“Nëse flisni me eksportuesit kosovarë, e kuptoni që një pjesë e tyre arrijnë të eskportojnë në vendet e Europës Perëndimore mu për shkak të lidhjeve që i kanë me diasporën, mu për shkak të agjentëve ndërmjetësues në diasporë”, tha ndër të tjerash ai.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, foli për Festivalin e Gastronomisë Shqiptare, që do të mbahet në Berlin, në nëntor të këtij viti.
Panxha tha se ideja për këtë festival ka ardhur për të promovuar kuzhinën e pasur shqiptare dhe gastronomët shqiptarë në botë.
Në fund të këtij paneli u shfaq video promovuese e këtij festivali. Në vazhdim, albinfo.ch do t’iu sjellë një raport më të detajuar për këtë festival.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz