Këshilltari Federal, Martin Pfister viziton trupat e SWISSCOY në Kosovë

Kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Këshilltari Federal Martin Pfister ka vizituar shtetin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, helikopter dhe teksti që thotë "SWISSNOI SWISSAIRFORCE SWISS AIR FORCE T-75 ገው"

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Këshilltari Federal Martin Pfister u takua me anëtarët e SWISSCOY për të parë nga afër punën e tyre dhe situatën në terren.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Në Mitrovicë, ai vizitoi Ekipin Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT), ku bisedoi me anëtarët e LMT-së zvicerane dhe mësoi më shumë për përgjegjësitë, sfidat dhe kontributet e tyre të përditshme.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Në Novo Selo, Këshilltari Federal Pfister shkëmbeu mendime me personelin e ushtrisë të vendosur në kompaninë e transportit dhe mbështetjes që ofrojnë shërbime operacionale drejtpërdrejt në KFOR.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vizita ofroi një mundësi për Këshilltarin Federal Pfister për të parë se si Zvicra mbështet stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në Kosovë dhe se si ky angazhim kontribuon në strategjinë më të gjerë të sigurisë dhe mbrojtjes së Zvicrës.

Kosova ishte ndalesa e parë në udhëtimin e tij në Ballkanin Perëndimor.

https://www.facebook.com/share/p/195GiPAD3H/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe helikopter

Këshilltari Federal Pfister do të vazhdojë në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me personelin zviceran që shërben në misionin EUFOR ALTHEA.

Ministri zviceran i mbrojtjes, Martin Pfister, në një vizitë pune në Kosovë

Moti i ligë godet Kroacinë, stuhi të forta

Një ndryshim i madh i motit ka mbërritur në Kroaci. Stuhia goditi Zagrebin rreth orës 10 të mëngjesit.

Era po fryn fort dhe po shqyen perdet e njerëzve, duke shkulur pemët. Po bie shi dhe bubullon në të gjithë qytetin, përcjell albinfo.ch.

Një alarm portokalli është në fuqi për zonat e Slavonisë, Istrias, Kvarnerit dhe Dalmacisë, ndërsa një alarm i verdhë është në fuqi për pjesën tjetër të vendit. Temperaturat do të bien me më shumë se 10 gradë në disa pjesë të vendit krahasuar me dje, transmeton Telegrafi.

DHMZ parashikon se sot do të ketë shi, reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, me stuhi të mundshme në nivel lokal dhe reshje të dendura shiu kryesisht në perëndim.

Era kryesisht e moderuar jugperëndimore, në zonat qendrore dhe lindore me paqëndrueshmëri, përkohësisht e fortë deri në stuhi veriperëndimore. Në Adriatik do të fryjë erë e moderuar jugore dhe jugperëndimore, me reshje më të forta në disa vende me stuhi.

Temperatura më e lartë e ajrit pritet të jetë kryesisht nga 26 deri në 31 °C, ndërsa në Kroacinë Malore nga 22 deri në 26 °C.

Një paralajmërim i verdhë është në fuqi në të gjithë vendin edhe për nesër, por kësaj here për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Moti do të jetë me re të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm.

Priten reshje në disa vende, dhe në Adriatik gjithashtu reshje me bubullima. Do të fryjnë erëra të moderuara veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në Adriatik jugu dhe jugperëndimi do të kthehen në veriperëndim dhe bora.

Temperatura minimale e ajrit do të luhatet nga 15 deri në 20 gradë, ndërsa në Adriatik nga 21 deri në 25 °C. Maksimumi do të jetë kryesisht midis 21 dhe 25 gradë, ndërsa në Sllavoni dhe Dalmaci deri në 29 °C.

Të mërkurën, moti do të qetësohet dhe moti me diell do të mbizotërojë përsëri me erëra të moderuara deri në veriperëndim. Në brendësi të vendit, e gjithë java do të jetë e paqëndrueshme, megjithëse reshjet do të bëhen më të rralla nga e mërkura dhe periudhat me diell do të zgjasin më shumë. Deri atëherë, do të ketë shira të rrëmbyeshëm dhe reshje të dendura me bubullima e erëra të forta në disa vende.

Vasfije Krasniqi në revistën “Vouge” në mesin 250 të mbijetuarave të dhunës seksuale në gjithë botën

Revista “Vogue” i ka kushtuar një artikull dhunës seksuale ndaj grave dhe në mesin e grave të përmendura është edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, përcjell albinfo.ch.

