Lajme
Daka: Votat e diasporës numërohen vetëm nëse arrijnë në Kosovë 24 orë para zgjedhjeve
Në pasditen e sotme në ora 18 është përmbyllur afati për aplikim për t’u regjistruar si votues nga jashtë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
E nga fillimi i aplikimeve deri në përfundim të afatit në adresë të KQZ-së janë dërguar më shumë se 100 mijë kërkesa për regjistrim. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kryetarja e KQZ-së Valdete Daka në një intervistë për T7, transmeton Albinfo.ch.
“Kemi pranuar më shumë se 100 mijë kërkesa për regjistrim. Ende jane në proces të verifikimit. Vetem pasi të kryhet verifikimi do te kemi të dhënat e sakta të numrit të votuesve”, ka deklaruar Daka.
Sipas saj vetëm votat përmes postës që arrijnë 24 orë para votimit do të numërohen. Të tjerat që mund të arrijnë me vonesë nuk do të hyjnë në proces numërimi.
Ndërsa verifikimi i aplikuesve nga diaspora sipas Dakës është e paqartë se kujt i ka penguar si proces, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Duke u bazuar në atë çka kemi parë gjatë zgjedhjeve kemi vendosur ti verifikojmë dhe të shohim se a janë vërtetë. Nuk e di pse bëhet problematike kjo”, theksoi Daka.
Për më tepër Daka tha se vetëm të mërkurën rreth 85 perqind të atyre qe janë telefonuar janë lajmëruar.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








