CH-Ballkani

Ambasadori gjerman në Tiranë: Të hiqet dorë nga dhuna!

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka shkruar se “ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës”, tha ai.

“Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga dhuna“.