Frangu zviceran feston 175-vjetorin

Monedha e famshme e fortë dhe elastike e Zvicrës lindi pikërisht në muajin maj të vitit 1850, transmeton albinfo.ch.

Para kësaj date, qarku kishte gati 80 lordë të autorizuar për të prerë para.

Në varësi të rajonit, pagesa bëhej në batz, taler, shilingë ose centime. Udhëtarët që kalonin vendin ose duhej të mbanin me vete disa monedha ose të vraponin nga një zyrë këmbimi në tjetrën.

Megjithatë, në vitin 1850 u krijua një ligj i ri (me qëllim lojën e fjalëve) që bashkonte monedha të ndryshme në një të vetme kombëtare.

Neni 1 i Ligjit Federal të Monedhës të 7 majit 1850 thotë se “Pesë gramë argjend, nëntë të dhjetat e imët, përbëjnë njësinë monetare zvicerane, nën emrin frang”, duke shtuar, për të gjithë pasardhësit, se “frangu ndahet në njëqind (100) centime”.

Dhe pjesa tjetër është histori.

Nis mesha e Papës së ri

Papa i parë nga Amerika e Veriut po kremton Meshën e tij të parë si Papë, duke kryesuar në Kapelën Sistine me kardinalët që e zgjodhën për të pasuar Papa Françeskun dhe për të ndjekur hapat e tij për drejtësi sociale, përcjell albinfo.ch.

Me rroba të bardha, Leo hyri në Kapelën Sistine dhe bekoi kardinalët teksa i afrohej altarit, me afreskun “Gjykimi i Fundit” të Michelangelos pas tij.

Ishte në të njëjtën kapelë, të zbukuruar me afreske, ku dje u zgjodh Papa i 267-të, Robert Prevost, misionari i lindur në Çikago dhe Papë i parë nga Shtetet e Bashkuara.

Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Kosovës i duhen urgjentisht institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është zgjidhje për krizën politike aktuale në vend, duke theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale. Sipas tij, Nismës nuk i takon përgjegjësia për formimin e institucioneve, por partive që kanë marrë përgjegjësi më të madhe, përcjell albinfo.ch.

“Momenti është për t’i thirrur përgjegjësisë. Të gjitha palët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, pa institucione. Na duhet një qeveri në punë”, ka thënë Limaj në një deklaratë për media.

Ai shtoi se vendi po përballet me një situatë të rënduar ekonomike dhe se duhet ndërmarrë hapa për të lëvizur ekonominë përpara.

“Gjendja ekonomike në Kosovë s’ka qenë kurrë më keq. Duhet ta lëvizim ekonominë, jo të futemi në cikël zgjedhjesh”, theksoi ai.

Limaj kritikoi mungesën e dialogut mes partive politike dhe ka thënë se qytetarët i kanë votuar për të ndërtuar institucione, jo për të shkuar sërish në zgjedhje. Ai konfirmoi se Nisma nuk ka pranuar asnjë ftesë për bisedime, por pret që partitë të tregojnë përgjegjësi karshi votuesve.

Evropa shënon sot ditën e saj

Viti 2025 shënon 75-vjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për një epokë të paprecedentë prosperiteti, paqeje, demokracie, solidariteti dhe bashkëpunimi në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Për të shënuar këtë rast, shumë ngjarje do të zhvillohen në vendet anëtare të BE-së dhe në mbarë botën, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha sferat e jetës.

Institucionet e BE-së do të hapin dyert e tyre dhe do të ftojnë qytetarët të vizitojnë ambientet e tyre, të zbulojnë punën e tyre dhe të përfshihen në një gamë të gjerë aktivitetesh edukative dhe argëtuese.

Ndërtesat dhe monumentet historike në të gjithë globin do të ndriçohen me ngjyrat e BE-së, ndërsa një program i veçantë i Ditës së Evropës është planifikuar për Expo 2025 në Osaka, Japoni.

Në kohët e pasigurisë globale, Evropa mbetet një spirancë e stabilitetit, një vend mundësie dhe mbrojtjeje për qytetarët e saj.

BE-ja dhe institucionet e saj po punojnë drejt qëllimit të përbashkët për të garantuar prosperitet dhe konkurrencë, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen tonë, duke mbështetur vlerat themelore për të cilat interesohen evropianët.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos më 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës.

Kjo ditë festohet edhe në Kosovë.

Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it

Tingujt e këngës së mirënjohur “Mora fjalë”, dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari, po jehojnë edhe në mes të sheshit në Mynhen të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Azem Haziri, përmes performancës së tij në piano, ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve që janë mbledhur rreth tij për t’i ndier tingujt që shprehin madhështinë e kryekomandantit të Kosovës.

Ky kosovar ka postuar në profilin e tij në Facebook një video duke luajtur në piano këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Ai shihet në mes të një sheshi në Mynhen, i rrethuar nga qytetarë që ndalen e dëgjojnë. /Albinfo.ch

Video: Azem Haziri

https://www.facebook.com/share/v/1AauJe2Sxb/?mibextid=wwXIfr

S’ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve

Pas 13 përpjekjeve, deputetët të premten nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ngërçi vazhdon të mbetet sikur në seancat e fundit – te votimi për formimin e një komisioni parlamentar për votim të fshehtë.

Kësaj radhe, për formimin e komisionit ishin 56 deputetë për e një kundër.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj në orën 10:00.

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Delegati më i ri shqiptar që do ta përfaqësojë Maqedoninë në UEFA për ndeshjet është Drilon Ganiu, i cili u pranua në “shtëpinë evropiane të futbollit”, përcjell albinfo.ch.

Ai ishte ushtrues detyre në udhëheqjen e re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Pas largimit nga ky pozicion, u riemërua zëvendëssekretar i përgjithshëm i FFM-së, por karrierën e tij do ta vazhdojë në UEFA, ku do të shërbejë si delegat ndeshjesh. UEFA.

Vlen të theksohet se Ganiu do të jetë delegat në ndeshje, duke falënderuar publikisht Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe presidentin e saj, Masar Omeragiq.

Presidentja Osmani paralajmëron se shpejt do t’i ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik, përcjell albinfo.ch.

Anëtarë të kabinetit të saj njoftuan se do të kontaktojnë partitë politike për t’u dakorduar për kohën e përshtatshme për organizim të takimit.

Presidentja Vjosa Osmani do t`i ftojë liderët e partive politike për t’u takuar, në funksion të zhbllokimit të situatës politike.

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. 

Përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit

ot deputetët do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ata pritet të mblidhen në sallën plenare në orën 10, në tentimin e 13-të radhazi për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit.

Të mërkurën për të 12-tën herë deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe që nga atëherë kanë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës.

Ngërçi është krijuar te pika e tretë, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Edhe në seancën e së mërkurës, sikurse në tri të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.

Deputetë të PDK-së, të LDK-së, të AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe të Listës Serbe nuk morën pjesë në votimin për formimin e komisionit zgjedhor i cili do ta mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit. Pas ndërprerjes së punimeve, përfaqësues të të dy taborëve politikë akuzuan njëri-tjetrin për ngërçin.

Në katër vazhdimet e fundit të seancës konstituive të Kuvendit, propozimi i LVV-së për Albulena Haxhiun kryeparlamentare nuk është nxjerrë në votim, pasi kryesuesi Avni Dehari i ka ndërprerë punimet menjëherë pas dështimit për të formuar komisionin e votimit të fshehtë.

Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”

Në kuadër të Javës Evropiane të Kulturës në Chemnitz, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” performoi me sukses të jashtëzakonshëm, duke sjellë me krenari para publikut evropian ritmet, ngjyrat dhe shpirtin artistik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Kjo paraqitje shënon pjesëmarrjen për herë të parë të Republikës së Kosovës në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor.

Përmes diplomacisë kulturore dhe pjesëmarrjes në programin “Europe Sounds – Muzika bashkon Evropën në Chemnitz”, Kosova u rreshtua krah vendeve si Gjermania, Spanja, Franca, Rumania, Portugalia, Belgjika, Sllovenia dhe Armenia, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e saj të pasur artistik.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje madhore përbën një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të kulturës sonë dhe në forcimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera evropiane. Prezenca e madhe e publikut gjerman dhe ndërkombëtar, si dhe e bashkatdhetarëve të ardhur nga lande të ndryshme të Gjermanisë, i dha këtij eventi një jehonë të veçantë.

https://www.facebook.com/share/v/16Cmiak2go/?mibextid=wwXIfr

Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike

Më 16-17 maj, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare bën me dije se do të mbledh sërish shumë profile të suksesshme në fushën e ekonomisë për Konferencën Ekonomike, tashmë traditë, përcjell albinfo.at.

