Lajme
Dërmohet India, mbi 400 mijë raste me Covid-19 në ditë
Pandemia koronavirus ka dalë totalisht jashtë kontrollit në Indi. Gjatë të shtunës janë raportuar mbi 400 mijë raste të reja, rekordi më i lartë në gjithë botën. Kjo e çoi bilancin në mbi 19 milionë persona të infektuar me Covid-19 në Indi, që prej fillimit të pandemisë. I lartë është edhe numri i jetëve të humbura në 24 orë, mbi 3500, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Bilanci total i viktimavve është mbi 211 mijë. Probleme të shumta paraqiten në strukturat spitalore, ndërsa raportohet mungesë mjetesh dhe personeli mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë ka hapur qendra të shumta vaksinimi, ndërsa raportohet se janë administruar rreth 155 milionë doza. Megjithatë, vetëm 2% e popullatës është imunizuar plotësisht ndaj Covid-19. India ka zgjeruar dhe grupmoshën e personave që mund të vaksinohen në 18 vjeç e sipër.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