Ka plagë aq të thella sa gjuha mbetet pa mundur t’i kuptojë. Përdhunimi është njëra prej tyre. Ai hesht me forcë dhe pastaj me turp, duke i lënë të mbijetuarat të izoluara jo vetëm në dhimbjen e tyre, por edhe në pamundësinë e perceptuar për të folur për të. “Le të flasim për përdhunimin”, projekti afatgjatë nga fotografja dhe aktivistja Jadëiga Brontē, përballet me atë heshtje me qartësi radikale, duke krijuar një hapësirë ku dëshmia, solidariteti dhe dukshmëria bashkohen, shkruan Vogue.

I përbërë nga mbi 250 autoportrete dhe deklarata personale nga të mbijetuar të dhunës seksuale në të gjithë botën, projekti i reziston logjikës së anonimitetit ose abstraksionit. Çdo pjesëmarrës zgjedh se si të shihet, si të pozojë, çfarë të zbulojë dhe çfarë të thotë. Imazhet nuk janë klinike ose voyeuriste; ato janë të prekshme dhe të qeta, herë pas here konfrontuese, gjithmonë dinjitoze. Shikuesit nuk i jepet qasje me forcë, por ftohet të dëshmojë me kujdes.

Projekti i Brontës na kujton se edhe në një botë të mbushur me imazhe vuajtjesh, përdhunimi mbetet vazhdimisht i nënpërfaqësuar. Kemi parë fotografi të panumërta të luftës, urisë, zhvendosjes dhe protestave. Por dëshmitë për dhunën seksuale, veçanërisht në formën e vetëpërfaqësimit, janë të rralla. Pse është ende kaq e vështirë të shikosh? Cilat sisteme vazhdojnë t’i pengojnë të mbijetuarit të dëgjohen ose të besohen? “Le të flasim për përdhunimin” i ngre këto pyetje me këmbëngulje të qetë.

Kjo vepër është gjithashtu një dëshmi e faktit se përdhunimi nuk është një tragjedi individuale, por një krizë strukturore globale. Të mbijetuarat në këtë projekt vijnë nga vende, fe, mosha, orientime seksuale dhe prejardhje socio-ekonomike të ndryshme. Ky diversitet zbulon atë që shpesh errësohet: përdhunimi nuk diskriminon dhe nuk kufizohet në asnjë kulturë apo kontekst të vetëm. Ai mundësohet nga sistemet patriarkale të dominimit dhe heshtjes në të gjithë globin.

Në shkallën dhe qëllimin e tij, projekti formon një arkiv të gjallë, një arkiv që refuzon sigurinë. Ai krijon një platformë ku trauma nuk reduktohet në spektakël, por ndahet si e vërtetë. Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka të bëjë vetëm me ekspozimin. Ka të bëjë me agjencinë. Duke zgjedhur të flasin, duke formësuar rrëfimet e tyre vizuale dhe tekstuale, të mbijetuarit rimarrin pushtetin.

Juventusi e rivalizon Milanin për Xhakën

Bëhet e ditur se Juventusi ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës shkruan mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Thuhet se Milani ishte duke e ndjekur yllin kosovar javë më parë, por interesimi i “Rossoneri” është zbehur së fundmi, përcjell albinfo.ch.

32-vjeçari dëshiron të largohet nga Gjermania pasi i kaloi dy sezone mjaft të suksesshëm me Bayer Leverkusenin.

“Farmaceutikë” e vlerësojnë 15 milionë euro kartonin e përfaqësuesit zviceran.

Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Tashmë me fillimin e sezonit veror në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga vendi ynë.

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolona të gjata në pikat kufitare gjatë sezonit veror, transmeton albinfo.ch.

Por, në orët e paradites të së martës, situata paraqitet e qetë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërkaq pritjet për të hyrë në Kosovë, por edhe në dalje të saj, janë të zakonshme 3 deri në 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve që tashmë kanë nisur pushimet verore.

Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën

Sot, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit për një ndryshim të fuqishëm të kushteve atmosferike që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, pas një periudhe të gjatë me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, përcjell albinfo.ch.

Në njoftim thuhet se, sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h, me potencial për pasoja serioze.

Në kryeqytet, e marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

Ndërsa nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

Kurse e enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

E premtja vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.

Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare
• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë
• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era
• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit
• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë t’ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim”, vijon njoftimi.

Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe

Bëhet e ditur se në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Dyseldorf u organizua ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit që me sukses përfunduan provimin e gjuhës shqipe, në kuadër të mësimit plotësues në landin Renania Veriore Vestfalia (NRW), për vitin shkollor 2024/2025, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet u realizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, në bashkëpunim me Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani “Naim Frashëri” (KASH), si vlerësim për përkushtimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

“Fundjavën që lamë pas, patëm kënaqësinë të organizojmë ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për nxënësit që me sukses përfunduan provimin e gjuhës shqipe, në kuadër të mësimit plotësues në Landin e Nordrhein-Westfalen, për vitin shkollor 2024/2025. Urime të gjithë nxënësve për arritjet e tyre dhe falënderime të veçanta për mësuesit dhe prindërit që janë mbështetja më e madhe në këtë rrugëtim”, ka shkruar konsullata. /Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/p/14xEJQ1tuL/?mibextid=wwXIfr

Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës

Liriona Morina është përzgjedhur si një nga avokatet e reja më të mira në Evropë dhe është finaliste në garën prestigjioze Young European Lawyers Contest 2025, të organizuar nga Akademia Evropiane e Drejtësisë (ERA), një ndër institucionet më të njohura në fushën e trajnimeve juridike në nivel kontinental, shkruan albinfo.ch.

