Reagime nga krerët e shtetëve të Evropës pas takimit Trump dhe Zelensky

Bota është sot më e përçarë se rrallë herë më parë, pas sulmit frontal të Presidentit Trump dhe zëvendësit të tij Vance ndaj presidentit ukrainas Zelensky në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Zelensky pothuajse bukvalisht u përzu nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa Trump tha se Zelenskyy mund të kthehet kur të jetë i gatshëm të pranojë marrëveshjen me Rusinë. Sjellja e Trumpit ndaj presidentit të Ukrainës është kuptuar nga shumë liderë të botës si përpjekje për diktat dhe imponim.

Disa republikanë e kanë mbështetur menjëherë Trumpin, ndërsa disa demokratë thonë se “Trumpi po kryen punët e pista të Putinit”, duke e quajtur sjelljen e tij si “turp”.

Kancelari gjerman Scholz: Askush nuk e do paqën më shumë se Ukraina dhe ukrainasit, por një paqe të drejtë dhe të përhershme. Ukraina e ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Evropës.

Merz: Ne jemi në anën e Ukrainës. Askush nuk duhet të përziejë agresorin dhe viktimën.

Macron: Ka vetëm një agresor, e ai është Rusia. Ka dhe një popull të sulmuar, e ai është populli ukrainas.

Ursula von der Leyen: …nuk jeni kurrë të vetmuar. Ne do të punojmë me ju për arritjen e një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.

Donald Tusk i Polonisë: I dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni të vetmuar.

Ukrainën dhe Zelenskyn e kanë mbështetur edhe shumë vende të tjera të botës. Edhe qeveria dhe ushtria ukrainase, e mbështetën Zelenskyn.

Por ka dhe të tillë që e kanë mbështetur Trumpin, si Rusia, Viktor Orban i Hungarisë, AfD në Gjermani…

Amerika ka kërkuar që Zelensky të kërkojë falje për sjelljen e tij. Zelensky e ka refuzuar. Ndërkohë kanë vazhduar sulmet ruse në Ukrainë…

Edona Elshan: Një udhëtim akademik nga Zvicra në Holandë

Edona Elshan është një emër në rritje në fushën e inovacionit digjital dhe inteligjencës artificiale. E lindur dhe rritur në Wolfhausen, Zvicër, ajo ka ndjekur një rrugëtim akademik dhe profesional mbresëlënës, duke u bërë asistente profesore në KIN Center for Digital Innovation në Universitetin VU Amsterdam. Me një sfond të fortë në informatikë ekonomike dhe një përvojë të pasur në kërkime shkencore, ajo synon të kontribuojë në avancimin e teknologjisë dhe të ndihmojë organizatat të përshtaten me transformimin digjital.

Edona ka studiuar në Universitetin e St. Gallen-it, ku ka përfunduar studimet e saj të avancuara në informatikë ekonomike. Ajo ka punuar si hulumtuese, duke marrë pjesë në projekte ndërkombëtare dhe duke krijuar një bazë të fortë akademike.

“Në fillimet e karrierës sime, kam pasur mundësinë të ndërtoj një rrjet ndërkombëtar dhe të bashkëpunoj në projekte ndërdisiplinore. Mbështetja dhe besimi i mbikëqyrësit tim, Jan Marco Leimeister, më mundësoi të marr përgjegjësi të rëndësishme, si mësimdhënia dhe menaxhimi i projekteve, që në fillimet e karrierës sime”, tregon ajo.

Nga Zvicra në Holandë, një hap i ri në karrierën e Edonës

Pas një eksperience të suksesshme në Zvicër, Edona vendosi të shkojë në Holandë për të vazhduar rrugëtimin e saj akademik dhe kërkimor në KIN Center for Digital Innovation në VU Amsterdam. Kalimi në Holandë, tregon Edona, i mundësoi asaj të eksplorojë mënyra të reja të organizimit të kërkimit dhe të zgjerojë perspektivën profesionale.

“Si Asistente Profesore (shkalla a pare si profesore), kam disa përgjegjësi kryesore: jap mësim, mbikëqyr doktorantët dhe ndjek projekte të mia kërkimore. Në mësimdhënie, përpiqem të lidh konceptet teorike me aplikimin praktik, duke u fokusuar te përgatitja e studentëve për sfidat reale. Gjithashtu, luaj një rol mentorimi për doktorantët, duke i ndihmuar të navigojnë karrierën e tyre akademike”, sqaron ajo.

Fokusimi në Inteligjencën Artificiale dhe transformimin digjital

Në rolin e saj aktual, Edona merret me kërkime që lidhen me integrimin e inteligjencës artificiale në procese organizative dhe ndikimin e saj në transformimin digjital. Ajo ka zhvilluar modele për të ndihmuar organizatat të vlerësojnë ndikimin e teknologjive të reja dhe të përshtaten me ndryshimet e shpejta.

