Jeta në Zvicër
Deri në vitin 2040, trafik i dyfishuar në rrugët zvicerane
Më shumë vetura, më shumë njerëz dhe mallra nëpër trena. Qeveria Federale ka projektuar rritje të trafikut për 2040. Në vitet e ardhshme nevojiten miliarda për infrastrukturën.
Me rritjen e ekonomisë dhe popullsisë, edhe trafiku do të rritet. Zyra Federale për Zhvillim Hapësinor (ARE) vlerëson se në vitin 2040 rreth 50 për qind më shumë kilometra do të përshkohen në transportin publik.
Kjo është e qartë nga perspektivat e trafikut deri në vitin 2040, të cilat u bënë publike të martën në Bernë nga përfaqësuesit e Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA) dhe Zyrës Federale të Transportit (Fot). Në rrethin e Cyrihut ose në rajonin e Gjenevës transporti publik mund të dyfishohet.
Gjithashtu transporti hekurudhor do të rritet fuqishëm. Trafiku i motorizuar mund të rritet me gati një të tretën. Por, transportit rrugor do ketë rritje sipas studimit me 33 për qind.
Ndonëse rrjeti rrugor do të zgjerohet në vitet e ardhshme, thuhet të ketë ende pengesa, thanë në ASTRA. Zgjerimi tashmë është planifikuar nga fondi rrugëve nacionale dhe urbane (NAF). Deri në vitin 2030 janë të destinuara rreth 6.5 miliardë franga.
Në përputhje me perspektivën e trafikut 2010-2040, qarkullimi i njerëzve do të rritet për 25 për qind, në 145 miliardë kilometra. Trafiku i mallrave është rritur me 37 për qind, në 37 miliardë kilometra. Faktorët lëvizës janë rritja ekonomike dhe e popullsisë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