“Jam shumë e lumtur të përzgjidhem ndër avokatët e rinj më të mirë në Evropë dhe finaliste në kuadër të Young European Lawyers Contest 2025, organizuar nga Akademia Evropiane e Drejtësisë”, është shprehur ajo.

Ky konkurs, që zhvillohet çdo dy vjet, mbledh juristë të rinj nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e asocuara, duke vënë në pah njohuritë e tyre të avancuara në të drejtën evropiane dhe aftësitë në praktikë gjyqësore.

Përzgjedhja e Liriona Morinës në mesin e finalistëve është një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të saj në fushën juridike. Ajo përfaqëson gjithashtu një sukses të rëndësishëm për të rinjtë nga rajoni ynë në arenën evropiane të drejtësisë. /Albinfo.ch

 

Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”

Kjo javë nis me fillimin e edicionit të 3-të, të Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, me nxënësit e diasporës tonë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, një udhëtim emocionesh, njohjeje dhe dashurie për atdheun.

Java do jetë e mbushur me aktivitete ku përveç kursit të gjuhës shqipe dhe aktiviteteve kulturore, programi përfshin edhe takime me personalitete të ndryshme shqiptare.

Nxënësit u pritën ngrohtësisht nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj Silda Anagnosti Çepe, në një atmosferë të mbushur me emocion, krenari dhe kenge dhe mikpritje shqiptare. /Albinfo.ch

Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së

Në flotën më të fuqishme ushtarake të botës, një shqiptari i është besuar një detyrë me shumë rëndësi, përcjell albinfo.ch.

Nga 27 qershori 2-25, Alban Dervishi është zyrtarisht komandant i anijes amfibe amerikane “U.S.S Pearl Harbor”.

Marina ushtarake amerikane ka një tradë, yllin në anën e djathtë të gjoksit që simbolizon emërimin si komandnat i anijes Pearl Harbor, duhet ta vendos bashkëshortja.

“Të bëhesh komandant i USS Pearl Harbo është një nder dhe privilegj që bazohet në detyrën ndaj vendit tonë dhe përgjegjësinë ndaj qindar marinarëce që shërbejnë këtu në Paqësor.”, tha ai.

Karriera e Dervishit në marinën amerikane nisi qysh në moshën 18 vjeçare.

Vlen të theksohet se Albani ishte rritur në një familje ushtarakësh.

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhënat e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve me autizëm te fëmijët amerikanë shënoi rritje rekorde në vitin 2022.

Autizmi është çrregullim neurologjik dhe zhvillimor, i karakterizuar nga ndërprerje në sinjalizimin e trurit, të cilat shkaktojnë sjellje, komunikim, ndërveprim dhe të mësuar në mënyra të pazakonshme.

Numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm në SHBA është rritur ndjeshëm që nga viti 2000. Kjo ka shtuar shqetësimin publik se çfarë po e shkakton përhapjen e tij.

Si diagnostikohet autizmi?

Nuk ka mjete objektive për diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD), siç njihet autizmi me emër mjekësor, si analizat e gjakut apo skanimi i trurit. Në vend të tyre, diagnozat bëhen bazuar në vëzhgime dhe intervista.

Termi “spektër” pasqyron gamën e gjerë të manifestimeve të mundshme. Disa persona me ASD mund të kenë aftësi të mira për bisedë, ndërsa të tjerë mund të jenë jokomunikues. Disa mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj zërave, prekjes apo stimujve të tjerë. Të tjerë mund të kenë sjellje ose interesa të kufizuara apo të përsëritura. Disa mund të kenë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme, ndërsa të tjerë shumë pak ose fare.

Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon që të gjithë fëmijët të kontrollohen për autizëm në muajt 18 dhe 24, kur shumica e tyre fillojnë të shfaqin simptoma. Megjithatë, mosha mesatare e diagnozës mbetet afër 4 vjeç në SHBA dhe 5 vjeç globalisht.

Sa i zakonshëm është autizmi?