Ky është vendi ku fuqia e mërgatës dhe energjia vendore bashkohen për ide të reja, partneritete të reja dhe zhvillim konkret.

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare fton të gjithë afaristët shqiptarë në mërgatë të marrin pjesë në këtë konferencë.

Ky event dyditor është një mundësi e shkëlqyer për të lidhur bizneset e diasporës me ato vendore, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi dhe për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike.

Regjistrimi është i hapur këtu:https://www.rrjeti.at/ftese-per-konferencen-ekonomike-ne-prishtine-16-17-maj-2025/

Në ditët në vijim do të ndajmë me ju edhe risitë e tjera që do të sjellë këtë vit Konferenca, thuhet në postimin e Rrjetit.

https://www.facebook.com/share/p/1AmHq9c7db/?mibextid=wwXIfr

BE miraton ndryshimet e rregullave për të lejuar vrasjen e ujqërve

Parlamenti Evropian miratoi sot ndryshimet në rregullore që lejojnë vendet e Bashkimit Evropian të vrasin më lehtë ujqërit. Propozimi u mbështet nga 371 ligjvënës të BE-së, ndërsa 162 prej tyre votuan kundër dhe 37 abstenuan.

Vendet e BE-së duhet të japin ende miratimin e tyre përpara se statusi i mbrojtjes së ujkut të ndryshohet nga “i mbrojtur në mënyrë strikte” në “i mbrojtur”. Deri më tani, ujqërit kanë qenë shumë të mbrojtur në Evropë.

Megjithatë, në disa rajone, njerëzit kanë vënë në dyshim nëse statusi quo mund të justifikohet ende, pasi numri i ujqërve vazhdon të rritet.

Sipas ambientalistëve, “edhe pse kjo specie ishte zhdukur në pjesë të mëdha të Evropës deri në vitet 1960, aktualisht gjenden rreth 19 000 ujqër në BE.”

Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare

Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka rritur kontrollet.

Fqinjët e Gjermanisë kanë shprehur shqetësim për planet e kancelarit Friedrich Merz për të forcuar kontrollet në kufijtë e vendit dhe për të refuzuar kërkuesit e azilit—një politikë që kritikët thonë se bie ndesh me të drejtën evropiane për azil.

Ndërsa Vjena mbështet një qasje më të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm, ajo paralajmëroi administratën e re, e cila mori detyrën dje në Berlin, për rrezikun e shkeljes së ligjeve të BE-së, përcjell albinfo.ch.

“Austria, në përgjithësi, mirëpret përpjekjet e Gjermanisë kundër mafias së kontrabandës dhe emigracionit të paligjshëm,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme austriake. “Ne presim që autoritetet gjermane t’i përmbahen rreptësisht rregullave të së drejtës evropiane në çdo masë që ndërmarrin.”

 

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për të varfërit

Bill Gates, themeluesi i Microsoft-it dhe filantropi i njohur, ka njoftuar se do t’i dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij gjatë dy dekadave të ardhshme, me një fokus të veçantë në luftimin e varfërisë. Sipas deklaratës së tij të bërë të enjten, ai planifikon të investojë rreth 200 miliardë dollarë për të ndihmuar më të varfrit e botës përmes Fondacionit Gates deri në vitin 2045, një periudhë kur qeveritë globale po reduktojnë ndihmën ndërkombëtare.

Gates, i cili ka ndarë deri tani një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij, theksoi se Fondacioni Gates do të mbyllet më 31 dhjetor 2045, pasi të ketë shpenzuar rreth 99 % të aseteve të tij personale. Ai gjithashtu shpjegoi se kjo nismë është një përgjigje ndaj reduktimit të ndihmave ndërkombëtare, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, që kanë pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e projekteve globale për shëndetin dhe zhvillimin.

Gates ka shprehur shqetësimin për pasigurinë e vazhdimësisë së mbështetjes për më të varfrit, duke përmendur veçanërisht ndikimin e shkurtimeve të ndihmave nga vendet e pasura. Ai ka bërë thirrje për një rritje të dhurimeve nga individët e pasur, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të përshpejtuar përparimin në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve të rrezikshme.

Pasuria e Bill Gates aktualisht vlerësohet rreth 108 miliardë dollarë, dhe Fondacioni Gates është një nga aktorët kryesorë në fushën e shëndetësisë globale, me një buxhet vjetor që pritet të arrijë në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026.

