Lajme
Coco Chanel, fashiste dhe agjente e Rajhut të Tretë
Gazetari amerikan, Hal Vaughan, shpalos anë të errëta të Coco Chanel gjatë periudhës së nazizmit
Coco Channel, kreatorja më me famë botërore në historinë e modës, njihet për lirimin e femrës nga korseti me veshje në pantallona, mirëpo, në një biografi të re që botohet më 16 gusht «Sleeping with the Enemy: Coco Chanel’s Secret War» (Në shtrat me armikun, lufta sekrete e Coco Chanel», zbulohen anë jo të lakmueshme të saj në raport me fashistët gjermanë të asaj kohe.
Ikona franceze e modës përshkruhet si antisemite qysh para se kjo ideologji të zhvillohet te gjermanët. « Ajo është pasuruar duke frekuentuar njerëz shumë të pasur, si dhe e ka ndarë me ata aversionin ndaj hebrenjve, sindikatave, socializmit, masonerisë si dhe komunizmit dhe sikurse ata pas vitit 1933, ajo ka menduar se Hitleri ka qenë një evropian i madh ».
Sipas gazetarit Hal Vaghan, Coco Channel, ose me emrin e saj të vërtetë Gabrielle Bonheur Chanel ka mbajtur një lidhje me një spiun gjerman të SS ans Günther von Dinklage. Aty thuhet se ky i fundit, 12 vjet më i ri se Coco Channel, e cila atë kohë i ka pasur 67 vjet, e ka shfrytëzuar talenten e modës për të ndërmjetësuar në negcoiimin e një paqeje të ndarë mes Gjermanisë naziste dhe Britanisë së Madhe. Ky projekt ka dështuar.
Veç kësaj thuhet se Coco Channel e ka shfrytëzuar totalitetin e fitimit të parfumit të famshëm «Channel n.5», i prodhuar dhe i komercializuar nga një familje hebrenje Wertheimer.
Falë miqësisë së saj me Winston Churchil, Coco Channel iu ka ikur proceseve të drejtësisë pas çlirimit nga fashizmi.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














