Sport
Dënohen futbollistët gjermanë, i vunë flakën hotelit në Shqipëri
Vitaly Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 17 vjeç janë dënuar me dhjetë mijë euro dhe një punë të detyrueshme me kohë të pjesshme në një qendër të azilit
Dy futbollistë të Kombëtares gjermane deri në 19 vjeç janë shndërruar në një shembull negativ gjatë eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017, që u zhvillua në Shqipëri. Në një nga ndeshjet e luajtura, Vitaly Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 17 vjeç, janë larguar nga hoteli duke lënë një nargjile të ndezur në dhomë, shkruan albinfo.ch.
Pas disa minutash, ajo për pak i ka vënë flakën dhomës, por falë ndërhyrjes së punonjësve të hotelit është sistemuar çdo gjë.
Mediat gjermane shkruajnë se menjëherë Federata e Gjermanisë ka vendosur që t’i kthejë menjëherë në shtëpi të dy lojtarët me shpenzimet e tyre dhe përveç kësaj në bashkëpunim me klubin i kanë gjobitur me nga 10 mijë euro dhe një punë të detyrueshme me kohë të pjesshme në një azil. Ata janë dënuar edhe nga klubi gjerman, Leipzig.
Për një nargjile që harruan ndezur të dy futbollistët për pak dogjën dhomën e hotelit në Shqipëri, por tani rrezikojnë të kenë djegur dhe karrierën e tyre në Kombëtare.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