Në 25-vjetorin e themelimit të Fondacionit Gates, Bill Gates ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve në shëndetësinë globale dhe ka apeluar për mbështetje të vazhdueshme nga qeveritë dhe donatorët, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për miliona njerëz në mbarë botën.

Presidentja e Kosovës gati për takim të liderëve politikë, koha do të caktohet së shpejti

Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të përcaktuar kohën e përshtatshme për një takim me liderët e subjekteve politike. Kështu, ka njoftuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, transmeton albinfo.ch.

Osmani, e cila ka shprehur gatishmërinë për një takim me liderët politikë që prej 16 prillit, ka theksuar se nuk ka pasur deri tani kërkesa për një takim të tillë. Megjithatë, pas disa kërkesave nga partitë politike, kabineti i presidentes do të koordinojë me to për të gjetur një datë të përshtatshme për një takim gjithëpërfshirës.

 

Këshilli Federal nën presion: Kërkohet rregullim i menjëhershëm i rrjeteve sociale

Një letër e hapur dhe disa mocione parlamentare po ushtrojnë presion ndaj Këshillit Federal që të veprojë më shpejt në rregullimin e rrjeteve sociale. Qeveria së fundmi vendosi të shtyjë një ligj të planifikuar për këtë çështje.

Deputetë të të gjitha partive në Këshillin Kombëtar kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar Këshillit Federal, duke kërkuar rregullim të shpejtë të platformave sociale. Letra është nismë e organizatës “AlgorithmWatch” dhe është nënshkruar nga mbi 1,600 persona, transmeton albinfo.ch.

Platformave u kërkohet të analizojnë rregullisht rreziqet që teknologjitë e tyre sjellin për shoqërinë.

Të mërkurën pasdite, aktivistët nga “AlgorithmWatch” u mblodhën në Bundesplatz me një kërkesë të qartë: Qeveria nuk duhet të vonojë më në rregullimin e platformave sociale.

Sipas organizatës, algoritmet jo të qarta dhe rregullat arbitrare, si dhe përqendrimi i pushtetit mediatik dhe ekonomik në disa kompani teknologjike, përbëjnë rrezik serioz për shoqërinë.

 

 

Posta zvicerane do t’i paguajë Konfederatës dividendë prej 100 milionë CHF këtë vit

Posta zvicerane njoftoi të enjten në përfundim të mbledhjes së saj të përgjithshme vjetore se do t’i transferojë Konfederatës shumën prej 100 milionë CHF. Kjo shumë do të shkojë tërësisht në arkën federale.

Sipas një deklarate për shtyp të publikuar nga kompania, dividendi do të shpërndahet nga fitimet e disponueshme për vitin financiar 2024, që kapën shumën prej 324 milionë CHF, mbi një të ardhur operative prej rreth 7.6 miliardë CHF. Llogaritë vjetore të kompanisë u prezantuan në mesin e muajit mars, transmeton albinfo.ch.

Në mbledhjen vjetore, Konfederata Zvicerane, si aksionari i vetëm i Postës Zvicerane, miratoi të gjitha propozimet e bordit drejtues, përfshirë rezultatin financiar. Po ashtu, anëtarëve të bordit u është dhënë shkarkim i plotë për vitin financiar 2024.

Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë

hërbimet gjermane të inteligjencës pezulluan përkohësisht klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “grup i provuar ekstremist i djathtë”, në pritje të një vendimi gjyqësor mbi ankesën e paraqitur nga partia.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Administrative e Këlnit, pezullimi do të mbetet në fuqi derisa të merret një vendim për kërkesën për pezullim të përkohshëm të këtij klasifikimi, dorëzuar nga AfD. Data e këtij vendimi nuk është bërë e ditur, transmeton albinfo.ch.

Pasojat praktike: Shërbimi i brendshëm i inteligjencës do të heqë nga faqja e tij zyrtare komunikatën për shtyp të datës 2 maj, që lidhej me këtë klasifikim, dhe monitorimi i shtuar nga policia, i mundësuar nga ky vlerësim, nuk mund të zbatohet në këtë fazë.

Reagime të forta

Njoftimi i së premtes së kaluar për këtë klasifikim të ri të AfD-së, një parti që doli e dyta në zgjedhjet legjislative, tronditi skenën politike vetëm pak ditë para betimit të kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz.

