E-Diaspora
Diakonia gjermane trajnon infermierë të geriatrisë
Ministri dhe diakonia kanë shprehur dëshirën që kjo rrjedhë të mos byrokratizohej
Meqenëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur punëtorë të kualifikuar në përkujdesjen e të moshuarve në Gjermani, diakonia nga Württembergu është duke trajnuar kosovarë të rinj, që nga viti 2015, në një projekt të veçantë.
Me rastin e përfundimit të vitit të parë, personat përgjegjës morën një rezultat pozitiv të përkohshëm të premten në Shtutgart, së bashku me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Ministri dhe diakonia kanë shprehur dëshirën që kjo rrjedhë të mos byrokratizohej.
“Ka të bëjë me dizajnimin korrekt të migracionit të punës”, ka pohuar këshilltari kishtar Dieter Kaufmann, drejtori ekzekutiv i diakonisë në Württemberg, në lidhje me projektin. Për këtë janë të nevojshëm integrimi dhe përvetësimi i gjuhës, siç parashihet në projektin e diakonisë.
Fillimisht, të rinjtë nga Kosova mësojnë gjermanishten për 15 muaj dhe janë të përgatitur për trajnimin e tyre. Pastaj vijnë në Gjermani dhe diplomohen në trajnimin e institucioneve diakonale për infermieri geriatrike, njofton më tej Albinfo.ch.
Gjysma e 30 studentëve të parë tashmë kanë një kontratë punësimi në xhepin e tyre me diakoninë, tha Kaufmann. Aktualisht, në diakoni janë duke u trajnuar 145 kosovarë të rinj, shkruan Albinfo.ch.
Burokracia shkakton vështirësi për menaxherët e projektit. Sidomos me pajisjen me viza ende ka probleme, por edhe njohja e certifikatave kosovare, në Këshillin rajonal të Shtutgartit mund të zgjasë deri në 14 muaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica prandaj i bëri thirrje Berlinit: “Le të kujdesemi për më pak burokraci në mes vendeve tona”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











