Lajme
Detaje për aeroplanin e linjës Stuttgart- Prishtinë
Një pasagjer i aeroplanit të linjës Stuttgart-Prishtinë ka demantuar lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave aeroplani në fjalë kishte marrë flakë gjatë fluturimit.
Arton Fazliu ka shkruar në profilin e tij për atë që ka ndodhur saktësisht.
Këtë, ai thotë se e bën pas frikës dhe shqetësimeve të ngritura te qytetarët nga plasimi i lajmit sipas tij të pakonfirmuar, shkruan KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka treguar se ishte pasagjeri i fluturimit.
Pas rreth një orë fluturim, Artoni tregon se janë informuar se arritja në Prishtinë nuk mund të realizohet për shkak të një defekti teknik dhe se janë të detyruar të kthehen në Stuttgart.
Kur janë kthyer në qytetin gjerman, autoritetet gjermane kishin marrë masat për të ofruar siguri. Jo pse kishte flakë, sipas tij, por janë procedura normale në këso raste, shkruan KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.
Pas një ore është zëvendësuar aeroplani dhe të gjithë pasagjerët kanë arritur në Prishtinë në ora 17:00 shëndosh e mirë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













