Lajme

Detaje të reja rreth aksidentit tragjik në Kroaci: Shoferi dhe nëntë pasagjerë kosovarë kanë vdekur

Autoritet kroate kanë konfirmuar se deri më tani të paktën dhjetë persona kanë vdekur, gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime , raporton index.hr, përcjell Albinfo.ch.

Kreu i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, i cili është në vendin e ngjarjes ka dhënë detaje të reja.

“Kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer mbetën të vdekur”, tha Trut.

Ai më tutje ka pohuar se “44 pasagjerë u pranuan në spitalin e Slavonski Brod. Tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë, katër u operuan. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në stacionin e policisë, në pritje për t’u akomoduar në një strukturë të siguruar nga qarku”, tha Trut teksa ka pohuar se kishte fëmijë në autobus.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh.