Kosova
Delegacioni i Kosovës nis takimet në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA
Gjatë ditës se sotme deputetët bashkë me ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të Shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin
Kanë filluar takimet e delegacioneve nga mbarë bota të cilët po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington të SHBA-së.
Kuvendin e Republikës së Kosovës në këtë eveniment po e përfaqësojnë deputetet Blerta Deliu-Kodra dhe Armend Zemaj, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës se sotme deputetët bashkë me ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të Shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin.
Takimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim ku do të organizohet edhe ceremonia kryesore e Lutjeve te Mëngjesit, raporton televizioni publik i Kosovës.
Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 8 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.
Lutja nacionale e mëngjesit është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe tubon rreth 3.500 mysafirë. Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së si dhe njëri nga mysafirët, por që identiteti i tij nuk bëhet publik në këtë fazë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