Në vitin 2022, shkalla e diagnostikimit me autizëm te 8-vjeçarët në SHBA ishte 1 në 31, ose 3.2 për qind, nga 2.77 për qind në vitin 2020, 2.27 për qind në vitin 2018 dhe 0.66 për qind në vitin 2000, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Një studim në Angli në vitin 2021 gjeti se shkalla e autizmit te fëmijët atje u rrit në 1.76 për qind, nga 1.57 për qind në vitin 2009.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se përhapja globale te fëmijët është 1 për qind, nga 0.62 për qind në vitin 2012, me vërejtjen se shumë vende nuk kanë burime për t’i identifikuar dhe raportuar rastet.

Çka e shkakton autizmin?

Shkaqet e autizmit nuk janë të qarta.

Shkencëtarët mendojnë se karakteristikat neurologjike mund të zhvillohen gjatë shtatzënisë, kur truri i fetusit është duke u formësuar. Studimet e lidhin autizmin me faktorë gjatë shtatzënisë dhe disa kërkime sugjerojnë një lidhje me komplikimet gjatë lindjes dhe kohën e lindjes.

Faktorët gjenetikë përbëjnë rreth 80 për qind të rrezikut për zhvillimin e autizmit, sipas studimeve.

Një fushë kërkimi në rritje është epigjenetika, ndërveprimi midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Një teori sugjeron se ekspozimi i një gruaje ndaj ndotjes së ajrit ose substancave të dëmshme para ose gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një mutacion gjenetik që çon në autizëm te fëmija.

Variacionet gjenetike te disa persona me autizëm forcojnë provat për një komponent gjenetik. Disa çrregullime gjenetike të lidhura me rrezik më të lartë për autizëm përfshijnë sindromën Fragile X, kompleksin sklerozë tuberoz, sindromën Phelan-McDermid dhe sindromën Prader-Willi.

Faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë peshën shumë të ulët në lindje, verdhëzën te të porsalindurit, komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, probleme me florën bakteriale të zorrëve, çrregullime të sistemit imunitar, të pasurit një vëlla ose motër me autizëm dhe faktorë prindërorë si mosha, obeziteti dhe diabeti.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., dhe figura të tjera publike kanë promovuar një teori, në kundërshtim me provat shkencore, se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm.

Ideja rrjedh nga një studim i rrëzuar më parë i studiuesit britanik Andrew Wakefield në fund të viteve ’90 që e lidhi rritjen e rasteve me autizëm me përdorimin e madh të vaksinës së fruthit.

Asnjë studim serioz nuk ka gjetur lidhje midis autizmit dhe vaksinave apo përbërësve të tyre si timerosali apo formaldehidi. Shkalla e vaksinimit ka rënë, ndërkohë që rastet me autizëm janë rritur.

Pse po rriten rastet me autizëm?

Studiuesit ia atribuojnë kryesisht rritjen e rasteve me autizëm skanimit më të madh dhe përfshirjes së një game më të gjerë sjelljesh në përkufizimin e çrregullimit. Historikisht, përkufizimi i autizmit përfshinte vetëm aftësi të kufizuara intelektuale të moderuara deri në të rënda. Sot, mjekët njohin se format më të rënda përbëjnë vetëm rreth 25 për qind të rasteve.

Në vitin 2013, ekspertët e shëndetit mendor kombinuan tri diagnoza të ndara, çrregullimin autistik, çrregullimin e Aspergerit dhe çrregullimin zhvillimor gjithëpërfshirës, nën ombrellën e çrregullimit të spektrit të autizmit.

Një studim i tetorit 2024 mbi të dhënat e sigurimeve shëndetësore në SHBA gjeti rritjet më të mëdha të diagnozave në grupe që më parë kishin norma të ulëta zbulimi, përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët nga disa grupe racore ose etnike.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se disa faktorë rreziku janë bërë më të zakonshëm, si lindja e parakohshme apo lindja nga prindër të moshuar.

Diagnozat e formave më të rënda të çrregullimit, të njohura si autizëm i thellë, nuk janë rritur ndjeshëm sa format më të lehta të autizmit, raportoi CDC.

Kennedy ka deklaruar, pa prova shkencore, se faktorët mjedisorë janë përgjegjës për rritjen e madhe të rasteve të autizmit dhe se ai planifikon të financojë hulumtime për t’i identifikuar ato.

A ka trajtim?

Nuk ka trajtim apo shërim për autizmin. Megjithatë, ekspertët pajtohen se diagnoza e hershme është thelbësore. Ndërhyrjet mbështetëse, idealisht para moshës trevjeçare, janë vendimtare për përmirësimin e aftësive kognitive, sociale dhe të komunikimit.

Këto masa mund të përfshijnë terapi për të folurit, terapi profesionale, trajnime për t’u shoqëruar, terapi për integrimin ndijor, ndihma vizuale, rutina të strukturuara, plane arsimore individuale, terapi familjare dhe ofrim të një mjedisi të qetë dhe të parashikueshëm.