Ky vendim shkaktoi edhe tensione politike, veçanërisht në marrëdhëniet me administratën Trump, e cila ka shprehur mbështetje për AfD-në.

Shërbimet e inteligjencës e bazuan vlerësimin e tyre në një raport të brendshëm me mbi 1,000 faqe, përpiluar gjatë disa viteve. Raporti konkludon se ideologjia e AfD-së “nënçmon grupe të tëra popullsie në Gjermani dhe cënon dinjitetin e tyre njerëzor”, gjë që “nuk përputhet me rendin demokratik bazë”.

“Fitore e pjesshme” për AfD-në

Ky rishikim ka rindezur debatin për një proces të mundshëm ndalimi të kësaj partie, e themeluar në vitin 2013.

Po kjo gjykatë në Këln, ku ndodhet edhe zyra e inteligjencës së brendshme, kishte mbështetur vendimin fillestar në vitin 2022 për të klasifikuar AfD-në si rast i dyshuar ekstremizmi.

Bashkëkryetarët e AfD-së, Tino Chrupalla dhe Alice Weidel, e përshkruan pezullimin e përkohshëm si një “fitore të pjesshme kundër shërbimeve të inteligjencës”.

 

Muaji prill: Rriten çmimet edhe në Shqipëri

Inflacioni ka shënuar rrije për muajin prill në Shqipëri. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Prill është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, pavarësisht se duhet të ndodhte e kundërta sepse në treg në këtë periudhë dalin produktet vendase.

Por ecuria negative e prodhimit bujqësor ka sjell rritje të inflacionit në nivelin më të lartë të 15 muajve të fundit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Sipas INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit janë grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 dhe më pas janë grupet e tjera  që kanë pësuar rritje më të ulët, si mobilje, mirëmbajtje shtëpije, veshjet, këpucët por edhe hotelet dhe kafenetë.

Në grupin e ushqimeve, konsumatorët hasin çmime më të larta për “zarzavate përfshirë patatet” me një rritje 7,7 %, pasuar “vajra dhe yndyrna” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 % ndërsa rritje më të ulët kanë “bukë dhe drithëra” me 1,4 %.

Çfarë presin punonjësit pastoralë të Zvicrës nga Papa i ri?

Reformat në Kishën Katolike duken të vështira. Gratë katolike prandaj duan një gjë më shumë se gjithçka tjetër: një liri të madhe.

Katharina Jost dhe dëshira për autonomi të mëtejshme të kishave lokale

Nëse Katharina Jost do të kishte një dëshirë për Papën e ri, do të ishte kjo: “Kishat lokale duhet të kenë më shumë autonomi.”

Katharina Jost është teologe dhe punon si pastor në një famulli në Luzern. Ajo gjithashtu është nënkryetare e Federatës Zvicrane të Grave Katolike dhe ka përkrahur për vite me radhë barazinë në kishë. “Ka shumë për t’u ndryshuar në lidhje me imazhin e gruas,” thotë ajo.

Papa Françesku ka dhënë rolin e kujdestarëve dhe nënave për gratë. Ai e ka vlerësuar rolin e tyre në këtë kuadër. Katharina Jost dëshiron një largim nga rolet tradicionale gjinore. Secili duhet të mund të zhvillohet lirisht, edhe në kishë, transmeton albinfo.ch.

Pa një ndryshim të plotë kursi

Pavarësisht kritikave, Papa Françesku ka inicuar shumë gjëra që duhet të vazhdojnë. Ai ka lejuar mendime të ndryshme brenda Kishës. Sophie dhe Moritz Zimmermann bien dakord me këtë. Ata së shpejti do të përfundojnë trajnimin e tyre në ministrinë e famullisë. Ata nuk duan që Papa i ri të ndryshojë plotësisht kursin.

“Papa Françesku ka lënë që pyetje të kontestuara të mbeten të hapura,” thotë Moritz Zimmermann. Kështu, Papa ka arritur të gjejë një balancë mes pozita progressive dhe konservative.

Moritz Zimmermann shpreson që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen: “Një papa që i jep kishave lokale hapësirë për të trajtuar çështjet e komunitetit queer dhe çështjet e gruas do të ishte një hap i madh përpara.

Katharina Jost dhe Zimmermannët ndajnë të njëjtin dëshirë: shumë liri në punën e tyre me besimtarët. Kjo do t’u mundësonte atyre të vazhdonin udhëheqjen progresive, edhe nëse Kisha Katolike i refuzon ato në rajone të tjera të botës.