“Aktualisht, jam duke punuar në një projekt që eksploron integrimin e teknologjive të reja, si inteligjenca artificiale dhe mjetet low-code, në proceset organizative, me fokus të veçantë te aspektet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. Ky projekt synon të adresojë sfidat që lidhen me adoptimin e teknologjive nga përdorues jo-ekspertë, duke zhvilluar korniza që ndihmojnë organizatat të balancojnë inovacionin me mbrojtjen ndaj rreziqeve të sigurisë. Gjithashtu, projekti trajton mënyrat se si organizatat mund të ndërtojnë besim midis ekipeve njerëzore dhe AI, duke krijuar një ekosistem digjital që është i sigurt dhe i besueshëm”, sqaron tutje Edona.

Ajo është e bindur se këto zhvillime do të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe institucionet.

Lidhja me Kosovën dhe diasporën

Edona ka një lidhje të fortë me Kosovën dhe e sheh diasporën si një faktor kyç për zhvillimin teknologjik të vendit. Ajo tani po punon për të dorëzuar një propozim projekti së bashku me një institucion në Kosovë, i cili fokusohet te përdorimi i platformave loë-code dhe fuqizimi i individëve jo-ekspertë për të udhëhequr transformimin digjital.

“Ky projekt synon të sjellë teknologjinë më afër përdoruesve dhe të mbështesë organizatat që të krijojnë zgjidhje inovative përmes fuqisë së teknologjive të lehta për t’u përdorur”, thotë Edona.

Kur flet për Kosovën, Edona shprehet pozitive në zhvillimin e shpejtë që ka ndodhur në fushën e inovacionit digjital. Ajo thotë se shpesh ndjehet e surprizuar nga shpirti sipërmarrës dhe teknologjitë inovative që po zhvillohen nga Start-Upet lokale.

“Në anën institucionale, janë bërë hapa përpara, si për shembull mundësia për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe të ujit online nga diaspora, që tregon për një qasje progresive në dixhitalizimin e shërbimeve publike. Në aspektin e edukimit, ka një nevojë për ta integruar teknologjinë më shumë në kurrikulat e shkollave publike. Aktualisht, shumë nga këto aftësi dhe njohuri po zhvillohen përmes kurseve private, dhe një përqasje e integruar në arsimin publik do të ishte një hap i rëndësishëm. Do të ishte një nder për mua që një ditë të ndihmoj në zhvillimin e një kurrikule gjithëpërfshirëse që i përgatit të rinjtë për kërkesat e epokës digjitale”, shprehet ajo.

Mos e humbni kurrë kureshtjen! 

Edona ka një mesazh për të rinjtë që duan të merren me Inovacionin Digjital. “Mos e humbni kurrë kureshtjen! Jetojmë në një botë që lëviz me një ritëm shumë të shpejtë, dhe është thelbësore të qëndrojmë në hap me zhvillimet më të fundit. Edhe pasi të keni përfunduar masterin, gjithmonë do të ketë gjëra të reja për të mësuar dhe për të eksploruar. Mbajeni mendjen të hapur dhe të gatshme për sfida të reja, sepse teknologjia nuk ndalet kurrë së evoluari”, thotë ajo.

 

Welcome Home Immobilien GmbH, ofrues novator i ndërtesave atraktive në rajonin e Bazelit

Welcome Home Immobilien GmbH, ndërmarrje e themeluar në prill të vitit 2005, është pjesë e integruar e një grupi partnerësh bashkëpunimi, i cili ka rreth 20 vjet përvojë në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kjo i mundëson Welcome Home Immobilien GmbH të punojë në lidhje të ngushtë me zhvillimin e projektit, ndërtimin dhe financimin, që do të thotë se mund të ndikojë në mënyrë optimale në procesin e ndërtimit.

Falë kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strukturës me personel të pakët, kjo garanton një nivel të lartë fleksibiliteti dhe procesim të shpejtë dhe të qetë të projekteve.

Për të përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve të sotëm që kanë pretendime, pronat janë të sapondërtuara ose të rinovuara gjerësisht. Po krijohen gjithnjë më shumë zgjatimet tërheqëse si kopshtet dimërore, tarracat e rregullta dhe tarracat e çatisë, ballkonet dhe lozhat, si dhe dhomat e hapura të ndenjes-ngrënies aq të preferuara sot. Të gjitha ndërtesat e reja kanë gjithashtu ashensor dhe, nëse e lejon hapësira, edhe parking nëntokësor.

