Maqedonia

Covid 19 në RMV: Një pacient ka ndërruar jetë, 21 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,219 testimet e bëra, kanë rezultuar 21 raste të reja me koronavirus, 1 pacient ka ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 14 të tjerë.

Me këtë, numri i personave të diagnostikuar me Covid 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 155.951, numri i pacientëve të shëruar në 150.237, e i të vdekurve në 5.488, ndërsa momentaisht ka 226 raste aktive.