Lajme
Davos në Zvicër mbledh afro 3 mijë përfaqësues nga 118 vende të botës
Afro 3,000 përfaqësues nga 118 vende pritet të arrijnë në vendpushimin zviceran, Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, i cili po feston 50 vjetorin e tij.

Forumi Ekonomik Botëror, i cili mbahet çdo vit në Davos të Zvicrës, fillon sot dhe zgjat deri më 24 janar. Temat kryesore në takimin e këtij viti janë ndryshimet klimatike, dhe një nga seancat më të rëndësishme është “Parandalimi i Apokalipsit të Klimës”.
Takimi do të bashkojë disa prej kompanive më të mëdha në botë, dhe organizatorët e Forumit do t’i nxisin të gjithë ata që të angazhohen për të arritur që emetimet të karbonit të kufizohen në zero deri në vitin 2050 ose më herët, shkruan albinfo.ch.
Megjithë kritikat se është një mbledhje e të pasurve dhe të famshmëve, forumi është, sipas organizatorëve një përpjekje për të parashikuar sfidat e ardhshme për njerëzimin. Afro 3,000 përfaqësues nga 118 vende pritet të arrijnë në vendpushimin zviceran, Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, i cili po feston 50 vjetorin e tij.
Presidenti amerikan, Donald Trump është ndër 53 krerët e shteteve dhe qeverive që duhet të marrin pjesë, së bashku me qindra drejtues biznesi dhe aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë Greta Tunberg
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”