 

 

 

Biografia e Papës së zgjedhur: Leo XIV, një njeri i moderuar i dëgjimit dhe sintezës

Robert Francis Prevost, i sapo zgjedhur, është papa i parë i shenjtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në historinë e Kishës Katolike. 69-vjeçari amerikan është një njeri që dëgjon mirë dhe është i aftë të sintetizojë, i klasifikuar si një njeri i moderuar dhe i njohur me fushën dhe mekanizmat e brendshëm të Vatikanit. Portreti i tij.

Një ipeshkëv “nuk duhet të jetë një princ i vogël që rri në mbretërinë e tij, ai duhet të jetë afër njerëzve që shërben dhe të ecë me ta, të vuajë me ta,” tha Robert Francis Prevost për faqen e lajmeve të Vatikanit në vitin 2024.

I krijuar kardinal nga Papa Françesku në vitin 2023, i cili e çoi atë në Vatikan, ai kishte qenë para zgjedhjes së tij anëtar i shtatë dikasterive (barasvlershme me ministri në Vatikan), transmeton albinfo.ch.

Robert Francis Prevost ka udhëhequr veçanërisht Dikasterin e Ipeshkëvëve, i cili e bëri atë këshilltar të papës të mëparshëm për emërimin e ipeshkëvëve.

Papa Françesku e vlerësoi veçanërisht këtë njeri, shpesh të përshkruar si i kujdesshëm dhe i rezervuar, i cili kaloi vite të tëra në “periferitë”, ato territore që ishin të largëta ose të neglizhuara më parë nga Kisha.

I lindur në Çikago, Ipeshkëvi Prevost kaloi gjithsej dy dekada në Peru, ku kreu punë misionarizmi dhe u bë Arqipeshkëv Emeritus i Chiclayos, në veri të vendit.

Por ai ka edhe një reputacion brenda Kurisë,  qeveria e Vatikanit  si një moderat që mund të pajtojë pikëpamje të ndryshme.

Mesazhi është ende i njëjtë  por mënyra për të arritur tek njerëzit e sotëm, të rinjtë, të varfërit, politikanët, është e ndryshme.

Robert Francis Prevost, pas vdekjes së Papa Françeskut

Pas vdekjes së Papa Françeskut, ai tha se kishte “ende shumë për të bërë” brenda Kishës.

“Ne nuk mund të ndalojmë, ne nuk mund të kthehemi mbrapa. Duhet të shohim se çfarë dëshiron Shpirti i Shenjtë për Kishën e sotme dhe nesërme, sepse bota e sotme, në të cilën jeton Kisha, nuk është e njëjta si ajo e dhjetë apo njëzet viteve më parë,” tha ai në prill, përcjell albinfo.ch.

“Mesazhi është ende i njëjtë  por mënyra për të arritur tek njerëzit sot, të rinjtë, të varfërit, politikanët, është e ndryshme,” shtoi ai.

Kjo parashikon një papatë të shënuar nga një ndryshim në formë, por një vijimësi në përmbajtje.

Teolog dhe matematicien

I lindur më 14 shtator 1955, Ipeshkvi Prevost studioi në seminarin e vogël të Urdhrit të Shën Augustinit, në të cilin hyri në vitin 1977. Ai është diplomuar në teologji dhe gjithashtu mban një diplomë në matematikë.

I shuguruar si prift në vitin 1982, ai u dërgua dy vjet më vonë si misionar në Peru, një vend ku qëndroi për shumë vite. Ai u kthye në Çikago në vitin 1999 si superior provinciali i Augustinianëve të Midwest, pastaj priori i përgjithshëm në vitin 2001.

Në vitin 2014, Papa Françesku e emëroi administratori apostolik i Dioqezës së Chiclayos në veri të Peru. Në vitin 2023, Ipeshkëvi Prevost u emërua prefekt i Dikasterit të fuqishëm për Ipeshkëvët, një nga pozitat më të rëndësishme në qeverinë e Vatikanit.