Meqenëse apartamentet mund të blihen përpara fillimit të ndërtimit, ekzistojnë opsione të gjera projektimi dhe çdo klient mund të përfshijë idetë e tij personale. Se cilat janë kërkesat që mund të bëhen nga klientët varet nga ecuria e fazës së planifikimit dhe ndërtimit. Nëse një klient vendos të blejë një apartament jashtë planit, kuzhina, banjat, muret, pllakat e dyshemesë ose dyshemetë me parket janë të hapura për dizajnin. Të gjitha këto dëshira përfshihen në çmimin e blerjes me një buxhet të caktuar

Oferta nga Welcome Home Immobilien GmbH është më tepër se sa vetëm gjetje e pronës së duhur. Me ne, klienti gëzon këshillim me bazë të fortë, në të gjitha fushat. Pikat tona të forta qëndrojnë në fleksibilitetin për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe në vëmendjen tonë ndaj pyetjeve të hollësishme.

Duke qenë se ne punojmë gjithmonë me partnerë që i njohim prej shumë vitesh, mund të jemi 100% përgjegjës për cilësinë e objekteve.

Kredoja e Welcome Home Immobilien GmbH është një këshillim gjithëpërfshirës kur blini një apartament nga A në ZH. Ne këshillojmë njerëzit që mund të shqyrtojnë pasjen e pronësisë së një shtëpie për herë të parë dhe, për shembull, nuk janë të sigurt për opsionet e tyre financiare.

Klientët do të jenë të përkujdesur që nga fillimi deri në dorëzimin e çelësave dhe këshillat kompetente financiare garantojnë se ata mund të kenë mbikëqyrjen e gjendjes së tyre financiare në çdo kohë.

Apartamentet tona blihen nga shumë njerëz të ndryshëm, qofshin beqarë, pensionistë apo familje. Njerëzit që janë në kërkim të një apartamenti me çmim të përballueshëm, por nuk duan të humbasin standardet e larta të cilësisë, tek ne kanë gjetur vendin e duhur.

Në treg ekziston një tendencë e fortë larg nga shtëpitë njëfamiljare dhe drejt godinave me apartamente. Ka gjithnjë e më shumë njerëz që po zbulojnë dhe vlerësojnë avantazhet e një godine moderne. Ne kemi disa prona shumë interesante në ofertë për pikërisht këta njerëz në muajt e ardhshëm.

Ne e kemi njohur qysh herët prirjen drejt pronësisë së banesave në kate dhe e kemi zbatuar atë.

Vitet e fundit ne kemi arritur të realizojmë shumë projekte në Baselstadt dhe Baselland dhe kështu jemi stabilizuar shumë mirë në segmentin e bashkëpronësisë.

Në të ardhmen e afërt do të zbatojmë projekte të reja në Baselstadt dhe gjithashtu do të ketë projekte të reja, tërheqëse në kantonin e Argaut.

Ne mezi presim kontakte emocionuese me klientë të rinj, të cilët do të ishim të lumtur t’i ndihmonim për të marrë shtëpinë e tyre të re.

📞 Kontakt për të gjithë të interesuarit shqiptarë në Zvicër: Gjovanna Grabanica

Më shumë informata: https://florea-duggingen.ch/

Media australiane: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës

Shqipëria është xhevahiri i Ballkanit dhe një destinacion në rritje në industrinë evropiane të turizmit, shkruan Dilvin Yasa në të përditshmen australiane “Escape”.

Ndoshta, nuk e keni zbuluar ende bregdetin verbues të Shqipërisë prej 476 kilometrash që shtrihet në detet Adriatik dhe Jon – apo peizazhin e saj malor që përfshin 12 parqe kombëtare dhe gjashtë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vizitorët do të përjetojnë pushime të paharrueshme falë ndërthurjes së parezistueshme të autenticitetit dhe përballueshmërisë së Shqipërisë.

“Turizmi në këtë vend të vogël po rritet me ritme marramendëse, duke u renditur i katërti globalisht në vitin 2023 për numrin më të madh të vizitorëve ndërkombëtare”, sipas të dhënave nga Turizmi i OKB-së.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana – me ndërthurjen e arkitekturës nga epokat osmane, fashiste dhe komuniste dhe atraksionet e çuditshme, si bunkerët bërthamorë dhe muzeu i fshehtë i mbikqyrjes – ofron pikënisjen e një turneu 11-ditor.

Se bashku me grupin tonë prej 16 vetash, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga BM-ja ne zbuluam vendin me “Explore Highlights of Albania”.

Udhëheqësi ynë i turneut, Arben Kola, fillimisht na njohu historinë, kuzhinën dhe kulturën e vendit, duke na premtuar se udhëtimi ynë deri në kufirin grek dhe kthimi përgjatë Rivierës Shqiptare në destinacionin tonë përfundimtar, Krujë, do të ishte sa argëtues aq edhe informues.