 

Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite

Fondi i Pensioneve Publike të Gjenevës (CPEG) ka vendosur të tërhiqet nga investimet në obligacionet qeveritare izraelite, për shkak të shqetësimeve mbi përputhshmërinë me angazhimet e tij për investime të përgjegjshme.

Vendimi u mor pas një kërkese të miratuar unanimisht nga asambleja e delegatëve, e iniciuar nga Sindikata e Shërbimeve Publike dhe Karteli Ndërsindikal.

CPEG do t’i shesë këto investime “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe do të analizojë kriteret e përjashtimit për borxhin sovran në të ardhmen. Aktualisht, fondi ka mbi 82 mijë kontribuues dhe menaxhon mbi 21 miliardë franga zvicerane.

 

Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë

Vitin e kaluar, laboratori kantonal i Cyrihut zbuloi probleme higjienike në një të katërtën e mostrave të pijeve me qumësht nga makinat automatike të kafesë. Në disa mostra u gjetën shumë baktere të zorrëve, transmeton albinfo.ch.

Cappuccino dhe pijet e tjera me qumësht nga makinat automatike janë shumë të preferuara jo vetëm në shtëpi, por edhe në restorante dhe pika karburanti. Megjithatë, sipas njoftimit të lëshuar nga kantoni i Cyrihut të hënën, këto makina komplekse mund të bëhen të pashëndetshme nëse nuk mirëmbahen siç duhet.

Gjatë vitit të kaluar u analizuan 15 mostra nga makinat e kafesë për prezencën e mikrobeve të ndryshme në laboratorin kantonal të Cyrihut. Te katër prej tyre u tejkaluan vlerat udhëzuese për Enterobacteria, baktere që gjenden si në mjedis ashtu edhe në zorrët e njerëzve dhe kafshëve. Disa prej tyre mund të shkaktojnë diarre.

Në një tjetër mostër u gjetën sasi të larta të baktereve aerobike mezofile, një grup që përfshin shumë lloje bakteresh.

Shumica e makinave të kafesë që përgatisin pije me qumësht përdorin qumësht të pasterizuar ose të trajtuar UHT. Kjo do të thotë se kur futet në makinë, qumështi zakonisht është pothuajse pa mikrobe. Problemet lindin brenda makinës, kur mikrobet grumbullohen në mbetjet e qumështit.

Operatorëve të makinave u është kërkuar të identifikojnë shkaqet dhe të marrin masa. Në kontrollet e rastësishme pasuese nuk janë konstatuar më tejkalime të vlerave udhëzuese.

Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse

Pas një jave të nxehtë përvëluese, Zvicra frëngjishtfolëse më në fund po merr frymë lirisht. Temperaturat ranë me afro 10 gradë gjatë fundjavës, duke i dhënë fund valës së të nxehtit. Të hënën, në Rajonin e Rrafshit ato nuk i kaluan 23 gradë. Ky mot i freskët pritet të zgjasë deri të martën në mbrëmje.

Kupola e nxehtësisë që kishte mbërthyer Europën po zëvendësohet tani nga një sistem me presion të ulët që po vjen nga Islanda, duke sjellë ajër gjithnjë e më të ftohtë dhe një rënie të ndjeshme temperaturash.

Sipas MétéoNews, të martën në mëngjes mund të bien edhe fjolla bore lokale në lartësi mbi 2,000 metra. E marta pritet të jetë dita më e ftohtë dhe më e lagësht e javës, me rrezik për reshje shiu në të gjithë rajonin frëngjishtfolës.

Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar

Në mbrëmjen e datës 25 qershor 2025, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për Migrantët, me seli në Bazel, organizoi një veprimtari festive për dy gëzime. Më shumë se 200 mysafirë festuan së bashku në kopshtin e ABSM në Gempenstrasse 27 në Bazel, për fillimin e stinës së verës si dhe për mbarimin e vitit të kurseve për vitin 2024-2025.

Padyshim, edhe bilanci pozitiv i punëve dhe rezultateve gjatë kësaj periudhe ndikoi jo vetëm tek drejtuesit dhe anëtarët e stafit të ABSM-së për t’u ndier edhe më shumë të çlirët e të gëzuar…,sidomos për faktin që angazhimi dhe përkushtimi i tyre u ishte shndërruar në punë të dobishme, në vepra të përjetueshme e të kontrollueshme!

Falë organizimit shembullor nga ekipi i përkushtuar i ABSM si dhe nga pjesëmarrja masive ishte me të vërtetë një festë plot gjallëri, larmi dhe emocione. Ashtu si edhe në vitet e mëparshëm, por këtë vit me risi në organizim dhe zhvillim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të larmishme kombëtare; e muzikës folklorike dhe lirike; e veshjeve dhe ushqimeve tradicionale të çdo vendi pjesëmarrës me grupe migrantësh.

