Skip to content

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, digjen automjete dhe objekte

Protesta e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Tiranë është përshkallëzuar, duke u shoqëruar me përplasje, akte dhune dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Situata është tensionuar në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit janë ndarë në grupe të ndryshme.

Gjatë protestës janë raportuar automjete të përfshira nga zjarri, ndërsa në zona të tjera janë shënuar incidente dhe zjarre pranë objekteve të ndryshme. Dy automjete janë raportuar të djegura plotësisht.

Ndërkohë, tensionet vijojnë në Tiranë, ku forcat e policisë po përballen me situatën e krijuar. Deri më tani, zhvillimet në terren tregojnë për një protestë të shoqëruar me incidente të shumta.