Pas një turneu në qytet drekuam në oborrin e një ferme – ku na shërbyen byrek me spinaq dhe djathë dhe raki rrushi.

Më tej, udhëtuam me teleferikun e “Dajti Ekspres” nëpër parkun kombëtar të mbushur me arinj, drerë dhe ujqër.

Ne, gjithashtu vizituam Qendrën Botërore Bektashiane – shtëpia e një sekti islamik dervish; muret e kalasë së Elbasanit dhe fshatin e qetë të Linit.

Më pas, u nisëm për në Pogradec, në brigjet e liqenit të Ohrit – liqeni më i vjetër, më i thellë dhe më i larmishëm në Evropë.

Përpara se të kalonim në Qendrën Kulturore të Korçës, ku rrugët me kalldrëm rrotulloheshin rreth pazarit të vjetër osman – ndaluam në një nga restorantet buzë detit – që tregtonin peshk të freskët koran (troftë), duke na lejuar të festonim si “mbretër”. (Gjithashtu, shpenzuam rreth 90 cent për një byrek, 1 dollar për një gotë raki dhe 4 dollarë për një pjatë me qofte).

Riviera Shqiptare, në bregun jugperëndimor të vendit, përgjatë detit Jon është një nga “Yjet” më pak të njohura të Mesdheut.

Pasi shijuam disa ditë në Gjirokastrën piktoreske, qytetin e vjetër të trashëgimisë botërore, udhëtuam drejt Rivierës dhe u freskuam në blunë verbuese të plazhit të Jalës, pranë Himarës. Eksploruam rrënojat e lashta të Butrintit, i cili në periudha të ndryshme ka qenë një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkopatë.

Më pas, bëmë një shëtitje rreth ujërave të pastra të Syrit të Kaltër, një burim natyror me një nuancë të fortë blu.

Riviera Shqiptare ofron më shumë se 300 ditë me diell në vit dhe plazhe magjepsëse dhe shëtitore ku mund të shijoni rrezet e diellit. Për më tepër, vendi ka çmime dukshëm më të lira.

Në fund të udhëtimit tonë, vizituam pyllin aromatik me pisha të Parkut Kombëtar të Llogorasë, eksploruam qytetin antik të Apolonisë – i themeluar në vitin 585 para Krishtit – dhe shijuam verërat e Beratit – ku shtëpitë e bardha osmane duken të grumbulluara rreth lumit Osum.

Gjithashtu, ne eksploruam gjithashtu qytete si Vlora dhe Durrësi dhe disa atraksione aty pranë.

Deri në përfundim të turneut në Krujë, ne kishim zbuluar liqenet, malet, plazhet, kështjellat dhe rrënojat antike të vendit.

Arrestohet në Angli 56-vjeçari shqiptar, kultivoi kanabis

Një 56-vjeçar shqiptar është dënuar me burg në Angli, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ilir Muçmata, u dënua me 12 muaj heqje lirie. Oficerët gjetën 100 bimë, pajisje për rritje dhe peshore, ndërsa i dyshuari u arrestua në vendngjarje.

“Ky është një shembull tjetër i mirë i punës që po bëjmë në komunitetin tonë për të pastruar rrugët nga droga ilegale. Dhe për të mbrojtur njerëzit nga dëmi dhe krimi që vjen me aktivitetin e paligjshëm të drogës”, u shpreh një zyrtar i gjykatës.

Ambasada gjermane tregon ‘pesë arsyet pse gjermanët e duan ushqimin kosovar’

Një nga përfitimet e të qenit diplomat është të provosh shije nga e gjithë bota, thotë ambasada gjermane në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka ndarë  ushqimet e preferuar kosovare të diplomatëve të saj.

Ambasadori Jorn Rohde zgjodhi flinë, të cilën ka provuar edhe ta gatuajë në një nga rajonet e Kosovës.

“Ekipi ynë i Ambasadës, përfshirë ambasadorin Rohde, është i lidhur me kuzhinën kosovare! Nga qebapat që të shkojnë lëng për goje deri te flija e shijshme, zbuloni pesë gatimet tradicionale lokale të preferuara të kolegëve tanë”, shkroi ambasada.

Më poshtë shihni se cilat ushqime kanë zgjedhur diplomatët gjermanë.

10 të arrestuar në bandën e drogës të vëllezërve shqiptarë në Milano

Antimafia italiane e Milanos njoftoi goditjen e një grupi trafikantësh drogash droge në qendrën veriore, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Pas një hetimi të gjatë të kryer nga zyrtarët janë arrestuar në total 10 persona të dhe të tjerë po hetohen për rrjetin e shpërndarjes së drogave ‘me postë-biçikletë’, ndërsa u sekuestruan pasuri dhe asete me vlerë mbi 500 mijë euro.

