Kosova
Deklaratat e Zelenskyt, jehonë në mediat ndërkombëtare
Agjencia ndërkombëtare franceze e lajmeve AFP i ka bërë jehonë vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Tiranë, në kuadër të Samitit Ukrainë-Europa Juglindore, përcjell albinfo.ch.
“Zelensky ka kapërcyer globin javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë kritike municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.
Udhëheqësi ukrainas mbërriti në Shqipëri të martën vonë dhe të mërkurën do të takohej në Tiranë me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore” – vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022″, raporton AFP.
Vizita e Zelenskit është “një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës, por ka qëndruar kryesisht e heshtur në publik për furnizimin e Kievit me armë. Gjatë një vizite në Shqipëri në fillim të këtij muaji, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, vlerësoi mbështetjen e Tiranës për Ukrainën.
“Ishte një nga vendet e para që dërgoi ndihmë ushtarake në Ukrainë në vazhdën e agresionit rus — armë, municione, automjete rezistente ndaj minave — dhe aktualisht është një nga dhjetë vendet më të mira për frymë për sa i përket mbështetjes së saj për Ukrainën dhe ndihmë për sigurinë”, tha Blinken.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









