Kosova
Debate në Kuvendin e Kosovës për rritjen e çmimit të energjisë

Nis me debate seanca e Kuvendit në Kosovë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.
Kryeministri Albin Kurti iu kundërpërgjigj deputetëve të opozitës se nuk mund ta zgjidhë çështjen e energjisë për dhjetë muaj.
Akuzave të deputetes Hykmete Bajrami për mospërmbushjen e premtimeve për uljen e çmimit të energjisë, Kurti tha se asnjëherë nuk ka dhënë një premtim të tillë.
“Unë nuk kam thënë që do të ulen çmimet e energjisë elektrike në ditën kur do të bëhem kryeministër, por në të kaluarën ka pasur tarifa nxitëse, të cilat e kanë rritur çmimin e energjisë elektrike. Nuk mund ta bëjmë për 10 muaj, çka s’keni bërë ju mirë për 20 vjet. Për besë, kisha dashur, por nuk mundem”, tha Kurti.
Për këtë çështje ka pasur edhe përplasje mes deputeteve Hykmete Bajrami dhe Mimoza Kusari-Lila.
Bajrami tha se Kusari-Lila akuzohet për korrupsion, sepse ka krijuar një proces monopol për furnizim, e që është një ndër shkaktarë e krizës energjetike sot.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nuk ndihet fajtore për privatizimin e KEDS-it.
Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në këtë rritje do të ketë edhe një kategorizim të konsumatorëve, në bazë të sasisë së energjisë që ata shpenzojnë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor