E-Diaspora
“Dardania“ e Winterturit bashkon shqiptarët për Festën e Flamurit
Në vikendin që e lamë pas pati një mori manifestimesh gjithandej trojeve tona, por edhe në diasporë, e veçanërisht në Zvicër, e cila është paksa më e ngjeshur në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Kështu ishte edhe në Winterthur të Zvicrës, nën organizimin e SHKA „DARDANIA“ nga Winterthuri, e cila tash 22 vjet po lë vërtet gjurmë para masës dhe publikut artdashës me programet e veta nëpër Zvicër dhe jashtë saj.
Salla e dekoruar si gjithnjë me shije të veçantë të Festës së Flamurit me ngjyrat tona të flamurit, të dekorimit të binës me simbole kombëtare, me dy luftëtarë në veshje kombëtare, e veçuan këtë mbrëmje të bukur në Hotel Zentrum Tost ë Winterthurit.
Salla e stërmbushur me bashkatdhetar, që kishin ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, por edhe nga Gjermania e Kosova, nga shoqëritë dhe grupet si motra, për ta festua festën e madhe të popullit tonë, festë kjo e vetjma që bashkon të gjithë shqiptaret, karshi gjithë kësaj situate që po na rrethon kohët e fundit, jo edhe aq të mira për popullin tonë.
Gjithsesi festa u manifestua në frymën festive dhe me hapjen e programit enkas për Festën e Flamurit të himnit kombëtar, dhe këngës së Kaçanikut, mandej me defilimin e trupës artistike të shoqërisë kulturore-artistike „Dardania“, por edhe të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër si dhe grupit më të ri „Air Star“ nga Jona- Raperswill, bënë që publiku t‘u duartrokas me ëndje fillimit dhe gjithë kohës së pikave modeste, që nuk ishin monotone si zakonisht nëpër festa të tilla.
Pasi që programi filloi me kohë, gjë që nuk ishim mësuar ta përjetojmë nëpër manifestime të tilla si herave të tjera, pas pjesës hyrëse të një inskenimi për këtë festë, kryetari i shoqërisë, Shefqet Cakolli, hapi manifestimin, e që edhe kësaj radhe ishte në rolin e moderatorit, deri sa erdhi moderatori i caktuar për këtë mbrëmje, Ramadan Morina.
Salih Sefa, konsull në Ambasadën e Zvicrës në Bernë, përshëndeti të pranishmit, duke e vlerësuar edhe punën dhe kontributin që po jep kjo shoqëri në organizime të tilla për komunitetin shqiptar.
Këtë gjë e bëri edhe kryetari, por edhe më shkurt, sepse si që tha ai tash më jemi të gjithë të njohur për rolin dhe rëndësinë e kësaj feste, dhe duke jua uruar festën, ai ia la radhën programit artistik, me një porosi: „Shekulli i shqiptarëve po fillon“, dhe prapë potencoi një thënie më të njohur të tij, „Rueji zot shqiptarët nga shqiptarët“.
Orogrami artistik ishte shumë i ngjeshur marrë për bazë se ishin tri shoqëri që po paraqiteshin në skenë, por që kishte një dinamizëm dhe gjallëri në skenë pa e ndërprerë asnjëherë programin dhe skenarin, e cila kësaj here u veçua edhe me prapavijë të skenës, e cila zgjoi interesim të jashtëzakonshme te publiku, sepse ishte e koordinuar me këngët, vallet dhe emrat e të gjithë pjesëmarrësve që ngjiteshin në skenë.
Orkestra e SHKA „Dardania“ prej 10 vetash u paraqit me dy valle instrumentale dhe dy këngë, edhe ate: „Një flamur, një atdhe“, kënduar nga Sylë Sylaj, „Thërret Prizereni“ kënduar nga Hamit Shillova dhe Istref Tahiri, mandej mysafirët e ftuar, Naxhije Fejza me këngën „6 tetor 68“ dhe Ajshe Muriqi – Fetaj, këngë në lahutë.
Edhe kënga e Kaçanikut, që e interpretoi Isuf Rashiti me korin e fëmijëve të shoqërisë „Dardania“, zgjoi një emocion të veçantë për masën dhe publikun e mrekullueshën të kësja mbrëmje kaq festive e relaksuese.
Nga skenari i fletushkës që ishte edhe nëpër tavolinat e publikut veçuam edhe vallet e tri shoqërive, si: „Mozaik vallesh“ luajtur nga grupi i fëmijëve, mandej „Vallja e Gollakut“ luajtur nga grupi i të rriturve dhe krejt në fund „Vallja e topallit“ luajtur nga grupi i burrave të shoqërisë „Dardania“.
