34 herë dështim, Kosova pa Kuvend funksional

Dështoi edhe seanca e 34-të e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që partitë nuk propozuan deputetët për anëtarët e komisionit zgjedhor për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nuk kaloi as formimi i këtij komisioni që rrjedhimisht dështoi seanca.

Ngërçi vazhdon të mbetet te pika për formimin e një komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Në sallë ishin 102 deputetë. 51 deputetë votuan pro formimit të këtij komisioni, ndërsa një ishte kundër.

Seanca e radhës do të mbahet të shtunën në ora 10:30.

Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar

Bëhet e ditur se pas një aksidenti, mërgimtari V.B nga fshati Duboc i komunës së Vushtrrisë, me banim në Francë ka humbur jetën, transmeton albinfo.ch.

Policia franceze dhe organet shëndetësore kanë konfirmuar vdekjen e tij pas aksidentit.

V.B ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.

Informacionet e hollësishme rreth ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura në kohë të duhur nga familjarët.

Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA: Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich

Më 27 qershor, në kinemanë Riffraff të Zürich-ut, do të shfaqet për herë të parë në Zvicër dokumentari “UDHA: Një gjak, një gjuhë, një besë”. Ky projekt filmik është fryt i bashkëpunimit të fondacionit Lorik Cana 5 dhe regjisorit italian Alessandro Ferrantelli. Dokumetari sjell në fokus jetën e shqiptarëve të Italisë së Jugut, arbëreshët e Kalabrisë dhe Sicilisë.

Ata janë një shembull i jashtëzakonshëm në historinë jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Komunitet ky që ka ruajtur me fanatizëm dhe krenari traditat dhe zakonet për më shumë se pesë shekuj. Të shpërngulur që para kohës së Skënderbeut, ata kanë mbijetuar në një truall të huaj, në rreth 50 komuna italiane, pa lejuar kurrë që gjuha e stërgjyshërve të shuhet. Arbëreshët janë një kapitull i paharruar i shqiptarisë.

Dokumentari “UDHA: Një gjak, një gjuhë, një besë” nis nga Hora e Arbëreshëvet, në provincën e Palermos (Sicilisë), dhe udhëton më pas nëpër fshatrat e Kalabrisë, nen shoqërimin e dy figurave që i japin shpirt këtij rrëfimi: ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe gazetarin e aktivistin Arbër Agalliu. Këta të dy i bashkohen jetës së përditshme të komuniteteve arbëreshe, ku e shkuara dhe e tashmja ndërthuren në një narrativë frymëzuese dhe edukative.

Lorik Cana, i njohur për kontributin e tij në futbollin shqiptar me 92 ndeshje ndërkombëtare, është kthyer në një ambasador të kulturës sonë nëpërmjet fondacionit të tij, duke investuar me përkushtim në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare.

Arbër Agalliu, gazetar shqiptar me shtetësi italiane, është një zë i fuqishëm për të drejtat e diasporës dhe njihet për angazhimin e tij të gjatë në përpjekjet për reformimin e ligjit të shtetësisë italiane.

Dokumentari është realizuar në gjuhën shqipe, një ndërthurje e shqipes moderne me arbërishten e ruajtur si një gjuhë e shenjtë brez pas brezi, dhe zgjat 40 minuta.

Në një vend si Zvicra, ku edhe ne jemi emigrantë nga trevat e ndryshme shqiptare, ky dokumentar vjen si një pasqyrë në të cilën mund të shohim më qartë veten: sa kemi ruajtur, çfarë kemi humbur dhe çfarë duhet të mbajmë gjallë.

I ftuari special i kësaj ngjarjeje është vetë Lorik Cana, me të cilin do të kemi kënaqësinë të bisedojmë rreth dokumentarit, nën moderimin e Prite Bytyçit. Më pas, do të pasojë një koktej i hapur, ku do të keni mundësinë të vazhdoni bisedën me Lorik Canën dhe mysafirët e tjerë në një atmosferë më të afërt.

Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të kufizuara. Regjistrohuni në këtë link për të siguruar praninë tuaj:eventbrite.com

Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois

Bëhet fjalë për Edona Preza, një aktiviste e komunitetit shqiptar që ka diplomuar në Shkencat Biologjike dhe Studime Shqiptare

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois, përcjell albinfo.ch.

Edona Preza, anëtare dhe vullnetare e përkushtuar e komunitetit tonë, e cila sapo u diplomua me sukses nga Universiteti DePaul në degën e Shkencave Biologjike, ka marrë gjithashtu certifikatën në Studime Shqiptare dhe të Evropës Juglindore.

Ndërkohë, Edona po nis një kapitull të ri si studente në Shkollën Dentare të Universitetit të Illinois në Chicago (UIC), në rrugëtimin e saj drejt profesionit të dentistes.

Që nga dita e parë, Edona ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e komunitetit tonë, veçanërisht përmes punës së saj me Klubin Shqiptar në DePaul.

Gjenevë: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të Iranit

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e tyre iranian të premten në Gjenevë, tha për Reuters duke cituar një burim diplomatik gjerman, përcjell albinfo.ch.

Referuar Reuters, ministrat fillimisht do të takohen me diplomaten kryesore të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në misionin e përhershëm të Gjermanisë në Gjenevë, përpara se të zhvillojnë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian.

Nisma evropiane vjen mes frikës për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli ndërmori javën e kaluar sulme të gjera ushtarake ndaj armikut të tij të betuar, Iranit, dhe Irani iu përgjigj me valë raketash ndaj objektivave izraelite.

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen fushatës ushtarake të aleatit të saj, Izraelit, gjë që ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës.

Qëllimi i bisedimeve mes Iranit dhe evropianëve, të cilat burimi gjerman i tha Reuters tha se po zhvillohen në koordinim me Shtetet e Bashkuara, është të bindet pala iraniane që të japë garanci të forta se programi i saj bërthamor do të përdoret vetëm për qëllime civile.

Sipas të njëjtit burim, bisedimeve do t’u pasojë një dialog i strukturuar në nivel ekspertësh.

Izraeli ka deklaruar se qëllimi i tij është të eliminojë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore.

Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”

Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”, me një histori të pasur prej mbi 30 vitesh në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në diasporë, edhe një herë dëshmoi vlerat e saj të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.

Në Manifestimin e mbajtur në Lyon, Francë, “Ilirët” u paraqitën me një program të kuruar me kujdes, që përfshinte valle tradicionale, kostume autentike dhe muzikë që preku zemrat e publikut.

Përformanca e tyre ishte një përzierje e harmonishme e pasionit, profesionalizmit dhe dashurisë për kulturën shqiptare. Publiku francez dhe ndërkombëtar u mahnit nga energjia dhe eleganca e grupit, duke i dhënë duartrokitje të gjata dhe komente entuziaste.

Ky sukses në Lyon është një tjetër dëshmi se “Ilirët” janë ambasadorë të denjë të kulturës sonë, që me përkushtim e krenari e përçojnë shpirtin shqiptar përtej kufijve. Një kompliment i madh për të gjithë anëtarët e shoqërisë për përfaqësimin dinjitoz dhe përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj artit dhe traditës.

Britania voton në favor të dekriminalizimit të abortit 

Ligjvënësit britanikë votuan dje për të dekriminalizuar abortin në Angli dhe Uells, pasi një ligjvënës argumentoi se ishte mizore të ndiqeshin penalisht gratë për ndërprerjen e një shtatzënie, sipas AP.

Dhoma e Commons miratoi një amendament në një projektligj më të gjerë për krimin që do të parandalonte ndëshkimin penal të grave, sipas një ligji të vjetëruar.

Tonia Antoniazzi, anëtarja laburiste e Parlamentit e cila prezantoi një nga amendamentet, tha se ndryshimi ishte i nevojshëm, pasi policia kishte hetuar më shumë se 100 gra për aborte të dyshuara të paligjshme gjatë pesë viteve të fundit, përfshirë gra që kanë pësuar aborte spontane natyrale dhe lindje të foshnjave të vdekura.

Amendamenti u miratua me 379 vota pro dhe 137 kundër. Sipas ligjit aktual, mjekët mund të kryejnë ligjërisht aborte në Angli, Skoci dhe Uells deri në 24 javë dhe përtej kësaj në rrethana të veçanta, kur jeta e nënës është në rrezik.

Aborti në Irlandën e Veriut u dekriminalizua në vitin 2019.

Ndryshimet në ligjin e zbatuar gjatë pandemisë së COVID-19 u lejojnë grave të marrin pilula aborti dhe të ndërpresin shtatzënitë e tyre në shtëpi brenda 10 javëve të para.

Ilaç i ri kundër HIV/Aids, ja si do të aplikohet

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një ilaç të ri premtues për parandalimin e HIV-it, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet globale për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it.

Bëhet fjalë për injeksionin antiviral “Yeztugo”, i zhvilluar nga kompania farmaceutike Gilead Sciences, i cili jepet vetëm çdo dy vjet.

Ky injeksion inovativ përmban një substancë që krijon një depo nën lëkurë,  zakonisht në zonën e barkut  dhe absorbohet ngadalë nga trupi për të mbrojtur kundër infeksionit me HIV.

“Yeztugo” nuk mbron nga sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, por konsiderohet një hap i madh drejt parandalimit efektiv të HIV-it në afatgjatë.

Megjithëse miratimi i FDA-së përbën një moment historik, lancimi i gjerë i Yeztugo mund të përballet me vështirësi serioze, përfshirë shkurtimet e propozuara nga administrata e Donald Trump në fondet federale për programet e parandalimit të AIDS-it. Gjithashtu, Gilead nuk ka bërë ende publik çmimin e ilaçit, duke lënë në ajër çështjen e aksesit për pacientët më të rrezikuar.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2023 epidemia e AIDS-it ka shkaktuar 1.3 milion infeksione të reja dhe 630,000 vdekje në të gjithë botën.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, çdo javë raportohen 700 raste të reja të infeksionit me HIV dhe rreth 100 vdekje të lidhura me virusin. “Yeztugo është një armë e re që mund të ndryshojë këto shifra,” tha CEO i Gilead, Daniel O’Day, duke e quajtur miratimin “një hap vendimtar në drejtim të një bote pa HIV/AIDS.”

Përdorimi i kanabisit mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Një studim i ri, që është botuar në revistën shkencore “Heart”, ka treguar se përdorimi i kanabisit mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të rrisë për 20 për qind rrezikun për të pësuar sulm në tru, shkruan The Guardian.

Këto të dhëna vijnë nga një analizë globale e kryer nga studiuesit në Universitetin e Toulouse në Francë, të cilët kanë thënë se ky zbulim “ngre pyetje serioze për rreziqet shëndetësore që lidhen me kanabisin”.

Numri i personave që përdorin kanabis dhe produkte që përmbajnë kanabinoidë është rritur dukshëm në dekadën e fundit. Ani pse më parë është folur për lidhjen mes kanabisit dhe problemeve me zemrën, shkalla e rrezikut nuk ishte qartësuar deri tash.

Studiuesit kanë shqyrtuar të dhëna të mbledhura nga 24 studime të mëdha, të realizuara mes viteve 2016 dhe 2023, duke përfshirë rreth 200 milionë persona.

Analiza ka treguar se përdorimi i kanabisit lidhet me:

29 për qind rrezik më të lartë për sindromën akute koronare (probleme serioze me zemrën)

20 për qind rrezik më të lartë për sulm në tru

Dyfishim të rrezikut për të vdekur nga sëmundjet e zemrës

Ani pse studiuesit kanë pranuar se ky studim ka disa kufizime, si mungesa e të dhënave të sakta për sasinë e përdorimit të kanabisit dhe fakti që shumica e studimeve ishin vëzhguese, ata kanë theksuar se kjo është “analizë gjithëpërfshirëse e të dhënave të botuara deri tani për lidhjen mes kanabisit dhe sëmundjeve të mëdha të zemrës”.

“Këto gjetje duhet të rrisin ndërgjegjësimin e përgjithshëm për potencialin që ka kanabisi për të shkaktuar dëm kardiovaskular”, thuhet në deklaratën e studimit.

