Një grup përfaqësuesish nga institucioni i Avokatit të Popullit është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, me qëllim takimin me personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.
Sipas informacionit të bërë publik, ekipi po mbledh dëshmi nga të lënduarit dhe personeli shëndetësor, për të evidentuar rrethanat e ngjarjes dhe pasojat e përplasjeve.
Protesta, e cila nisi para Ministrisë së Arsimit, është shtrirë më pas edhe në zona të tjera të kryeqytetit, duke vijuar për disa orë. Si pasojë e përplasjeve të raportuara gjatë tubimit, të paktën 13 persona kanë mbetur të lënduar.