Më i fundit i organizatës u prangos pak ditë më parë, një 37-vjeçar shqiptar që u soll nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thanë se banda shqiptare kishte organizuar strategji gati perfekte dhe baza e aktivitetit ishte zona e Trezzo.

Grupit iu sekuestruan tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament 120 metra i blerë në me paratë e trafikut të drogës dhe 45 mijë euro të tjera të gjetura gjatë operacionit. Qendra e rrjetit të trafikut ishte apartamenti në via Santa Caterina, banesa e vëllezërve shqiptarë që komandonin organizatën me të paktën tetë shqiptarë dhe një italian.

Aktiviteti ishte shtrirë deri në zonën e Bergamos ndërsa kokainë shitej deri në 80 euro për një gram.

Dyshimet e hetuesve lindën pas standardit të lartë të jetesës që kishin vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën, si dhe anëtarët e tjerë të saj. Vëllai i madh drejtonte grupin, ndërsa më i vogli merrej me peshimin e dozave të drogës dhe ndarjen e korrierëve.

Fillimisht, kapja e një 32-vjeçari në posedim të 110 dozave kokainë, me peshë 55 gramë, çoi në zbulimin e drejtuesve dhe strukturës kriminale. Nga vëzhgimi dhe ndjekja me kamera e të dyshuarve, hetuesit italianë zbuluan edhe mekanizmin e shpërndarjes së drogës me postë, duke përdorur biçikleta përveç veturave.

44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë

44 400 shqiptarë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së gjatë vitit 2023, duke përbërë grupin e tretë më të madhe në union. 71.5 për qind e shtetësive janë dhënë nga Italia, 22.4 për qind nga Greqia, dhe pjesa tjetër nga Suedia e Belgjika.

Në total 1.1 milionë njerëz në vitin 2023 morën nënshtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 6.1% krahasuar me vitin 2022.

Shumica e shtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (240 200; 22.9% e totalit të BE-së), Italia (213 600; 20.3%) dhe Gjermania (199 800; 19.0%).

Shumica (87.6%) e njerëzve që iu dha shtetësia e BE-së ishin shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së. Qytetarët e një shteti tjetër të BE-së nga vendi i banimit përbënin 10.7%.

Gjatë viti 2023, shtetasit sirianë ishin grupi më i madh i qytetarëve të rinj të BE-së, me një total prej 107 500 shtetësish të reja të dhëna. Grupi i dytë më i madh ishin shtetasit marokenë me 106 500 shtetësi të dhëna, të ndjekur nga shqiptarët (44 400).

lg.php.gif

Suedia kishte shkallën më të lartë të natyralizimit në vitin 2023

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë marrë nënshtetësinë e një vendi ku jetonin gjatë një viti ndaj numrit total të banorëve joshtetas në të njëjtin vend në fillim të vitit.

Në vitin 2023, Suedia regjistroi shkallën më të lartë të natyralizimit midis vendeve të BE-së, me 7.9 shtetësi të dhëna për 100 banorë jo-shtetas, e ndjekur nga Rumania (5.9) dhe Italia (4.1). Në anën tjetër të shkallës, normat më të ulëta të natyralizimit për 100 banorë jo-shtetas u regjistruan në shtetet baltike: Lituani (0.1), Letoni (0.4) dhe Estoni (0.5).

Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 Shkurtit. Me 14.36% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33% prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55%, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68% apo 583 vota.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48%.

Për këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës. Numërimi i votave me postë nisi më 28 Shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

KQZ-ja ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime. Përveç votave të diasporës, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve hapet rruga për formimin e institucioneve të reja. Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46% të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62%.

LVV-ja po ashtu po prin bindshëm sa u përket votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Zhvillimi ekonomik në fokus: Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit, në Cyrih

Për të katërtin vit radhazi, Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit (IC Forum) në ETH Zürich i mbajtur në Cyrih, më 27-28 Shkurt 2025 –mblodhi mbi 1.500 pjesëmarrës nga më shumë se 120 vende, duke përfshirë liderë politikë, ekspertë ekonomikë, akademikë, përfaqësues të sektorit privat dhe organizata joqeveritare. Tema kryesore e këtij edicioni ishte zhvillimi ekonomik në vendet në zhvillim dhe partneritetet ndërkombëtare të Zvicrës.

Liderët e forumit dhe temat kryesore

Ngjarja e këtij viti u drejtua nga këshilltarët federalë Guy Parmelin dhe Ignazio Cassis, të cilët, së bashku me ekspertë ndërkombëtarë, diskutuan mbi strategjitë inovative për të nxitur rritjen ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Ndër folësit e shquar ishin profesori i ETH dhe astrofizikani i njohur Thomas Zurbuchen, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Ngozi Okonjo-Iweala.

