Fun
Dashuria na bën mirë, pavarësisht formave të saj
Në ditën e Shën Valentinit, albinfo.ch sjell një analizë rreth kërkimeve dhe shqyrtimeve të bëra për të kuptuar efektet e dashurisë në shëndet
Për Shën Valentinin ekspertët psikiatrikë na rikujtojnë se relacionet seksuale, lidhjet e forta dhe të devotshme, fuqizojnë cilësinë e shëndetit.
Si për kokë, ashtu edhe për trup, dashuria bën mirë. Në ditën e Shën Valentinit, albinfo.ch sjell një analizë rreth kërkimeve dhe shqyrtimeve të bëra për të kuptuar efektet e dashurisë në shëndet. Që nga pasioni në angazhimin e qëndrueshëm, duke kaluar edhe në seksualitet, lista është e gjatë dhe nganjëherë befasuese!
Vëzhgimi i parë: shoku i dashurisë trondit trurin. “Acarimi i emocioneve, qëndrimi i vëmendjes, pushtimi i kujtesës, ndjenja e mungesës dhe e boshllëkut, sjellja e personave të dashuruar i ngjan sjelljes së personave të varur nga substanca të ndryshme”, shpjegon Dr. Helen Richard Lepouriel, mjeke asistente në krye të sektorit për çrregullime të qenies në Universitetin e Gjenevës (HUG). Në të dy rastet individët prodhojnë një nivel të lartë të dopamines, një neurotransmor që aktivizon shtegun e shpërblimit dhe që është i lidhur me kërkimin e kënaqësisë dhe të emocioneve.
«Dopamina e lartë rrit kënaqësinë dhe besimin”, shpjegon mjekja. Në mënyrë të ngjashme, dashuria rrit neuroadrenalinën, e cila ndikon në rrahjen e zemrës, në gjumin dhe oreksin. “Kur jemi të dashuruar, zemra jonë rrah më shpejt. Ne kemi nevojë për më pak gjumë dhe për më pak ushqim. Por, gjithashtu ne bëhemi më të shqetësuar dhe të ngazëllyer”. Serotonina është më e ulët, sikur gjatë një depresioni. “Për fat të mirë apo për fat të keq, kjo gjendje e vështirë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Atëherë trupi rregullon veten, hormonet e tjera marrin përsipër përgjegjësitë e tyre”, thotë mjeku. Pas gjashtë muajsh, një tjetër formë e dashurisë mund të zhvillohet, një ndjenjë e paçmuar për gjendjen tonë mendore.
“Ne sot po festojmë ditën e dashurisë, veçanërisht po festojmë aspektet pasionuese së dashurisë. Emocione që të japin ndjenjën intensive të jetes, por që, për fat të keq, nuk janë gjithmonë të qëndrueshme”, thotë Dr. Katharina Auberjonois, nga kreu i konsultimit psikoterapeutik për familjet dhe çiftet e HUG-ut.
Forma të tjera të dashurisë gjithashtu meritojnë të festohen, sipas psikiatres. Ajo nxjerr në pah vlerën e “dashurisë familjare, të dashurisë bashkëshortore, e cila rezulton nga lidhja e thellë dhe e pakushtëzuar, siç mund të jetë marrëdhënia prind-fëmijë dhe/ose marrëdhëniet e vëllezërve dhe motrave. Është një dashuri kaq e sigurt sa që jep forcë dhe besim thelbësor. Hulumtimet tregojnë se dashuria fuqizon sistemin imunitar”.
Kjo dashuri rritet me “akumulimin e gjesteve të vëmendshme gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës. Duke u kujdesur për fëmijët e tyre, prindërit u japin atyre një mirëqenie fizike dhe mentale. Duke lënë një fjalë të vogël inkurajimi, duke përgatitur gjellat e tyre të preferuara, duke u fokusuar në ngjarjet e ditës së anëtarëve të familjes, duke njohur vlerën e secilit, lidhjet e pandashme ushqejnë secilin. Më pas, kur këta fëmijë rriten, ata ua kthejnë gjithë këtë dashuri prindërve të tyre. Kur dikush ndihet i njohur në rëndësinë e tij, të paktën në familjen e tij, ai bëhet i gatshëm të përballet me botën e jashtme. “Prandaj, lidhjet familjare janë thelbësore për zhvillimin e personaliteteve nga fazat më të hershme të jetës. Sa më shumë këto lidhje të jenë të forta, aq më shumë këta individë janë të fortë psikikisht dhe fizikisht”.
Po në lidhje me seksin? Psikiatrja e HUG-ut thekson rolin e rëndësishëm që relacionet seksuale mund të luajnë në cilësinë e jetës.
“Disa studime kanë gjetur një korrelacion domethënës ndërmjet një aktiviteti të përbashkët dhe të rëndësishëm seksual dhe shëndetit më të mirë mendor. Një efekt i dobishëm për humor, një rrezik më i ulët në zhvillimin e depresionit, një cilësi më e mirë e marrëdhënieve në çift, pasuruar me një ndjenjë të intimitetit dhe lidhjes me partnerin, janë identifikuar”, thotë mjeku.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













