E-Diaspora
Dënohet vozitësi francez që trafikoi ilegalisht dy migrantë
Një vozitës i autobusit nga Aurillac, është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Boulogne-sur-Mer në Francë, pasi ka tentuar të ndihmojë dy migrantë shqiptarë për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe.
Ai i mori me vete në autobusin në të cilin shoqëronte nxënës të një kolegji francez.
Më 29 prill të këtij viti, francezi është dashur të shoqërojë rreth pesëdhjetë nxënës të kolegjit në Britani të Madhe, për një udhëtim pedagogjik.
Mirëpo, para se të kalojë në Manche, në Calais ai është hetuar nga rojet kufitare dhe është arrestuar menjëherë, pasi migrantët shqiptarë i kishte fshehur në bagazhet e udhëtarëve.
Vozitësi është paraqitur para drejtësisë shumë shpejt. Nga Gjykata penale e Boulogne-sur-Mer, ai është dënuar me 18 muaj burg, shkruan “La voix du Nord”, përcjell Albinfo.ch.
I punësuar rreth njëzet vite më parë, vozitësi ka pranuar se këtë veprim e ka bërë për shkaqe financiare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