Forumi ofroi diskutime dhe punëtori të fokusuara në çështje kyçe si:

  • Kontributi i sektorit privat zviceran në rindërtimin e Ukrainës
  • Zgjidhjet për financim të qëndrueshëm
  • Roli i tregtisë së qëndrueshme në zhvillimin ekonomik
  • Ndikimi i shkencës në tregjet e inovacionit
  • Planifikimi i zgjuar urban për qytete më të qëndrueshme

Një aspekt i rëndësishëm i këtij edicioni ishte përfshirja aktive e të rinjve në debatet dhe zgjidhjet për sfidat globale.

Çmimet për Inovacionin në bashkëpunimin ndërkombëtar

Një nga momentet më kulmore të forumit ishte ceremonia e ndarjes së Çmimeve IC, ku kompani zvicerane, ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) dhe start-up-e u vlerësuan për zgjidhjet e tyre inovative në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Këshilltari federal Guy Parmelin ndau çmimet prestigjioze për fituesit, duke nderuar idetë që kanë potencial për të sjellë ndryshime të prekshme në zhvillimin global.

Organizimi dhe mbështetja institucionale

Forumi IC 2025 u organizua nga Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) e Ministrisë së Jashtme Zvicerane (EDA) dhe Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) i Ministrisë Federale të Ekonomisë, Formimit dhe Kërkimit (WBF). Këto institucione theksuan se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe inovacioni ekonomik janë elementë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit në Cyrih pritet të sjellë ide të reja dhe partneritete të forta për zhvillimin ekonomik global. Me fokus në inovacionin dhe bashkëpunimin ndërsektorial, ngjarja synon të kontribuojë në krijimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat që prekin vendet në zhvillim dhe ekonominë globale.

 

Ambasadori turk: Marrëdhëniet me Kosovën janë të thella, FSK-ja po ecën në drejtimin e duhur

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Turqisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje mbështetjen e Ankarasë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ambasadori ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të thella dhe se Kosova si vend i pavarur ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan.

Ai ka theksuar se shteti i tij është duke zhvilluar bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me vendin tonë.

“Marrëdhëniet tona me Kosovën janë shumë të thella dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse besojmë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane ka krijuar ose ka kontribuar në stabilitetin në Ballkan. Në këtë drejtim dhe gjithashtu në përputhje me disa aleatë të tjerë të NATO-s, Turqia po zhvillon bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Kosovën. Ky është një bashkëpunim thjesht mbrojtës midis vendeve tona dhe shpresojmë që ai të kontribuojë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit”, ka thënë ai.

Ambasadori Tunç Angılı ka thënë se Turqia së bashku me aleatet e NATO-s janë duke ofruar mbështetje për transformimin e FSK-së.

Ai ka theksuar se FSK-ja është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Sa i përket transformimit të FSK-së, siç mund ta dini, brenda NATO-s ekziston një kuadër i bazuar në katër shtylla për transformimin e FSK-së. Së bashku me disa aleatë të tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, edhe Turqia po ofron mbështetje për transformimin e FSK-së. Personalisht, mendoj se FSK-ja tani po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.

Ambasadori turk ka folur edhe për rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut në zgjidhjen e çështjeve mesë Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se dialogu mes dy vendeve duhet që të vazhdojë.

“Së pari, ne besojmë se, si Turqi, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç diplomacisë dhe dialogut për zgjidhje të qëndrueshme të dallimeve. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha dallimeve në vendet tona të Ballkanit, sepse i shohim të gjithë si vëllezër dhe miq të Turqisë. Sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë që ai të vazhdojë. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë dhe të mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, përcjell albinfo.ch. 

Ajo theksoi se tani prioritet për amerikanët janë negociatat për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme,” tha Leavitt.

“Ishte fantastike që kamerat po rrotulloheshin sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren Presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.

https://x.com/nexta_tv/status/1895731463007490383?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1895731463007490383%7Ctwgr%5E9fc1c4ea95cb6c382d5d675c27b8c74416b36cfa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.arbresh.info%2Fbota%2Fshtepia-e-bardhe-njoftoi-se-nuk-do-te-kete-me-ndihma-per-ukrainen%2F

Vazhdon numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Me 14.36 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33 për qind prej tyre.

Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68 për qind apo 583 vota.

Ndërkaq, Paria Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48 për qind.

Për këto zgjedhje, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të votojnë në dy mënyra: përmes postës dhe votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, teksa numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës është drejt fundit.

KQZ-ja ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime.