Njerëz nga 72 vende origjine sollën specialitete kulinarike dhe e transformuan aperon në një festë të shijeve dhe ngjyrave të kuzhinave nacionale e ndërkombëtare. Një pikë kulmore ishte pjata tradicionale “Flija” nga komuniteti shqipfolës, një lloj ushqimi. Fjala “Flijoj” vjen nga rrënja “flij-”, që lidhet me “sakrifikim”, e cila gatuhet mbi zjarr të hapur dhe simbolizon diellin, durimin dhe falënderimin.

Njëherësh, kjo festë shërbeu edhe për takime të përzemërta e të frytshme, për diskutime konstruktive e të vëmendshme lidhur me gjetjen e rrugëve dhe formave të reja të angazhimit të përbashkët për integrim sa më të shpejtë e të dobishëm për shumicën e pjesëmarrësve nëpër kurse dhe në veprimtaritë e tjera të ABSM-së.

Kjo festë në ambientet e ABSM u bë edhe më e gëzueshme dhe më mbresëlënëse nga pjesëmarrja e Sasha Mazzottit, Tim Cuénod dhe Zaira Esposito nga Parlamenti Kantonal i Basel-Stadt. Pjesëmarrja e tyre theksoi rëndësinë shoqërore dhe zyrtare të punës për integrim. Bordi i ABSM, Presidenti Skender Nikoliqi, Philippe Alioth, Irma Rodiqi dhe Besim Pajaziti u përkujdesën paraprakisht dhe u angazhuan gjatë gjithë kësaj veprimtarie festive për mirëpritjen e mysafirëve. Njëkohësisht ata iu kushtuan kohë dhe vëmendje shkëmbimit të hapur të mendimeve me ta, për të zgjeruar dhe përmirësuar vazhdimisht punën e ABSM.

albinfo.chalbinfo.ch

Ambienti i mbrojtur dhe plot gjelbërim nga pemët e larta dhe aroma nga lulet e shumëllojshme të stinës i kopshteve e bëri atmosferën edhe më të kënshme dhe  relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit e tre brezave. Ndërsa të rriturit shijonin ushqimet dhe muzikën, fëmijët mund të luanin ose të angazhoheshin në aktivitete krijuese , të mbikëqyrur nga drejtuesit e përvojshëm të grupit të lojërave në ABSM.

Kjo veprimtari shërbeu edhe për të krijuar njohje dhe lidhje të reja shoqërore e për bashkëpunim. Por, edhe e diversitetit demokratik në opinione e mendime, për ta bërë ABSM edhe më shumë si një familje të dytë për secilin që pranon me dëshirë të lirë vetiake të përfshihet në programet dhe kurset e saj, të dobishme për të gjithë.

Për të gjitha sa u panë dhe përjetuan në këtë ngjarje, tashmë të përvitshme dhe tradicionale në ABSM, mund të thuhet pa e tepruar se ajo ishte më shumë se një festë. Ajo ishte një dëshmi konkrete dhe e gjallë për harmoninë mes ekipit drejtues dhe realizues me pjesëmarrësit në kurset e ABSM, për dëshirën e sinqertë e të fortë të të gjithë palëve për të punuar dhe jetuar me harmoni dhe me korrektesë qytetare! Por, edhe me respekt të ndërsjellët dhe mirëkuptim mes njerëzve me origjina e biografi të ndryshme në raportet me njeri-tjetrin si dhe me popullsinë vendase helvetike dhe me autoritetet kantonale dhe shtetërore!

Vitet e jetesës, të kurseve e të punës në Zvicër i kanë bindur edhe shumicën e pjesëmarrësve në këtë veprimtari se duhet të përpiqen vazhdimisht e sa më shumë për t’u bërë si vetë zviceranët, qytetarë korrektë me ligjet, rendin kushtetues dhe bashkëjetesën e kulturuar dhe në harmoni reciproke si fqinjë e kolegë. Kjo frymë respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi u shpreh edhe në fotografitë dhe videot e shumta që bënë grupe pjesëmarrësish me miq të hershëm apo me të porsa njohur në këtë veprimtari, një pjesë e të cilave u përcollën prej tyre edhe në rrjetet sociale më të parapëlqyer.

Duke e përmbyllur mund të thuhet pa mburrje dhe eufori se prej 28 vjetësh, ABSM ofron hapësira për veprimtari e takime të larmishme, emocionuese dhe të dobishme, duke e bërë integrimin përditshmëri të përjetuar. Pjesëmarrësit u larguan nga kjo veprimtari plot gjallëri dhe kënaqësi duke ndier edhe dëshirën e sinqertë tek të gjithë për bashkëpunim më të ngushtë e më të dobishëm në të ardhmen.

