Kosova
Demarkacioni varet nga Lista Serbe
Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës
Edhe pas tri përpjekjeve në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës, me gjithë mbështetjen që mori nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Javën e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia politike opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin arritur një konsensus për votimin e demarkacionit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Megjithatë, edhe pse ishte arritur kjo marrëveshje në seancën e fundit parlamentare nuk ishte siguruar numri i mjaftueshëm i votave, pavarësisht deklarimeve se është arritur shumica e nevojshme e votave, përcjell albinfo.ch.
Andaj, krahas marrëveshjes me LDK-në, analistët politikë thonë se koalicionit qeverisës është i shtrënguar të ketë edhe një marrëveshje tjetër, sidomos me Listën Serbe, si pjesë e Qeverisë, për ratifikimin e demarkacionit, përcjell albinfo.ch.
Përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk shihet si subjekt i mundshëm për marrëveshje për shkak të qëndrimeve të saj kategorike kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit.
Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten së paku 80 vota të deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.
Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se përmes këtyre seancave ku po tentohet të hedhet në votim ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi po bëhet presion mbi deputetët, por edhe mbi qytetarët.
Votat për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit koalicioni qeverisës është duke i kërkuar brenda grupit parlamentar të Vetëvendosje apo të Listës Serbe.
Lista Serbe edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës deri tani ka kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit. Kundër kësaj marrëveshje vazhdojnë të jenë edhe deputetët nga Vetëvendosje.
Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeverisës nuk i ka dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar çfarëdo marrëveshje që është e nevojshme në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Koalicioni qeverisës, sipas tij, nuk është i përgatitur për seancë, ku do të ratifikohej marrëveshja.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq më 16 shkurt nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.
Megjithatë, analisti Tahiri thotë edhe përkundër kësaj deklarate të përbashkët si dhe arritjes së konsensusit për votimin e demarkacionit ndërmjet partive në pushtet dhe Lidhjes Demokratike në opozitë, demarkacioni nuk mund të kalojë pa marrëveshje me deputetët e Listës Serbe.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.
Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