Në një artikull të përbashkët editorial në lidhje me këtë studim, profesor Stanton Glantz dhe doktoresha Lynn Silver nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, kanë shkruar se studimi ngre pyetje serioze nëse kanabisi përbën rrezik për zemrën.

“Ky studim ngre pyetje serioze rreth supozimit se kanabisi paraqet pak rrezik për zemrën”, kanë shkruar profesorët në editorialin në fjalë.

Ata kanë shtuar se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse rreziqet vijnë vetëm nga produktet që thithen apo edhe nga format e tjera të kanabisit, si ushqimet apo produktet sintetike.

“Kanabisi sot është më i fuqishëm dhe është zhvilluar në një gamë të gjerë produktesh të thithshme me përqendrim të lartë, kanabinoidë sintetikë dhe ushqime që përmbajnë kanabis”, kanë shkruar tutje ata.

Doktorët kanë theksuar se duhet kuptuar “nëse rreziku vjen nga vetë kanabinoidët apo nga grimcat, përbërësit aromatikë apo elementë të tjerë që thithen gjatë përdorimit”.

Në përfundim, ata kanë sugjeruar se kanabisi duhet të përfshihet si strategji për parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke cekur nëpër rregullore rreziqet shëndetësore që përbën.

“Duhet të zhvillohen paralajmërime efektive për produktet, edukim mbi rreziqet, dhe kanabisi duhet të trajtohet si duhani: jo të kriminalizohet, por të dekurajohet, dhe të mbrohen personat e tjerë nga ekspozimi i dorës së dytë”, thuhet ndër të tjera në artikullin editorial.

Cilat janë destinacionet e preferuara për udhëtime nga shqiptarët

Pavarësisht kostove, shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë.

Nga metropolet më të vizituara të Evropës, Turqinë e Greqinë si dy destinacionet më të preferuara për pushime, deri në ishujt tropikalë, që janë edhe më pak të dëgjuar e aq më tepër të frekuentuar, raporton Scan, transmeton albinfo.ch.

“Dubai dhe Abu Dhabi, ka disa vite që tani po frekuentohen shumë. Falë kjo, linjave direkte që kemi. Si për Abu Dhabi dhe për Dubai. Patjetër që edhe Maldive që preferohet shumë edhe nga çiftet e reja. Dmth edhe për të kaluar muajin e mjaltit atje,” tha Fiorida Zani – Operatore Turistike.

Por cilat janë destinacionet e largëta dhe të pa frekuentuara më parë që shqiptarët po zgjedhin së fundmi për të pushuar?

“Japonia është një destinacion që po frekuentohet shumë dhe po preferohet shumë nga shqiptarët vitet e fundit, duke qenë një destinacion shumë i bukur që të ofron shumë. Çmimet nuk janë shumë të lira, por edhe ky është një destinacion që po preferohet shumë. Sri Lanka gjithashtu është në rritje, nuk janë të shumtë njerëzit që po e vizitojnë, por patjetër që ka kërkesa. Petra në Jordani, gjithashtu Meka në Arabinë Saudite që është një vend i largët që vizitohet nga besimtarët myslimanë. Është një destinacion i veçantë. Dhe është e një qytet që është i mbrojtur nga Unesco, dhe aty kanë preferuar që të ikin,” tha ajo.

Por përpos tyre, Bali dhe Zanzibar vijon të jetë nga vendet me natyrë ekzotike që shqiptarët zgjedhin për të pushuar.

Zvicër: Mediat Sociale dhe telefonat, pothuajse një në tre të rinj është i varur prej tyre

Varësia nga mediat sociale ose telefonat celularë dhe përdorimi i tyre kompulsiv për pothuajse një të tretën e të rinjve duke filluar nga mosha 11 vjeç.

Nga rritja e këtij modaliteti obsesiv del një lidhje e mundshme me rreziqe për shëndetin mendor, deri në mendime vetëvrasëse, transmeton albinfo.ch.

Kjo është ajo që zbulon një studim i botuar në revistën Jama, që përfshinte 4,285 të rinj me një moshë mesatare prej 10 vjeç të monitoruar për katër vjet në përdorimin e telefonave celularë, mediave sociale, videolojërave. I kryer midis Weill Cornell Medicine/NewYork-Presbyterian, Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, studimi ngre alarmin mbi trendin në rritje të përdorimit kompulsiv të mediave sociale, videolojërave dhe telefonave nga fëmijët dhe adoleshentët. Në veçanti, doli se në mostrën, 31.3% rritën përdorimin kompulsiv të mediave sociale dhe 24.6% të telefonave celularë gjatë periudhës së marrë në konsideratë. Përdorimi i lartë ose në rritje i kompulsiv shoqërohej me një rrezik më të madh të sjelljes ose mendimeve vetëvrasëse sesa përdorimi i ulët kompulsiv.

Sa i përket mediave sociale, përdorimi kompulsiv me kulme të larta është i lidhur me një rrezik gati 240% më të lartë të sjelljes vetëvrasëse, domethënë një rrezik më shumë se dyfish, ndërsa varësia e lartë ndaj videolojërave shoqërohet me “simptoma të brendshme”, domethënë vështirësi emocionale, ankth, depresion, tërheqje sociale. Në përgjithësi, autorët përfundojnë se për mirëqenien psikologjike të të rinjve, koha totale e kaluar para ekraneve nuk është aq e rëndësishme, por përkundrazi është rritja vit pas viti e përdorimit kompulsiv të këtyre mediave që bën ndryshimin.

“Nimbus”: Varianti i ri i COVID-19 nën vëzhgim nga OBSH

Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur “Nimbus”, është vënë nën mbikëqyrje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që nga fundi i majit. Ky variant është nëntip i Omicron-it dhe është duke u përhapur kryesisht në Azi dhe Australi.

Edhe në Zvicër, ekspertët kanë vërejtur një rritje të lehtë të ngarkesës virale në ujërat e zeza, ndonëse rastet mbeten në nivele të ulëta. Virologët Richard Neher dhe Volker Thiel theksojnë se nuk ka shenja për një valë të re pandemike, por një rritje graduale e rasteve mund të ndodhë në javët në vijim, transmeton albinfo.ch.