Besim Pajaziti, Zv. President

ABSM Basel

Gempenstrasse 27, 4053 Basel

www.absm.ch / [email protected] / +41 61 361 85 88 / +41 77 488 87 57

Japonia goditet nga mbi 1600 tërmete në dy javë

Në ishujt jugorë të Japonisë janë regjistruar më shumë se 1,600 tërmete që nga 21 qershori, duke detyruar dhjetëra banorë të evakuohen. Nga 89 banorët e ishullit Akuseki, 44 janë larguar drejt Kagoshimës, ndërsa 15 të tjerë janë strehuar në ishuj fqinj.

Ekspertët mendojnë se aktiviteti mund të lidhet me një vullkan nënujor dhe lëvizjet e magmës, por theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar kur do të pushojnë lëkundjet.

Japonezët janë të mësuar me aktivitet sizmik, pasi vendi ndodhet në takimin e katër pllakave tektonike, në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, duke regjistruar rreth 1,500 tërmete në vit , afërsisht 18% e tërmeteve globale.

Autoritetet paralajmërojnë rrezikun e një megatëmeti të mundshëm në çarjen Nankai, i cili mund të shkaktojë deri në 300,000 viktima në rastin më të keq, ndaj Japonia po përditëson planet e përgatitjes për emergjenca.

Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë

Ndërtimi i tubit të dytë të tunelit rrugor Gotthard ka pësuar vonesa. Një ndryshim i strategjisë do të sjellë kosto shtesë prej 15 deri në 20 milionë franga zvicerane, ndërkohë që kostoja totale e projektit është 2.14 miliardë franga, si dhe zgjatje të periudhës së ndërtimit me rreth gjashtë deri në tetë muaj.

Shkaku i vonesave është një fenomen i papritur gjeologjik. Në anën jugore, makineria për hapjen e tunelit u detyrua të ndalonte më 23 qershor, pas vetëm 190 metrash gërmimi. Arsyeja ishte shkëmbi pjesërisht i paqëndrueshëm me çarje dhe zgavra, që e bëri të pamundur avancimin me makineri, transmeton albinfo.ch.

Pas hetimeve të gjera dhe konsultimeve me ekspertë, Zyra Federale për Rrugët (FEDRO) vendosi ta zëvendësojë përkohësisht makinerinë e hapjes së tunelit me metodën tradicionale të shpërthimeve për një segment prej rreth 500 metrash. Kjo do të sjellë kosto shtesë prej 15 deri në 20 milionë franga dhe një zgjatje të ndërtimit për gjashtë deri në tetë muaj.

Për të minimizuar vonesat, punimet me shpërthime do të kryhen pa ndërprerje, me turne të pandërprera gjatë gjithë ditës dhe natës. Do të përdoret gjithashtu një tunel aksesues për të avancuar në drejtim të veriut.

Megjithë vështirësitë, autoriteti rrugor ASTRA ka rikonfirmuar objektivin për hapjen e tubit të dytë deri në vitin 2030.

Kosovë: Një i ri humb jetën pas arrestimit nga policia në Lipjan, aktivizohen mekanizmat e drejtësisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

Sipas familjarëve, i riu ishte maltretuar gjatë arrestimit, ndërsa pamjet që qarkulluan në media tregojnë momentin kur ai mbahej nga një polic, me dorën e vendosur para shpatullës së tij. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas publikimit të rastit, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë suspenduar përkohësisht deri në përfundimin e procesit hetimor. Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar ngjarjen si “vdekje të dyshimtë” dhe po trajton rastin me prioritet të lartë, transmeton albinfo.ch.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, me kërkesa për transparencë të plotë nga autoritetet lidhur me shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së të riut.

Francës i bëhet thirrje t’i taksojë miliarderët

Shtatë ekonomistë, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, po bëjnë thirrje për zbatimin e një takse minimale mbi shumë të pasur në Francë, bazuar në modelin e “taksës Zucman”, një amendament i hedhur poshtë nga Asambleja Kombëtare Franceze në qershor, teksa Parisi kërkon të ardhura.

Duke vendosur një taksë mbi shumë të pasur, “Franca ka mundësinë, edhe një herë, t’i tregojë rrugën pjesës tjetër të botës”, shkruajnë këta laureatë të Çmimit Nobel në një artikull opinioni në Le Monde.

Midis tyre janë laureatët e Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2024, Daron Acemoglu dhe Simon Johnson, laureatët e Çmimit Nobel për vitin 2019, Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee, laureatët e Çmimit Nobel për vitin 2001, George Akerlof dhe Joseph Stiglitz, dhe laureati i Çmimit Nobel për vitin 2008, Paul Krugman, shumica e të cilëve janë shtetas amerikanë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.

