Jeta në Zvicër
Cyrihu do të ketë stadium të ri

Pothuajse 54 për qind të banorëve të Cyrihut, janë pronocuar në favor të ndërtimit të një stadiumi të ri të futbollit, në Hardturm të Cyrihut.
Për herë të tretë, banorët e qytetit kanë votuar për një stadium të ri futbolli. Iniciativa është pranuar me 54 për qind të votave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Në njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë zonat zgjedhore, përkrahësit ishin në shumicë. Vetëm në qarkun 10, shumica ishin kundër një stadiumi të ri. Me këtë, projekti Ensemble” e tejkalon edhe një barrierë të madhe. Loja e parë në stadiumin e ri me 18,000 ulëse është planifikuar për sezonin 2022/2023.
Lidhur me këtë iniciativë, ka reaguar edhe politikani shqiptar nga Cyrihu, Përparim Avdili, i cili iu është gëzuar kësaj fitoreje me një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku shkruan: “U kry – Cyrihu do të ketë një stadium të ri. 54 për qind e kanë përkrahur projektin “Ensemble” dhe rruga për një stadium të ri futbolli është hapur dhe deri në tetëqind banesa të reja”.
Zürich sagt klar Ja! Endlich ein #Fussballstadion, mehr Wohnungen und keine Risiken für die Steuerzahlenden. Herzlichen Dank für das Engagement! pic.twitter.com/tFCN7ShZat
— Stadion JA (@Stadion_JA) November 25, 2018
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”