Përveç votave të diasporës, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare, pas numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80 për qind të votave të fituara, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7.46 për qind. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

LVV-ja po ashtu po prin bindshëm sa u përket votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike./REL

Ky është rezultati i votave në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

Si në të gjitha konsullatat, ashtu edhe në atë të Shtutgartit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me përqindjen më të lartë 77.01% apo 556 vota, shkruan albinfo.ch.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta për nga numri i votave me 80 vota, apo 11.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 5.82% apo 42 vota.

Ndërkohë AAK-Nisma ishin 30 vota apo 4.16%.

Si u votua në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, kanë marrë shumicën dërmuese të votave, shkruan albinfo.ch.

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Lëvizja Vetëvendosje mori 1141 vota apo 78.91 %.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës 134 vota (9.27%), Partia Demokratike e Kosovës 84 vota (5.81%).

Partia Nova Demokratska Stranka mori 44 vota (3.04%) dhe AAK-Nisma 28 vota (1.94%). /Albinfo.ch

Kushdo që kërkon uljen e qirasë mund të penalizohet

Në pamje të parë, është një lajm i mirë për qiramarrësit: Të hënën, norma e interesit referencë me të cilën lidhen qiratë pritet të bjerë nga 1.75 për qind në 1.5 për qind. Një ulje zakonisht shoqërohet me të drejtën për ulje të qirasë. Megjithatë, kushdo që kërkon një të tillë këtë herë mund të duhet papritur të paguajë qira më të larta.

Redaktori i biznesit Sina Freiermuth shpjegon pse. Norma e interesit referencë synon të pasqyrojë kostot e financimit të një prone. Për ta bërë këtë, Banka Kombëtare e Zvicrës llogarit normën mesatare të interesit të të gjitha kredive hipotekare në Zvicër dhe rrumbullakos vlerën në një të katërtën e përqindjes.

Nëse hipotekat bëhen më të lira – siç ka ndodhur për disa muaj – norma e interesit referencë në mënyrë të pashmangshme bie gjithashtu. Për çdo ulje prej 0,25 pikë përqindjeje, qiramarrësit kanë të drejtë për një ulje të qirasë prej 2,9 për qind – me kusht që qiraja të bazohet në normën e mëparshme të interesit ose në një normë më të lartë të interesit referencë.
Qiraja varet gjithashtu nga vetë prona me qira. Për apartamentet e reja, për shembull, kthimi bruto që qiradhënësi arrin nëpërmjet të ardhurave nga qiraja mund të jetë deri në 3.5 pikë përqindje mbi normën e interesit referencë. Vetëm nëse qiradhënësi arrin një fitim shumë të lartë, ai duhet të përmbushë kërkesën për uljen e qirasë.
Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe administrimit kanë gjithashtu ndikim në qira. Dhe po ashtu edhe inflacioni. Nëse niveli i çmimeve rritet, qiradhënësi mund të përballojë më pak me të ardhurat nga qiraja se më parë. Qiradhënësi mund t’ua kalojë qiramarrësve 40 për qind të inflacionit që është grumbulluar që nga rregullimi i fundit i qirasë në formën e qirave më të larta.
Në varësi të mënyrës se si është zhvilluar inflacioni që nga caktimi i qirasë së fundit, kompensimi i kostos së jetesës që qiradhënësi mund të kërkojë mund të jetë më i lartë se ulja e qirasë për të cilën ka të drejtë qiramarrësi. Prandaj, është e mundur që dikush të kërkojë një rregullim dhe në fund duhet të paguajë një qira më të lartë.
Sipas Shoqatës Zvicerane të Qiramarrësve, ata që kanë nënshkruar një kontratë midis 1 majit 2015 dhe 1 dhjetorit 2023 nuk kanë shumë gjasa të përfitojnë nga një ulje. Që nga maji 2015, për shembull, niveli i çmimeve është rritur me rreth 7 përqind; Prandaj, pronarët mund të kërkojnë një kompensim relativisht të lartë të inflacionit, i cili mund të tejkalojë të drejtën e qiramarrësve për një ulje.
Megjithatë, inflacioni ka qenë në rënie muajt e fundit. Për kontratat e nënshkruara që nga fillimi i vitit 2024, inflacioni i akumuluar është pra i vogël apo edhe negativ. Kompensimi i inflacionit që pronarët mund të kërkojnë është përkatësisht i vogël dhe shanset për një ulje të qirasë janë më të larta./SRF

Nuk ka banesa për punëtorët sezonalë – reagojnë komunat

 

Paga shpesh nuk është më kriteri më i rëndësishëm në intervistat për punë në zonat turistike zvicerane.

“Pyetja më e rëndësishme është shpesh nëse ka akomodim në dispozicion,” thotë Thomas Egger (57). Vendasja e Valais-it është drejtor i Grupit Zviceran të Punës për Rajonet Malore (SAB). Ai flet për një mungesë strehimi që është më e madhe në disa rajone turistike sesa në Cyrih apo Gjenevë.