Në këtë pozicion strategjik, ai zëvendësoi Kardinalin kanadez Marc Ouellet, i cili ishte akuzuar për ngacmim seksual dhe dha dorëheqjen për shkak të moshës. Ipeshkëvi Prevost është gjithashtu president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

 

Politika vendore dhe fuqia ndërkombëtare

Kosova është nënshkruese e marrëveshjeve të një pas njëshme që nga shpallja e pavarësisë së saj, dhe kryesisht bisedimet që kishin përfunduar me marrëveshje ishin për komunitetin serb, pasi që bisedimet bëheshin me Serbinë e jo me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo ishte vetëm ndërmjetësuese që të krijonte një mundësi për bisedime.

Në të gjitha marrëveshjet pothuajse Kosova nuk fitonte ndonjë interes as rajonal e në rrafshin ndërkombëtar, në asnjë qeverisje, pa dallim!

Por më e dëmshmja ishte asociacioni (bashkësia e komunave serbe), dhe kjo sado që secila qeveri që ka ardhur në pushtet është orvatur ti shmanget asociacionit, ajo vetëm sa është prolonguar për të blerë kohë, por kërkesa nga BE dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë hequr dorë në implementimin e saj.

Situata politike sot është në stadin që asnjë subjekt politik nuk dëshiron të jetë e vetme në qeverisje, për shkakun e zbatimit të kësaj marrëveshje, që duket se do të jetë alfa në fillimin e rrënimit të shtetësisë sonë, ose humbjen në masë të funksionimit normal të një shteti.

Pra, përgjegjësia në këtë rast mëton të shpërndahet nga subjektet politike, dhe për këtë arsye duke filluar nga i pari bëhen manovra për tu shmangur krijimit të institucioneve më tutje. Nga kjo pastaj dalin ofertat dhe thirrjet për koalicione të mundshme në qeverisjen e republikës.

Më e mira duket që gjithë përfshirja e subjekteve politike në një qeveri kombëtare tranzitore,  ku do të jetësohet duke kaluar fazën delikate në të cilin është futur vendi.

Bashkësia ndërkombëtare që nga 2015 nuk duket që e ka për ngut. Ajo në vazhdimësi ka thënë se Kosova duhet ta implementon marrëveshjen që ka të bëjë me asociacionin, një mundësi që serbët të kenë një bashkësi ku do të kishin de juro një pavarësi brenda territorit të republikës. Dhe kjo formë e bashkësisë do të jetë në nivelet më të larta të organizmit strukturor dhe qeverisës.

Si përfundim, ne po ballafaqohemi me realitetin se nuk jemi krejtësisht të vetëm në rrugëtimin tonë në çlirimin e atdheut. Dhe për hisen që kanë ndërkombëtarët, duket se ata insistojnë të zbatojnë këtë. Kjo tregon se me gjithë institucionet tona, policinë, njësitë speciale, ushtrinë, shërbimet inteligjente e çfarëdo institucioni tjetër shtetëror, NDËRKOMBETARËT qëndrojnë mbi.

Ndërkombëtarët e mbajnë sustën që rrënon shtetin tonë në momentin që ne nuk zbatojmë politikat dhe interesat e tyre, ata lehtësisht kthejnë rezolutat dhe dërgojnë çështjen tonë në OKB.

Në sado që orvatemi ti shmangemi këtyre marrëveshjeve, sado elaborojmë në detaje përmes analizave e eksperteve, kjo nuk duket që po kalon te ndërkombëtarët mbi atë që ata ishin prezent se çfarë kanë nënshkruar, dhe për çfarë palët ishin pajtuar!

Krejt ky dëmtim i shtetit tonë ka mundur të shmanget nga vendimi i gjykatës, ku në vend që ta hidhte si tërësi marrëveshjen të dëmshme për republikën dhe shtetin tonë, ajo ndau draftet e marrëveshjes duke precizuar disa që janë në përputhje me kushtetutën e disa të tjera jo.

Por, tmerruese është fakti se pse nuk i shpërfaqet e vërteta qytetarëve të vendit, duke ju bërë me dije se mundësitë dhe fuqitë tona politike janë kaq. Pjesa tjetër është forcë që institucionet dhe shteti ynë nuk mundet të menaxhon me atë pjesë, e për rrjedhojë reale autoritetet e vendit janë të pafuqishme kundrejt bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, neve vazhdon të na shërbehet sikur gjithçka është në duart e autoriteteve tona, dhe se ne jemi ata që kinse zhvillojmë politikat që kanë të bëjnë me funksionimin normal të shtetit.

Siç kishin me thanë: kundrejt të huajve gjela, kurse përball nesh skiftera!