Kosova

Deri në 7 orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova

Pritjet e udhëtarëve nëpër kufi për të dalë nga Kosova po vazhdojnë të rriten gjatë të shtunës.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga pikat kufitare Merdare kufitar po shkojnë nga 6 deri në 7 orë. Ndërsa të Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë pritjet janë deri në 3 orë.

Pritje 60- 90 minuta ka edhe në Jarinjë dhe Muçibabë.