Integrimi
Çmimi për integrim 2011 i qytetit të Bernës
Fitues i sivjetshëm është “Teatri Ararat”
Qyteti i Bernës, çmimin e sivjetshëm për integrim ia ndanë shoqatës “Teatri Ararat”. Në këtë shoqatë angazhohen njerëz me prejardhje nga vendet e ndryshme në përgatitjen e paraqitjeve teatrore. Kjo punë mundëson rrjetëzimin dhe është integrim i konkret. Çmimi inkurajues i ndahet projektit të burrave “Të jesh baba në Zvicër”.
“Teatri Ararat” është grup i adhuruesve dhe dashamirëve të teatrit. Ky grup i përbërë nga zviceran, turq dhe kurd rritet vazhdimisht dhe në këto 10 vite sa ekziston kjo shoqatë, ka arritur të bëj përgatitjen dhe shfaqjen e tri pjesëve teatrore.
Këto shfaqje trajtojnë temat si të qënit i huaj, integrimin dhe dallimet shoqërore. Me shfaqjen e fundit “Ein Heimspiel” janë paraqitur jo vetëm në Zvicër, por edhe në Gjermani dhe Austri.
Juria në udhëheqjen e z. Edit Olibet, Këshilltare komunale për Arsim, çështje sociale dhe sport ka vlerësuar lartë vazhdimësinë në punë të “Teatrit Ararat” dhe faktin se ky i shfrytëzon mirë resurset e anëtarëve duke i përmirësuar ato vazhdimisht. Shfaqjet e teatrit janë kompozime të grupit; prej teksteve, dramaturgjisë e deri të organizimi i shfaqjeve, të gjitha bëhen nga anëtarët e shoqatës. Shoqata organizon edhe takime kulturore, mbrëmje letrare dhe festa. Çmimi ka vlerë prej 5000 frangash.
Çmimi inkurajues për projektin e burrave “Të jesh baba në Zvicër”
Ky çmim prej 2000 frangave i është ndarë këtij projekti, sepse ky organizon takime me prind migrant. Në këto takime etërit nga vendet e ndryshme diskutojnë mbi familjet e tyre dhe edukimin e fëmijëve. Interesant e bën projektin fakti se ka shumë pak projekte të cilat i drejtohen meshkujve dhe ky projekt është një plotësim i rëndësishëm i ofertave ekzistuese në fushën e integrimit në Bernë.
Kutia:
Çmimi për integrim dhe çmimi inkurajues i Qytetit të Bernës
Çmimi për integrim i Qytetit të Bernës në vlerë prej 5000 frangave ndahet prej vitit 2004. Ky çmim ndahet nga Drejtoria Komunale për Arsim, çështje Sociale dhe Sport. Qëllimi i çmimit është njohja publike e punës së bërë nga persona, shoqata dhe grupe në fushën e integrimit.
Çmimi inkurajues me vlerë prej 2000 frangave ndahet prej vitit 2008 dhe vlerëson lartë projektet e reja dhe inovative.
Për më shumë informacione: www.integration.bern.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













