Protesta e zhvilluar të martën në Tiranë është shoqëruar me tensione në orët e mbrëmjes, pasi një grup protestuesish kanë thyer dyert e Bashkisë së kryeqytetit dhe kanë hyrë në objekt.
Sipas raportimeve, pas shpërndarjes nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë drejtuar për te Bashkia e Tiranës. Fillimisht, ata kanë hedhur gurë drejt hyrjes së ndërtesës, përpara se të thyenin derën dhe të futeshin brenda.
Gjatë zhvillimeve janë hedhur gurë në drejtim të institucionit dhe janë ndezur flakadanë. Menjëherë pas hyrjes së protestuesve në objekt, në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia.
Protesta ishte organizuar me thirrjen e studentëve, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për kushtet në arsim.