Simptomat më të përfolura përfshijnë dhimbje të forta fyti dhe lodhje, por deri tani nuk ka dëshmi se “Nimbus” shkakton forma më të rënda të sëmundjes krahasuar me variantet e mëparshme.

Ekspertët këshillojnë që vaksina të merret në konsultim me mjekun, sidomos nëse ka kaluar kohë nga infektimi ose doza e fundit. Ndërkohë, nuk ka rekomandime për kufizime udhëtimesh apo anulim pushimesh verore për shkak të këtij varianti.

 

 

Rreziqet e punës së fëmijëve në industrinë e çokollatës shkojnë përtej kakaos

Pavarësisht përqendrimit të madh në eliminimin e punës së fëmijëve në kultivimin e kakaos, përbërës të tjerë të çokollatës si sheqeri, lajthitë dhe vanilja mbeten me rrezik të lartë për shfrytëzim të të miturve.

Sipas një raporti të ri të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe UNICEF, i publikuar më 11 qershor, numri global i fëmijëve të përfshirë në punë ka rënë nga 160 milionë në vitin 2020 në 137.6 milionë në vitin 2024. Megjithatë, sektori bujqësor vazhdon të zërë vendin e parë me 61% të fëmijëve punëtorë, dhe Afrika nën-Sahariane mbetet rajoni më i prekur.

Ky realitet përbën një kërcënim serioz për industrinë e çokollatës, e cila furnizohet me rreth 75% të kakaos nga Afrika Perëndimore,  një zonë ku puna e fëmijëve është ende shumë e përhapur.

Kompanitë zvicerane në qendër të vëmendjes

Sipas një monitorimi të bërë nga kompania këshilluese Morningstar Sustainalytics, gjatë periudhës janar 2014 – janar 2024, u identifikuan 612 raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut në zinxhirët e furnizimit me ushqim. Nga këto, 27% kishin lidhje me punën e fëmijëve në plantacionet e kakaos që furnizojnë shtatë kompani të mëdha, përfshirë Nestlé, Lindt & Sprüngli dhe Barry Callebaut  të gjitha me seli në Zvicër.

Për të përmirësuar imazhin dhe praktikat, Nestlé ka investuar rreth 45 milionë dollarë në vit që nga viti 2012 për të siguruar kakao të qëndrueshme. Në vitin 2022, kompania premtoi trefishimin e këtij investimi duke synuar një total prej 1.3 miliardë franga zvicerane deri në vitin 2030.

Përtej kakaos: përbërësit e tjerë problematikë

Sipas Eleanor Harry, drejtore ekzekutive e firmës britanike të qëndrueshmërisë HACE, industria e çokollatës duhet të përqendrojë vëmendjen edhe në përbërës të tjerë të rrezikshëm si sheqeri, lajthitë, vanilja apo produktet e bulmetit, ku gjithashtu evidentohet përdorimi i fëmijëve në punë të rënda.

Nestlé dhe Lindt & Sprüngli kanë identifikuar rreziqe të larta në furnizimin me lajthi nga rajoni i Detit të Zi në Turqi. Gjatë sezonit të korrjes, i cili përkon me pushimet shkollore, fëmijët e punëtorëve sezonalë ndodhen në arat e punës bashkë me prindërit, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në punë të rrezikshme.

Për të zbutur situatën, kompanitë kanë nisur bashkëpunime me furnizuesit për të hapur shkolla verore për fëmijët. Por sipas Harry, kjo qasje duhet të shtrihet në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe të mos mbetet sporadike.

“Mungesa e vëmendjes së vazhdueshme dhe e investimeve në këto zinxhirë të ‘fshehur’ jo vetëm që vazhdon shfrytëzimin e fëmijëve, por sjell edhe rreziqe të mëdha operacionale dhe dëme të thella për reputacionin e kompanive,” thekson ajo.

Standarde të reja në horizont

Lindt & Sprüngli synon të sigurojë në mënyrë të përgjegjshme 12 lëndë të para deri në vitin 2025, përfshirë lajthitë turke, sheqerin e papërpunuar, vaniljen, vajin e palmës dhe bulmetin. Nestlé, nga ana tjetër, ka identifikuar 14 përbërës kyç që synon t’i furnizojë në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2030, por aktualisht vetëm 44.5% e tyre plotësojnë kriteret.

Sipas ekspertëve, krijimi i një sistemi të plotë të kujdesit të duhur (due diligence) në të gjithë përbërësit është thelbësor për ndërtimin e një zinxhiri furnizimi etik dhe të qëndrueshëm.

 

“Fronleichnam”: Pse 8 republika gjermane kanë pushime të enjten?

‘Fronleichnam’ festohet si festë publike në tetë republika (“Land”-e) gjermane (dhe dy rajone të tjera) të enjten më 19 qershor. Ne shpjegojmë origjinën e tij aty ku është vërejtur.

Këtë vit, e enjtja 19 qershor shënon festën katolike të Fronleichnam, e njohur ndonjëherë si Prangertag ose Blutstag. Në anglisht përdoret termi i thjeshtuar latin, Corpus Christi, ose Festa e Trupit të Krishtit.

Katolikët e festojnë festën të enjten e dytë pas Rrëshajëve, dhe është gjithashtu një festë publike në tetë shtete gjermane.

Punëtorët e punësuar rregullisht në këto shtete mund të presin ditën e pushimit nga puna. Duke qenë se bie të enjten, festa gjithashtu paraqet mundësinë për të bërë një fundjavë katërditore pushimi duke marrë një ditë urë.

Ku dhe si festohet në Gjermani?

Corpus Christi është një festë publike në Baden-Württemberg, Bavari, Hesse, North-Rhine Westphalia, Rheinland-Pfalz, Saarland, Saksoni dhe Turingi – dhe festohet kryesisht në këto rajone gjithashtu.

Ju mund të vini re se festa nderohet kryesisht në shtetet kryesisht katolike të Gjermanisë.

Në thelb, ju do të keni një ditë pushimi nga puna nëse jetoni në një pjesë të Gjermanisë ku Martin Luther nuk kishte një avantazh, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, festa festohet edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë, si në komunitetet sorbe. Grupi etnik sllav perëndimor jeton në shtetet lindore të Brandenburgut dhe Saksonisë, dhe shumica janë katolikë romakë.

