Jeta në Zvicër
Dënohet reperi shqiptar “Ensy” për thirrje për dhunë ndaj politikanëve të SVP-së
Reperi me prejardhje nga Maqedonia në këngën e tij me titull banal “Scheiss uf euch” ka kërcënuar me dhunë përveç Keller-Messahli edhe politikanët e SVP-së, Lukas Reimann, Oscar Freysinger dhe Roger Köppel
Reperi shqiptar Ensar Abazi, i njohur si “Ensy” është dënuar nga Gjykata Penale e Bazelit me kusht me 75 njësi ditore nga 80 franga për veprën penale “Thirrje publike për ushtrim të krimit ose të dhunës”. Këtë delikt ai e ka bërë duke publikuar videon në të cilën Ensy ka kërcënuar tre politikanë të SVP-së dhe studiuesen e islamit Saida Keller-Messahli, shkruan 20minuten,ch.
Në masën e dënimit është përfshirë edhe një dënim për shkaktimin nga pakujdesia të një zjarri në një banesë në Pratteln, e cila është trajtuar sot në procesin e njëjtë gjyqësor, përcjell albinfo.ch.
Reperi me prejardhje nga Maqedonia në këngën e tij me titull banal “Scheiss uf euch” ka kërcënuar me dhunë përveç Keller-Messahli edhe politikanët e SVP-së, Lukas Reimann, Oscar Freysinger dhe Roger Köppel. Në tekstin e kësaj kënge ai ka bërë aluzione të qarta dhune ndaj personave në fjalë, ku përmenden armët, bombardimi, dhuna, thyerja e eshtrave, helmimi etj.
I përballur me gjyqin, Ensy i është referuar “lirisë krijuese dhe satirike”. Kjo liri duhet të vlejë edhe për të nëse politikanëve të SVP-së u lejohen shprehjet ndërsyese dhe armiqësore kundër islamit. Kënga e tij është “art, të cilin secili person mund ta interpretojë si të dojë”, ka thënë ai, duke shtuar se “teksti nuk flet për të, si njeri”.
Por, për trupin gjykues e gjithë kjo nuk qëndron. Reperi në këngën e tij ka emërtuar “katër veprime shumë konkrete të dhunës si dhe emra konkretë të viktimave të kësaj dhune. Pasazhet janë të formësuara ashtu që te njerëzit të lindë ideja që këto veprime edhe t`i zbatojnë”, transmeton albinfo.ch. Bazuar në lirinë krijuese askush nuk ka të drejtë të përmend emra njerëzish konkretë dhe të ushtrojë dhunë ndaj tyre.
Abazi është liruar nga akuza e fyerjes ndaj politikanit Lukas Reimann. Bëhet fjalë për një video në të cilën persona të cilëve u janë vënë maska me portretet e Reimanit dhe satirikut Andreas Thiel dënohen me ekzekutim për “terror mental” kundër islamit. Reimann kishte kërkuar dëmshpërblim prej 1000 frangash por gjykata nuk e ka aprovuar kërkesën.
Ensy nga ana e tij ka thënë se i vjen mirë që është liruar nga kjo pjesë e akuzës. Ndërsa dënimin për thirrje për dhunë ai e konsideron të pakuptueshëm, transmeton albinfo.ch. “Të tjerët me gjëra shumë më të rënda kanë shpëtuar pa asnjë dënim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











