Bota
Në shitje Samsung me ekran të palosshëm
Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore e ndërpreu publikimin e “Galaxy Fold” në treg pasi ekspertët hasën probleme me palosjen e ekranit inovativ të pajisjes
Samsung njoftoi se do të lansojë shitjen e telefonit të tij me ekran që paloset, pasi publikimi një muaj më parë u vonua për shkak të problemeve me ekranin.
Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore e ndërpreu publikimin e “Galaxy Fold” në treg pasi ekspertët hasën probleme me palosjen e ekranit inovativ të pajisjes, për të cilën kompania njoftoi se tashmë është zgjidhur.
“Gjatë disa muajve të fundit, Samsung ka përmirësuar “Galaxy Fold” për t’u siguruar që të ofrojë përvojat më të mira të mundshme”, theksoi kompania në një deklaratë.
“Jo vetëm që kemi përmirësuar modelimin dhe konstruksionin e “Galaxy Fold”, por gjithashtu patëm kohën për të rimenduar të gjithë udhëtimin e konsumatorit”, shtoi kompania.
Telefoni prej rreth 2.000 dollarë doli në treg më 6 shtator në Korenë e Jugut dhe më 18 shtator do të dalë në shitje në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe, ndërsa versioni për rrjetet e brezit të ardhshëm të rrjeteve 5G është në dispozicion në dy vendet e fundit.
Tregjet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Singaporin, do të pasojnë, por kompania nuk specifikoi datat, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