Festimet e festës përfshijnë një Meshë të Shenjtë me Eukaristinë, e ndjekur nga një Fronleichnamsprozession (një procesion Fronleichnam) i udhëhequr nga një prift lokal, gjatë së cilës bëhet lutja dhe këndimi.

Kjo dhe ajo e mëposhtme Barbecue konsiderohet Fronleichnamsfest (i cili shqiptohet si froon-laich-naams-fest). Festa ndryshon shumë në madhësi nga qyteti në qytet, shkruan thelocal.

Në Fritzlar në Hessen veriore, festimet zakonisht fillojnë të mërkurën mbrëma me të ashtuquajturin Katzenkoppschießen. Gjatë kësaj ceremonie bien tetë kambanat e katedrales së qytetit dhe lëshohet një kanun, ritual që përsëritet tre herë.

Në Këln, zakonisht ka një procesion që përfshin mbi 100 anije, ndërsa në Bamberg 18 burra mbajnë një kryq të madh nëpër qytet.

Paradat shpesh dekorohen shumë me imazhe të zbukuruara me lule me motive nga Bibla. Njerëzit që e festojnë zakonisht i dekorojnë shtëpitë e tyre me dizajne dhe simbole të ngjashme të përpunuara, të tilla si një peshk biblik.

Cila është origjina e saj?

Vetë fjala vjen nga termi gjerman i mesëm dhe i lartë vrône lîcham, që do të thotë “Trupi i Zotit”. Termi vjen nga fjalët vrôn (që do të thotë “çfarë ka të bëjë me Zotin”) dhe lîcham (që do të thotë trup).

Variacionet e fjalës Fronleichnam kanë gjithashtu origjinën e tyre. Blutstag përbëhet nga fjalët Blut (që do të thotë gjak) dhe Tag (që do të thotë ditë), kështu që fjalë për fjalë do të thotë “Dita e Gjakut”. Kjo ka kuptim teksa kremton gjakun e Krishtit.

Prangertag, nga ana tjetër, është pak më i çuditshëm.

Pranger do të thotë shtyllë, e cila është një kornizë druri me vrima për kokën dhe duart, dhe është përdorur për të burgosur shkelësit gjatë mesjetës.

Sidoqoftë, Pranger në këtë rast supozohet se nuk nënkupton një pajisje të lashtë torture. Thuhet se i referohet mendimit se “die Natur prangert in ihrem herrlichsten Kleid” (natyra denoncon me veshjen e saj të bukur).

I vetmi kuptim që mund t’i bëhet kësaj është se natyra mund të jetë mjaft e bukur në këtë kohë të vitit.

Por çfarë është në të vërtetë Fronleichnam?

Fronleichnam është solemniteti liturgjik që kremton praninë e gjakut dhe trupit të Jezu Krishtit në elementet e Eukaristisë.

Pra, në thelb feston Jezusin dhe rolin e tij në elementet e përkujtimit të Darkës së Fundit.

Fronleichnam në një fjali:

Na? Gehst du gleich zum Fronleichnamsfest?

Mirë? Do të shkoni në festën e Corpus Christi?

Pfarrer Mustermann mag Fronleichnamsprozession besonders viel, hab’ ich gehört.

Atë Mustermann i pëlqen veçanërisht Corpus Christi, kam dëgjuar.

Restorantet më të vlerësuara në Gjermani për vitin 2025

Gjermania është shndërruar në një destinacion kulinar prestigjioz, pasi 30 restorante të reja u nderuan për herë të parë me yllin Michelin,  vlerësimi më i lartë në botën e gastronomisë. Me këtë shtesë të re, numri total i restoranteve me një yll në Gjermani arrin në 282, ndërsa gjithsej janë 341 restorante me yje Michelin, duke e renditur vendin në vendin e katërt në botë, pas Francës, Japonisë dhe Italisë.

Ndër risitë më të spikatura të këtij viti janë:

PURS, Andernach (Rheinland-Pfalz)

Një përzierje elegante e kuzhinës moderne japoneze dhe nordike, e njohur për menu degustimi me gjashtë pjata dhe përbërës të rrallë si karkalecë norvegjezë dhe mish rose të vjetëruar.

Loumi – Berlin

Një përfaqësim modern i kuzhinës gjermane me ndikime ndërkombëtare dhe përdorim të produkteve rajonale. Një nga pjatat kryesore është viçi i egër me barishte dhe reduktim të dëllinjës.

Heimatjuwel – Hamburg

E vendosur në zemër të Hamburgut, ofron kuzhinë tradicionale veriore me interpretim modern. Shefi Marcel Görke shquhet për krijime si qengji nga Sachsen-Anhalt me kërpudha dhe kajsi.

Kaisersaal – Ravensburg

Me një ambient klasik dhe menu të ndërtuar sipas dëshirës, ky restorant përqendrohet në kuzhinën evropiane dhe franceze me theks në elegancën dhe detajet.

June – Übersee (Bavaria)

Me atmosferë të stilit wine-bar, ky restorant kombinon shijet mesdhetare me ato bavareze. Pjatat për ndarje përfshijnë tuna me teriyaki dhe biftek nga Zelanda e Re.

Lista e plotë e 30 restoranteve të reja me një yll Michelin për vitin 2025:

PURS, Andernach

Nose & Belly, Augsburg

Loumi, Berlin

Matthias, Berlin

pars Restaurant, Berlin

SchwarzGold, Dortmund

Heiderand, Dresden

la Vie by Thomas Bühner, Düsseldorf

Setzkasten, Düsseldorf

Chefs Atelier, Essen

Sawito, Falkensee

Sommerfeld, Frankfurt

Hawara, Freiburg

GLORIE, Hamburg

Heimatjuwel, Hamburg

Koer, Hamburg

Marie, Hannover

Ahlmanns, Kiel

irori, Knittelsheim

La Boucherie, Kreuzwertheim

1804 Hirschau, Mynih

Stephans Stuben, Neu-Ulm

Marcel von Winckelmann, Passau

Kaisersaal, Ravensburg

Ontra’s Gourmetstube, Regensburg

Restaurant Überfahrt, Rottach-Egern

Sachsa, Bad Joseph’s

Raro im Mühlenhof, Schriesheim

June, Übersee

MiZAR, Würzburg

 

Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini

Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është e lidhur me punësimin. Në Austri, poseduesit e kartës Red-White-Red (e kuqebardhëkuqe) – e cila u jep të drejtën qytetarëve jo-BE të jetojnë dhe punojnë në vend  janë të detyruar të raportojnë humbjen e punës brenda dy viteve të para të qëndrimit dhe të aplikojnë për një leje të re qëndrimi.