Nga mysafirët e ftuar, falë një bashkëpunimi që kanë tash e sa vjet, ShShV „ Shota“ në Zvicër u paraqit me një: „Potpuri vallesh“, me çka vërtet mbushi skenën me vallëtarë dhe hijeshi artistike, nën drejtimin e Agron Bajramit, një veteran i artit dhe skenës.
Edhe grupi më i ri „Air Star“ u paraqit me vallen moderne „Fshatarja ime“, ku u prit me duartokitje me stilin e ri të vallëzimit, aq më veçantë sepse po dilnin për herë të parë në skenë.
Për t‘i dhënë kësaj feste formën e vet të manifestimit, organizatorët kishin paraparë edhe disa recitime që zgjuan vëmendje, e besa edhe emocione për publikun, me dy recitatoret e shoqërisë, si Ulpiana Miftari me vjershen „ Flamuri kuq e zi“ dhe Dionita Misimi me vjershën „Për një shqipe, për një flamur“.
Në këtë manifestim kaq të madh kishte edhe ushqime tradicionale që kishin përgatitur gratë e shoqërisë, për t‘i pasur në tavolinat e mysafirëve edhe ushqimet tona tradicionalë, si flijat, pitet, lakrorët, ëmbëlsirat si dhe pije freskues për këtë festë të rëndësisë së veçantë, sidomos për mërgimtarët.
Pjesën argëtuese dhe festive e zbukuruan këngëtarja Naxhije Fejza dhe këngëtari Meti Maloku, të cilët argëtuan masën me këngë dhe valle festive, me çka u kënaqën të gjithë ata që ishin prezent me përzgjedhjen e këngëve të tyre, ku shumica prej tyre merrnin foto kujtim me këngëtaren tani më të njohur të estradës sonë, Naxhije Fejza dhe këngëtarin Meti Maloku.
Në sallë dhe korridor, të cilat ishin zbukurua me një dekor të veçantë, me gjithë binen e sallës, me çka la përshtypje se jemi në një dasëm familjare, me të gjitha dekorimet e mundshme për syrin e mirë, takuam edhe mysafir nga Kosova, Maqedonia, Presheva, dhe Shqipëria që kishin rastis të jenë në mesin e bashkatdhetarëve, të cilët u fascionuan me organizimin e kësaj feste, dhe secili që dilte nga salla ishte i buzëqeshur dhe i kënaqur me atmosferën që kishin përjetuar.
„Nuk kam përjetuar diçka të tillë, organizim kaq të mirë, publik kaq të mrekullueshëm, ushqime, pije, valle, programi ka qenë shumë i mirë, vallëtarët, recitimet, prandaj vërtet ju ishit krejt ndryshe nga ne në Kosovë e Gjermani sa kam jetuar pak kohë, ju lumtë dhe po ju kamë lakmi“, tha mes tjerash N. Elshani.
Edhe Nexhat Sahitja, një ish-valltar i Ansamblit Kombëtar „Shota“ në Kosovë, tha fjalë të mira për shoqërinë „Dardania“ dhe organizatoret e këtij manifestimi, duke e potencuar edhe bashkëpunimin që kanë mes veti.
Ai uroi që të vazhdohet edhe më tutje me organizime të tilla, sepse: „Ju jeni ata që po e plotësoni mungesën e frymës kombëtare sidomos në diasporë“.
Në fund të programit artistik kryetari i shoqërisë, Shefqet Cakolli, ndau edhe mirënjohje në shenjë kontributi dhe bashkëpunimi me Kunsullin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Salih Sefa, me SH.SH.V „ SHOTA“ në Zvicër dhe veteranin e kulturës dhe artit skenik Agron Bajrami, me teknikun dhe rapsodin e njohur të diasporës, Isuf Rashitin, me moderatorin dhe aktorin Ramadan Morina dhe me grupin më të ri „AIR STAR“ dhe Liridon Cakolli, si udhëheqës i saj.
Krejt në fund moderatori falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij organizimi, si stafin dhe këshillin artistik, koreografët Muhamet dhe Albulena Kqiku, mandej udhëheqësin organizativ Mehmet Sermaxhaj, koordinatorin Lulzim Kadriu, udhëheqësin e orkestrës, Hamit Shillova dhe stafin e kujdestarisë në krye me Pren Mataj.
Me shpresë se edhe herave të tjera do t‘i kemi prapë mes nesh, shpresojmë se edhe festat e tjera të festohen me më pak konflikte dhe përqarje të partive tona që në një farë mënyre po reflektohen edhe te ne.
Më 3 dhjetor kjo shoqëri vazhdon manifestimet e saja, kësaj here në Watwill nën patronatin e shoqatës „ILIRIA“, e cila është edhe organizatore e Festës së Flamurit.
Shefqet Cakolli
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën