Autotech
Detaje nga 3 modelet që do të prezantohen nga iPhone më 12 shtator
Apple nis shitjen e iPhone-ve të rinj vetëm pak javë pasi i lançon në eventet e bujshme, duke i paraprirë në kohë sezonit të blerjeve të pushimeve të fundvitit
Aksionet e Apple arritën majat rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të iPhone-ve.
Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se Apple po planifikon të publikojë tre “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme.
Analistët presin gjithashtu që Apple të publikojë një iPhone me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme, shkruan “TCH”.
Ftesa e Apple për këtë event kishte një ngarkesë të madhe të ngjyrës së artë, duke shtuar spekulimet se kompania po planifikon të publikojë pasuesin “gold” të “iPhone X”, i cili ka qenë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të argjendtë dhe gri vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Dokumentet e dorëzuara në Komisionin federal të Komunikimit në SHBA dhe të zbuluara këtë vit, tregojnë se Apple ka kërkuar miratimin për një version “të artë” të “iPhone X”.
Apple ka publikuar prej vitesh modelet e reja në javën e dytë të shtatorit, e zakonisht përditëson edhe linjat e tjera të produkteve, si për shembull “Apple Watch”.
Apple nis shitjen e iPhone-ve të rinj vetëm pak javë pasi i lançon në eventet e bujshme, duke i paraprirë në kohë sezonit të blerjeve të pushimeve të fundvitit.
“iPhone X”, me një çmim prej 999 dollarësh, e ndihmoi Apple të tejkalojë pritshmëritë për shitjet në Ëall Street. Investitori Warrant Buffett tha se iPhone ishte “jashtëzakonisht i nënvlerësuar” edhe kur kostoja e tij shkon në 1.000 dollarë, duke parë sesa i pazëvendësueshëm është bërë për shumë njerëz në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