Sipas këtyre ekonomistëve të njohur ndërkombëtarisht, “shumë të pasur kanë një pasuri shumë të madhe në Francë. Miliarderët në mbarë botën zotërojnë asete ekuivalente me 14% të PBB-së botërore, sipas revistës Forbes. Francezët (red. miliarderët) zotërojnë pothuajse 30% të PBB-së së Francës”.

Taksimi i pasurisë përmes një takse minimale të shprehur në përqindje “është efektiv sepse adreson të gjitha format e optimizimit, pavarësisht nga natyra e tyre”, vazhdojnë shtatë laureatët e Çmimit Nobel. “Është i synuar sepse prek kryesisht, midis taksapaguesve shumë të pasur, të cilët mund të sjellin të ardhura në taksat e vendit. ”

Autorët e artikullit mirëpresin gjithashtu diskutimet ndërkombëtare në këtë drejtim dhe propozimin e G20 për të vendosur një taksë minimale globale mbi miliarderët ekuivalente me 2% të pasurisë, një propozim që u refuzua vitin e kaluar.

Megjithatë, “lëvizja ndërkombëtare ka filluar”, argumentojnë ata, duke theksuar se “nuk ka arsye të presim finalizimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Përkundrazi, ne duhet të punojmë në këtë drejtim duke dhënë shembullin, siç ka bërë Franca në të kaluarën” me futjen e TVSH-së në vitin 1954.

Në qershor, Asambleja Kombëtare Franceze hodhi poshtë amendamentin Zucman, i cili u frymëzua nga ekonomisti francez Gabriel Zucman, i cili mbështet vendosjen e një takse globale mbi miliarderët. Ai parashikon vendosjen e një takse me një normë prej 2% mbi këta qytetarë, pasuria e të cilëve i tejkalon një miliard euro.

Amendamenti u miratua fillimisht nga Asambleja Kombëtare dhe propozonte një “kontribut diferencial” që synonte asetet me vlerë më shumë se 100 milionë euro.

Qëllimi ishte të sigurohej që këta taksapagues shumë të pasur të paguanin të paktën 2% të pasurisë së tyre në taksa dhe, për këtë arsye, të shmangeshin efektet e evazionit fiskal të regjistruara në pozicionin tatimor të disa multimilionerëve, të cilët janë në gjendje të strukturojnë asetet e tyre për të ulur barrën e tyre tatimore.

Ky projektligj shkaktoi një debat të nxehtë midis ekonomistëve në favor të masës dhe atyre që e kundërshtojnë atë fuqimisht.

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të valës së të nxehtit

Autoritetet greke kanë vendosur që në zonat ku priten temperatura mbi 40 gradë Celsius, punëtorët të marrin pushime të detyrueshme nga puna.

Që nga e diela, pjesë të ndryshme të Greqisë janë përfshirë nga një valë e të nxehtit të fortë, e cila pritet të vazhdojë deri të enjten.

Ministria e Punës ka ndaluar punën fizike në ambientet e jashtme dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në 17:00.

Ky urdhër do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore dhe në disa ishuj të vendit.

Punëdhënësit janë udhëzuar që t’u ofrojnë punëtorëve mundësi për punë nga shtëpia, kur është e mundur.

Në Athinë nuk janë marrë masa emergjente, pasi vala e të nxehtit në kryeqytet konsiderohet e zakonshme.

Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa në fundjavë parashikohet një ulje e lehtë në rreth 35 gradë.

Zona me temperaturat më ekstreme do të jenë ato të ulëta në rajonet qendrore të Greqisë.

Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat do të jenë disa gradë më të ulëta në krahasim me pjesën kontinentale dhe qytetet e mëdha.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin jashtë gjatë mesditës, të konsumojnë shumë ujë, të evitojnë alkoolin, të hanë ushqime të lehta dhe të mos bëjnë aktivitet fizik në ambiente të hapura.

Për personat më të rrezikuar, si të pastrehët apo ata pa ajër të kondicionuar, shumë qytete kanë hapur hapësira me ajër të freskët ku ata mund të qëndrojnë.

Edhe në pjesë të tjera të Evropës dhe Ballkanit po regjistrohen temperatura të larta.

 

Kompania ajrore që po zgjeron madhësinë e bagazhit të dorës

Ryanair ka vendosur të ndryshojë madhësinë e bagazhit të dorës që përfshihet në biletë. Në vend që të jetë 40x25x20 cm, tani do të jetë 40x30x20 cm, që do të thotë më shumë hapësirë për gjërat tuaja.

Kapaciteti në litra rritet nga 20 në 24, por pesha maksimale mbetet 10 kg, për të siguruar që bagazhi të mund të vendoset nën ulësen e pasagjerit, ashtu si më parë.