Skip to content

Dënohet sulmi ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Aktet vandale nuk kanë lidhje me protestë demokratike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas sulmit ndaj godinës së Kuvendit, duke dënuar aktet e vandalizmit dhe dhunës ndaj institucioneve publike.

Përmes një deklarate, Peleshi theksoi se shënjestrimi i institucioneve publike dhe kthimi i tyre në objekt të zemërimit janë të papranueshme. Sipas tij, aktet e vandalizmit nuk kanë asnjë lidhje me studentët apo me protestën demokratike.

Ai nënvizoi se dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe shoqërinë.

Në reagimin e tij, Peleshi u bëri thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se asnjë agjendë politike nuk mund të jetë më e rëndësishme se Shqipëria.