Ekziston një furnizim veçanërisht i ngushtë i banesave për punonjësit e hoteleve ose hekurudhave malore. “Tregu i dytë i shtëpisë në rajonin e Alpeve është pastruar,” thotë Egger. “Ky është një zhvillim dramatik.” Nga njëra anë, kjo do të thotë se shumë vendas e kanë të vështirë të gjejnë strehim të përballueshëm.

Situata është më drastike për punonjësit sezonalë në turizëm. Duke qenë se ata qëndrojnë vetëm për një kohë të shkurtër, ata shpesh nuk marrin një apartament. “Pronarët duan qiramarrës afatgjatë,” thotë Egger. Pasoja: “Rekrutimi i punëtorëve të kualifikuar është masivisht më i vështirë”.

Apartamentet e shtrenjta shpesh nuk diskutohen për punë në turizëm – si p.sh. Ekziston një mungesë banesash kur shkalla e vendeve të lira të punës është 1.0 ose më e lartë. Është 0.0 në Lenk dhe 0.4 në Zermatt. Në të gjitha komunitetet turistike, shkalla e vendeve të lira të punës është përgjysmuar nga 1.5 në 0.75 midis 2020 dhe 2023.

Arsyet: Nga njëra anë, ligjet më të rrepta të planifikimit hapësinor po kufizojnë aktivitetin e ndërtimit.

Nga ana tjetër, ka pasur një rritje të kërkesës për apartamente në male që nga Covid. Egger gjithashtu beson se përgjegjësit kryesorë janë punëdhënësit. Hekurudhat malore Grimentz VS, për shembull, kanë apartamente me qira për punonjësit, dhe disa hotele bëjnë të njëjtën gjë.

Por sektori publik tani po ndërhyn gjithnjë e më shumë në treg dhe madje po nxjerr rregullore në disa raste. Shembujt e mëposhtëm e tregojnë këtë:

Bashki të ndryshme promovojnë ndërtimin e banesave jofitimprurëse, si kooperativat. Ata gjithashtu mund ta bëjnë këtë nëse japin të drejtën e ndërtimit të tokës.

Në Graubünden, kantoni po promovon kooperativat e strehimit në zonat malore në mënyrë që ato të ofrojnë apartamente në kushte tërheqëse.

Komuna e Sumvitg GR ka shkuar shumë: ka krijuar një zonë për strehimin e stafit.

Në Zermatt VS ka një zonë planifikimi: hotelierët duhet të ofrojnë dëshmi të hapësirës së jetesës për punonjësit përpara se të jepet një leje ndërtimi.

Komuna e Obergoms VS ka shndërruar kazermat e papërdorura ushtarake në dhoma për punonjësit. Interlaken dhe Unterseen BE kufizojnë marrjen me qira të përkohshme të banesave kryesore nëpërmjet Airbnb.

Të shtëna në Albisriederplatz të Cyrihut

Një operacion policor u zhvillua në Albisriederplatz mbrëmjen e së premtes. Një lexues raportoi se kishte të shtëna. Policia ka konfirmuar se një operacion ka ndodhur.

Fotografitë e një lexuesi tregojnë disa automjete të policisë së qytetit të Cyrihut pranë Albisriederplatz. Banori thotë se ka pasur të shtëna dhe se ka shumë policë në vendngjarje, në Hardstrasse.

Siç raporton Blick, vitrina e dyqanit të UBS ishte e rrethuar dhe një vrimë plumbi mund të shihet në dritare. Nuk dihet ende nëse kjo është shkaktuar nga të shtënat.

Kur u pyet, policia e qytetit të Cyrihut konfirmoi se një operacion ishte duke u zhvilluar në vendndodhjen në fjalë “për shkak të të shtënave”. Ata thanë se për momentin nuk mund të jepet më shumë informacion. / Blick

Zyrtarët rusë mbështesin Trumpin pas përplasjes me Zelenskyn

 

Pas argumentit që u transmetua drejtpërdrejt në TV në mbarë botën, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, postoi në X se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy “më në fund mori një shuplakë të duhur në Zyrën Ovale”. Ai shtoi se presidenti amerikan Donald Trump ka të drejtë për regjimin e Kievit, i cili “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance arritën të përmbaheshin nga goditja e Zelenskyy-t. “Unë mendoj se gënjeshtra më e madhe e Zelenskyy-t nga të gjitha gënjeshtrat e tij ishte pohimi i tij në Shtëpinë e Bardhë se regjimi i Kievit në vitin 2022 ishte i vetëm, pa mbështetje,” shkroi ajo në Telegram. /DW