Eksperti ligjor Daniel Kirch shpjegon se është e mundur të bëhet një “aplikim për ndryshim qëllimi” (Zweckänderungsantrag), nëse plotësohen kriteret si sigurimi i jetesës dhe akomodimi i përshtatshëm. Marrja e ndihmës sociale mund të ndikojë negativisht në qëndrimin tuaj, përveç përfitimeve të papunësisë nga AMS, të cilat nuk e cenojnë statusin e qëndrimit, transmeton albinfo.ch.

Nëse nuk gjeni një punë të re, leja Red-White-Red mund të bëhet e pavlefshme, por autoritetet austriake shpesh vlerësojnë rrethanat personale për të parë nëse mund të jepet një leje tjetër qëndrimi, si ajo familjare apo për studime. Ka gjithashtu mundësi për apelim në gjykatë.

Për ata që kanë kartën Red-White-Red Plus  e cila lejon akses të plotë në tregun e punës dhe nuk lidhet me një punëdhënës specifik  humbja e vendit të punës nuk ndikon në qëndrimin në Austri

Kjo kartë mund të kërkohet pas dy viteve qëndrimi të pandërprerë dhe gjithashtu mund të merret edhe nga anëtarët e familjes së mbajtësit të Red-White-Red.

Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN

Nga një ide virtuale, në një platformë konkrete që ndërton ura mes profesionistëve, kulturës dhe identitetit të shqiptarëve! Kur vjen fjala për të krijuar ura mes kulturës, profesionit dhe identitetit shqiptar në Zvicër, CH-APEN është më shumë se një rrjet, është një vizion që vepron fuqishëm dhe me përkushtim.

Më 14 qershor 2025, mbi ujërat e liqenit të Lucernit, ky vizion mori trup dhe tingull në një mbrëmje gala ku diaspora shqiptare dëshmoi se dinjiteti i përbashkët ndërtohet përmes estetikës, frymës komunitare dhe standardit të lartë organizativ me klas. Më shumë se një ngjarje, ishte një pasqyrim i shpirtit të diasporës që beson në vlerat që i japin kuptim përkatësisë sonë.

Mbrëmjen e së shtunës, liqeni i Lucernit u bë skena natyrore e një prej ngjarjeve më përfaqësuese të diasporës shqiptare në Zvicër. Në bordin e anijes luksoze MS Diamant, me një pjesëmarrje mbi 200 persona, CH-APEN, Rrjeti zvicerano-shqiptar i profesionistëve dhe sipërmarrësve mirëpriti pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, Zvicra dhe diaspora më e gjerë, në një mbrëmje gala verore të kuruar me përpikëri, klas dhe përmbajtje.

Që në çastet e para, mbrëmja rrezatonte finesë, mikpritje dhe një atmosferë të ngrohtë që paralajmëronte një përvojë të paharrueshme. Mysafirët u mirëpritën në një ambient solemn dhe estetik, ku programi nisi me fotografim në tapetin e kuq, të realizuara nga Rrim Foto, nën objektivin artistik të fotografit të mirënjohur Rromir Imami, duke ruajtur me mjeshtëri çdo detaj të kësaj nate të mrekullueshme.

Lundrimi nisi nga Luzerni rreth orës 19:00 nën tingujt e bendit “String String”, teksa peizazhet e Zvicrës u bënë sfond i një përvoje që ndërthuri artin, identitetin dhe bashkëkohësinë shqiptare. Në vijim, pas fjalës përshëndetëse të organizatorëve, programi artistik u hap nga aktori i njohur Fatmir Spahiu – Bufi, i cili me sharmin e tij e çoi publikun drejt thelbit të mbrëmjes: përbashkimin e vlerave tona përmes përvojës estetike dhe ndërgjegjes kulturore.

Pjesa e rëndësishme e programit ishte darkë e përzgjedhur me tri pjata, e shoqëruar me verëra, birra artizanale, pije freskuese dhe kafe, të shërbyera me klas gjatë gjithë mbrëmjes. Ndërkohë, zëri i Edona Reshitajt solli një dimension emocional, ku muzika shqiptare shndërrohej në urë të fuqishme ndjesish dhe kujtese artistike kolektive.

Një nga momentet më të veçanta ishte paraqitja e ekspozitës ekskluzive të Galerisë Qahili nga Prishtina, që solli në bord veprat e disa prej artistëve më të spikatur shqiptarë bashkëkohorë. Nën notat e segmentit muzikor “Classical Elegance” dhe hijeshinë e perëndimit të diellit mbi Vitznau, atmosfera e anijes u kthye në një përjetim të thellë estetik, simbolik dhe mbresëlënës.

Mbrëmja u përmbyll me një koncert të gjatë nga bendi “String String”, që solli tingujt e natës në harmoni me shpirtin e një komuniteti që di të festojë me dinjitet, të organizohet me përgjegjësi dhe të ndërtojë të ardhmen përtej kufijve.

CH-APEN: Nga një rrjet virtual në një platformë reale 

Në mesin e bashkëthemeluesve të CH-APEN janë Amir Rushiti, Leo Iseni, Bekim Dalipi, Gazmend Haliti dhe artisti i njohur Fatmir Spahiu – Bufi, i cili nuk mungon pothuajse në asnjë nga ngjarjet e organizatës, duke u shndërruar në një figurë të dashur dhe konstante në përfaqësimin e saj publik. Krahas këtij bërthame themeluese, CH-APEN mbështetet fuqimisht edhe nga një rreth gjithnjë në zgjerim i intelektualëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, mbështetja e të cilëve ka rezultuar vendimtare për konsolidimin dhe rritjen e ndikimit të platformës.

