Kosova
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të hënën
I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, njoftoi në rrjetin X se me negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohet sërish të hënën në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim, e sidomos mbi zbatimin e vendimit për dinarin, përcjell albinfo.ch.
Lajçak shkroi: “”Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa me Marrëveshjen do të duhet të merren liderët”.
Të martën, kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës u takuan në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e saj të Zbatimit.
Ata kanë rënë dakord që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën që vjen do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e mundësive.
Hosted the two Chief negotiators to discuss implementing the Agreement on the Path to Normalisation and other issues, incl. the impact of the decision on cash operations. We agreed to continue on this issue next Monday, while the Agreement will need to be addressed by the leaders pic.twitter.com/y6B6P42h0g
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 19, 2024
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













