Lajme
Koronavirusi ndikon edhe në sportin zviceran
Koronavirusi është tema kryesore në mediet botërore.
Virusi i përhapur në gjithë botën ka rritur maksimalisht panikun, duke bërë që të ndikohet edhe sporti.
Në kampionatin italian të futbollit ka pasur disa ndeshje të anuluara, pikërisht si pasojë e frikës nga ky virus.
Së fundmi, me koronavirusin po përballet edhe Zvicra, respektivisht sporti zviceran. Hokeji zviceran rrezikon të ‘paralizohet’ dhe të mos zhvillojë fare fazën e ‘Play Off’, bën të ditur ‘sport.ch’, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë ka folur edhe shefi ekzekutiv i ZSC Lions, skuadrës me bazë në Cyrih.
“Nëse luajmë pa spektatorë, ne përballemi me humbje që prekin milionat”, ka thënë Peter Zahner, transmeton lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
Evenimentet sportive janë të anuluara deri më 15 mars, kështu që gjasat për hokejin të rifillojë më 7 mars janë minimale.
Të hënën drejtuesit e kësaj federate do të takohen për të diskutuar rreth hapave të ardhshëm që do të bëhen.
Sigurisht, nëse rrethanat rreth koronavirusit nuk përmirësohen, atëherë gjasat janë maksimale që faza ‘Play Off’ të anulohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