Sot, CH-APEN përveç një rrjet, është një platformë e bashkëkrijimit, që gërsheton gjenerata, profesione, institucione dhe kultura, në funksion të një qëllimi të përbashkët: forcimit dhe afirmimit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.

Një ftesë për pjesëmarrje aktive në rrugëtimin e përbashkët

Ngjarja në Lucern ishte një mbrëmje festive, përplot emocion dhe dashuri rreth e rrotull, me energji pozitive ndërnjerëzore, ishte një dëshmi se mërgata shqiptare në Zvicër është e aftë  ka cilësi, di t’i japë përmbajtje përfaqësimit dhe të ndërtojë ura të qëndrueshme mes komunitetit, artiit, institucioneve dhe bizneseve.

CH-APEN mbetet e hapur për të gjithë ata që ndajnë vlerat e përparimit të përbashkët, bashkëpunimit ndërprofesional dhe ruajtjes së identitetit kulturor.

CH-APEN është një platformë që nuk ndalet në veprim, ajo krijon, ndërton dhe përfaqëson. Mbrëmja e Lucernit ishte vetëm një kapitull në një rrugëtim më të gjerë, që i fton të gjithë ata që besojnë në bashkëpunim, që ruajnë kulturën, që synojnë përsosmërinë profesionale, të bëhen pjesë e kësaj historie të përbashkët. Sepse përfaqësimi nuk është rastësi. Është përgjegjësi. Dhe bashkë, kemi fuqinë ta mbartim këtë përgjegjësi me krenari, elegancë dhe vizion për të ardhmen.

Fotografitë dhe videokronikat nga mbrëmja janë të publikuar në kanalet zyrtare të CH-APEN.

Luljeta Ademi

 

 

 

Pse Zvicra gjermanisht-folëse mbetet prapa kur bëhet fjalë për “miqtë e nxehtësisë”

Vullnetarët mbështesin të moshuarit gjatë valëve të të nxehtit. Ajo që funksionon në Zvicrën frëngjisht-folëse është e ngadaltë për t’u ngritur diku tjetër.

Vera po bëhet më e nxehtë,  kjo mund të jetë kërcënuese për jetën për të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore, veçanërisht në qytete. “Rritjet e temperaturës do të rriten,” shpjegon parlamentari kantonal i Bernes Jan Remund (Partia e Gjelbër). Prandaj, ai bëri thirrje për mbështetje për të ashtuquajturin “sistemi i miqve” në një lëvizje: vullnetarë që kontaktojnë të moshuarit në ditë veçanërisht të nxehta, i paralajmërojnë dhe i mbështesin.

Sipas një studimi të Institutit Tropical Swiss, rekomandime të tilla të drejtpërdrejta të sjelljes janë shumë më efektive sesa informacioni përmes mediave ose fushatave ndërgjegjësuese. Sistemi i miqve ka qenë në përdorim prej vitesh në komunitetet në Zvicrën frëngjisht-folëse dhe Ticino, transmeton albinfo.ch.

Rezistenca në Bernë kundër miqve të nxehtësisë

Në Zvicrën gjermanishtfolëse, megjithatë, gjërat po bëhen të vështira. Qyteti i Bernës fillimisht kishte planifikuar të nisë një projekt pilot në verën e vitit 2025. Por kjo nuk ka ndodhur: Projekti është shtyrë për në vitin 2026 për shkak të kufizimeve të kapaciteteve. “Por kjo nuk do të thotë se parandalimi i nxehtësisë është më pak i rëndësishëm,” thekson Michael Kirschner nga “Alter Stadt Bern”. Në vend të kësaj, qyteti planifikon të informojë popullsinë nëpërmjet kanaleve të tjera.

Miqtë e nxehtësisë u ndeshën gjithashtu me rezistencë në parlamentin kantonal të Bernes. Propozimi i Jan Remund për të inkurajuar kantonin për të mbështetur komunat në futjen e një sistemi miqsh u refuzua. Këshilltari i Madh i FDP, Andreas Hegg bëri thirrje për më shumë përgjegjësi individuale. “Çfarë duhet të ofrojë tjetër shteti? Qytetarët duhet të veprojnë të pavarur edhe në fusha të caktuara. Prandaj e kundërshtoj këtë ide.”

Romandy dhe Ticino me projekte të suksesshme

Sidomos me të moshuarit, përgjegjësia personale nuk është gjithmonë e mundur, kundërshton Kirschner. “Për shembull, me njerëzit me çmenduri, ose me një perceptim të ndryshëm të temperaturës ndërsa plaken.” Përgjegjësia personale nuk ndihmon në këtë rast, thotë një qytetar i moshuar i qytetit të Bernës, shkruan SRF.

Në Zvicrën gjermanishtfolëse, qyteti i Lucernit është i vetmi me një linjë telefonike të lidhur me ngrohjen për të moshuarit. Kushdo që dëshiron mund t’i telefonojë Kryqit të Kuq Zviceran në ditët e nxehta. “Një vullnetar do të telefonojë për të pyetur nëse nevojitet mbështetje,” njoftoi qyteti një vit më parë.

Meqenëse sisteme të krahasueshme kanë ekzistuar në Zvicrën frëngjisht-folëse dhe Ticino prej vitesh, Jan Remund, një anëtar i parlamentit kantonal të Bernes, është i qartë: “Ne nuk kemi nevojë për ndonjë projekt pilot, ne e dimë se sistemi funksionon.” Ai thotë se Berna po humbet një vit tjetër është e pakuptueshme. Megjithatë, ai mbetet optimist: ideja është ende e përfshirë në strategjinë kantonale të ngrohjes  ajo thjesht po zbatohet me vonesë në qytetin e Bernës.

Zëri i veteranëve në Parlamentin zviceran: Gucati kërkon drejtësi për luftëtarët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm në Parlamentin e Zvicrës me deputetin zviceran Reto Nause, një përkrahës i njohur i vlerave të lirisë dhe demokracisë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të parlamentit zviceran, njofton OVL e UÇK-së.

Gjatë këtij takimi, Gucati, në emër të të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që iu dha për të paraqitur shqetësimet lidhur me trajtimin e padrejtë të bashkëluftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë, transmeton albinfo.ch.

Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së drejtësisë për luftëtarët e lirisë dhe theksoi nevojën për respekt dhe përkrahje ndërkombëtare për sakrificën e tyre në shërbim të popullit të Kosovës.

Fuqizimi i minoriteteve në Kosovë falë Zvicrës dhe Britanisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefen e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, Anna Rostocka, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rezultatet e projekteve të përbashkëta.

Në qendër të bisedës ishte projekti i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Zvicrës në Kosovë, që ka për qëllim fuqizimin e të drejtave dhe përfshirjes së komuniteteve joshumicë në proceset institucionale, transmeton albinfo.ch.

Ky projekt ka mundësuar krijimin e një platforme digjitale nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, si dhe publikimin e një buletini dyjavor, që promovon mundësitë për komunitetet joshumicë. Po ashtu, është ndihmuar procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit në Mitrovicën e Veriut ku deri tani 381 të diplomuar kanë aplikuar për punë në institucionet e Republikës së Kosovës. Një komponent tjetër kyç ka qenë zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, përmes ngritjes së kapaciteteve të përkthyesve institucionalë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e IOM-it dhe theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në funksion të përfshirjes dhe barazisë së komuniteteve joshumicë në Kosovë.

 

Këshilli Kombëtar dëshiron pengesa më të larta për shërbimin civil

Të mërkurën, Këshilli Kombëtar, duke vepruar si dhoma e parë, miratoi pengesa më të larta për shërbimin civil, duke përfshirë ditë shtesë shërbimi. Do të zbatohet një minimum i ri prej 150 ditësh shërbimi.

Kjo synon të ndihmojë ushtrinë të rekrutojë më shumë personel. Këshilli Kombëtar miratoi ndryshimin në Aktin e Shërbimit Civil, të propozuar nga Këshilli Federal, me 119 vota pro, 73 kundër dhe një abstenim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Shumica nga Partia e Qendrës, FDP dhe SVP argumentuan se shërbimi civil duhet të bëhet përsëri një zgjidhje e veçantë për ata që janë përgjegjës për shërbim ushtarak me konflikt ndërgjegjeje. Megjithatë, një pakicë e kuqe-e gjelbër dyshoi se pengesat më të larta për shërbimin civil do të rrisnin numrin e personelit në ushtri.

Përveç reformës së Ligjit të Shërbimit Civil, Këshilli Kombëtar miratoi gjithashtu një mocion për të rikthyer testin e kundërshtimit të ndërgjegjes me 111 vota pro, 76 kundër dhe tre abstenime. Ai i bën thirrje Këshillit Federal të shqyrtojë nëse testi i kundërshtimit të ndërgjegjes, i cili u shfuqizua në vitin 2008, duhet të rikthehet. E majta argumentoi se është e pamundur të shqyrtohet ndërgjegjja.

Përveç kësaj, Këshilli i Shteteve miratoi futjen e shërbimit të detyrueshëm të sigurisë të mërkurën pasdite. Këshilli Kombëtar kishte votuar tashmë në favor të kësaj javën e kaluar. Kështu, Këshilli Federal tani pritet të prezantojë shërbimin e detyrueshëm të sigurisë – mbrojtja civile dhe shërbimi civil do të kombinohen në një agjenci të re “mbrojtjeje nga fatkeqësitë”.

Rezistenca po rritet kundër planeve për të dobësuar shërbimin civil: “Rishikimi shkel kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare”, thotë Shoqata Zvicerane e Shërbimit Civil Civiva. Nëse Këshilli i Shteteve ndjek shembullin e Këshillit Kombëtar, ai synon të mbajë një referendum kundër rishikimit. Kjo do të thoshte mungesë njerëzish në fusha të tilla si shkollat, kujdesi për fëmijët, ruajtja e mjedisit dhe natyrës, si dhe bujqësia dhe bujqësia alpine.

Të Gjelbrit e Rinj po shqyrtojnë gjithashtu mbajtjen e një referendumi: “Sulmet ndaj shërbimit civil dobësojnë kohezionin shoqëror dhe çdo rritje e mëtejshme e forcës së ushtrisë shkel ligjet ekzistuese”, thonë ata.

Statistikat që tregojnë kush e ka veturën më luksoze në Zvicër

Një studim i publikuar së fundmi nga kompania e sigurimeve AXA tregon dallime të mëdha në vlerën mesatare të makinave midis kantoneve të Zvicrës. Në krye të listës është kantoni i Zug-ut, ku një makinë kushton mesatarisht 67 mijë franga, rreth 35% më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas Zug-ut renditen kantonet Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden, ndërsa kantonet me makinat më të lira janë Neuchâtel, Jura dhe Fribourg, me çmime mesatare nga 44 deri në 45 mijë franga, transmeton albinfo.ch.

Në Zug ka jo vetëm shumë mjete të shtrenjta, por edhe makina të mëdha e të rënda  shpesh të elektrike, të cilat janë më të rënda për shkak të baterive. Një faktor tjetër ndikues është përqindja e lartë e makinave të regjistruara si automjete kompanie.

Ndërkohë, kantonet me makinat më të vjetra janë Bern, Schaffhausen dhe Appenzell Ausserrhoden, me moshë mesatare mbi 11 vjet. Në anën tjetër, makinat më të reja gjenden në Ticino, me një moshë mesatare prej 8.9 vjetësh.

Kantoni Appenzell Innerrhoden ka dalë në vend të tretë për shkak të një “efekti të veçantë”: shumë kompani të mëdha të qirasë së makinave i regjistrojnë flotat e tyre aty, duke ndikuar në statistikat e AXA.

Të dhënat janë përpiluar nga 1.2 milionë makina të siguruara nga AXA dhe përfshijnë si automjetet private, ashtu edhe ato të bizneseve. Në pesë vitet e fundit, çmimi mesatar i makinave të reja në Zvicër është rritur me rreth 14%, nga 44 mijë franga në vitin 2019 në mbi 50 mijë franga sot.